Twitter profili i kryeministrit të Rusisë Dimitrij Medvedev i hakuar

Dmitry Medvedev's Twitter snafu. Images mixed by Kevin Rothrock.

Twitter konfuzioni i Dimitrij Medvedev. Fotografia e Kevin Rotrok.

Para disa orëve, hakerët morën përsipër kontrollin e Twitter profilit të kryeministrit të Rusisë. Grupi Anonymous International (tek e cila RuNet Echo krijoi profil në qershor) e merr përgjegjësinë. Si kryetar dhe kryeministër, Dimitrij Medvedev është objektiv i shumë shakave në Rusi, ku ekspertët politikë e parashihnin dorëheqjen e tij që kur ai e morri postin.  Medvedevin e përcjell reputacion i pakujdesshëm, ndonjëherë edhe paraqitje publike qesharake. 

I përzgjedhur si i dyti-nën-komandë pas Vlladimir Putinit sepse është shumë modest, Medvedev ishte në Kremlj nga viti 2008 deri në vitin 2012, kur interesimi i tij për blogjet dhe mediumet sociale më shumë e ndihmuan, sesa penguan, zhvillimin e Internetit Rus. Që nga kthimi i Putinit si kryetar dhe Medvedev në rolin e kryeministrit, besimi në Medvedevin u pakësua deri në nivelin e humbjes së shpresave sepse ai fshehurazi i kundërshtohej Putinit dhe planeve të tij. Kur Anonymous International e hakuan Twitter profilin e Medvedev, e satiruan pikërisht ëndrën e tij.

RuNet Echo përktheu disa nga tweet-et më zbavitëse të profilit të hakuar të Medvedev, të cilat u larguan menjëherë pasi Twitter rimori profilin. 

1335602

Jap dorëheqje. Turpërohem nga aktivitetet e kësaj qeverie. Më falni.

Disa tweet-e tjera e satirojnë vendimin e pritur nga qeveria ruse për heqjen e llogarive individuale kursyese në sistemin e pensioneve shtetërore. Një zyrtar i lartë i qeverisë, Sergej Beljakov veçmë e humbi vendin e punës, kur morri guximin të kërkon falje për vendimin në Facebook. Anonymous International gjithashtu bëri shaka se Medvedev i kundëvihet aneksit rus të Krimit, përvetësim të cilin Rusët e emëruan “KrimiYnë” ose “Krimi është i Yni”. Pikërisht këtë javë, Medvedev u fotografua në Krim se si nënshkruan mapë me këtë sllogan.

1335640 (1)

Dhe nuk bëmë asgjë në lidhje me sistemin pensional. Vetëm Beljakov u shpreh. Të gjithë të tjerët u frikësuan.

Më në fund mendojmë për ndalesën e rrymës elektrike. Është më e sigurtë. 

#KrimiNukËshtëIYni ju lutem shpërndani tweet-in.

Disa prej tweet-eve të Anonymous International nëpërmjet profilit të Medvedev i ishin dedikuar urdhërit të kryeministrit për sjelljen e ligjeve të reja për internet publik pa tel, duke kyçur edhe nevojën për furnizimin e internet provajderëve me të dhëna nga pasaporti.

1335626

Pavarësisht  përpjekjeve tona, disa online huliganë të përcaktuar ende po fëlliqin në nevojën për dhënien e numrit të pasaportës për Wi-Fi qasje. 🙁 🙁 🙁

1335610

Poashtu në lidhje me “Wi-Fi me pasaportë”dhe iniciativat e tjera të cilat udhëhiqeshin nga ana e qeverisë time për regullimin e internetit. Ishim të detyruar ta bëjmë këtë [prej Kremlinit]. 

Shumë prej tweetave të hakuar thjeshtë po kritikojnë qeverisjen Ruse – më saktë modën Ruse për ndalimin e gjërave. 

1335624 (2)

Qytetarët rus nuk duhet të vuajnë sepse liderët e tyre kanë problem me arsyetimin e të menduarit të shëndoshë. 

Mund të kthehemi në vitet e 1980-ve. Kjo është pikëlluese. Nëse ky është synimi i kolegëve të mi në Kremlin, atëherë ata së shpejti do ta realizojnë. 

Mendoni se dikush në Jaltë do të thotë diçka të rëndësishme? Dyshoj. Jam ulur dhe mendoj, cila është poenta e n*yrë?

1335606

Ndoshta më mirë është të ndërpresim rrymën elektrike? Premtoj që qeveria do ta rishikon këtë mundësi së shpejti. Por atë do ta bën pa mua.

Edhe Anonymous International nuk do të ishin asgjë në qoftë se nuk aludonin një reputacion e papërshtatshëm të Medvedev. Ky tweet i dedikohet dashurisë së Medvedevit ndaj fotografisë, ndoshta duke i aluduar fotografisë së tij të turpshme selfie në ashënsor.

1335604

Do bëhem fotograf i lirë. Kohë të gjatë e ëndërroj atë.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.