- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Maqedoni: Gjykimi i aktivistit për të drejtat e njeriut Zharko Trajanovski

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Maqedonia e Veriut, Lajm i fundit, Liria e fjalës, Media e gazetaria, Media e qytetarëve, Politika, Të drejtat e njeriut

Sot në orën 13, në Gjyqin themelor Shkup I (salla për gjykim numër 17) do të mbahet seanca kryesore e procesit gjyqësor kundër Zharko Trajanovskit, i paditur për shpifje dhe ofendim [1] nga ana e udhëheqësit televiziv proqeveritar Milenko Nedellkovski. Trajanovski akuzohet [2] për shfrytëzimin e shprehjes “sharllatan mediatik” në lajmet kryesore të А1-it të ndjerë [3] në diskutimin për fushatën për shprehje të urrejtjes së Nedellkovskit, e cila përfshin edhe thirrje për vrasje të gazetarëve “tradhëtarë” (en [4]mk [5]).

Skandali [6] i fundit i Nedellkovskit, “gazetarit që sillet si mik personeal i Nikolla Gruevskit” dhe i cili, pa mos u dënuar, deklaron se “tradhëtarët meritojnë shprehje të urrejtjes”, është keqpërdorimi i vdekjes tragjike të djalit të tij që publikisht ta ofendojë redaktorin e mëparshëm të TV A1, Aco Kabranov.