- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Guadelupe vuan pasojat pasi u përfshi nga stuhia tropikale Fiona

Kategoritë: Karaibet, Guadeloupe, Katastrofa, Media e qytetarëve, Mjedisi, Politika

Foto nga Canva [1]

Më 16 shtator, stuhia tropikale Fiona [2], pjesë e sezonit të uraganeve transatlantike të vitit 2022, kaloi në ishujt veriorë të Karaibeve, përfshirë me territorin francez të Guadelupes. Paralajmërimet e stuhisë tropikale ishin në fuqi [3] për pjesën më të madhe të rajonit të arkipelagut, nga Dominika në pikën më jugore deri në Republikën Domenikane më në veri.

Fiona preku [4] territorin në mbrëmjen e 16 shtatorit.

Fiona po prek Guadelupen dhe ishujt përreth

Rruga [10] e parashikuar e stuhisë do të shohë Republikën Domenikane të ndjejë efektet e saj. Deri më tani, ajo ka ruajtur shpejtësinë prej 85 km/orë.

Ndërsa Fiona iu afrua Guadelupes, ishulli pati [11] reshje të dendura shiu dhe dëme nga përmbytjet. Disa përdorues të mediave sociale ishin të tronditur për shkallën e dëmit, që përfshinte prona dhe rrugë. Lumi Goyave gjithashtu doli nga shtrati dhe ura u mbulua nga ujërat e fuqishëm:

Jam i tronditur… aty ka qenë një urë… gjatë gjithë fëmijërisë sime, gjatë gjithë jetës sime, përditshmërisë time… duhet të jem duke ëndërruar […]

Shiu i dendur i Guadalupës dëmton rrugën

Një përdorues i Twitter tregoi eksperiencën e saj:

Ka kaluar një orë e gjysmë dhe nuk mund të fle. Era është jashtëzakonisht e furishme.

Kjo videombështeti pretendimet e saj; për shumë njerëz në Guadelupe, e gjithë përvoja dukej si një ëndërr e keqe [19]:

Guadelupe Fiona

Dëmet në infrastrukturën e ishullit janë përshkruar si “masive”:

Dëme masive nga stuhia tropikale Fiona në Guadelupe. Shpresoj që të gjithë janë mirë

Të paktën një vdekje është raportuar [26] si pasojë e stuhisë, ndërsa persona të tjerë rezultojnë të zhdukur [27].

Nivelet e reshjeve ishin intensive, duke filluar [28] nga 40 deri në 100 mm në orë në jugperëndim të ishullit dhe pritet të rriten në 150-250 mm.

Meqenëse Guadalupe është një territor francez, një përdorues i Twitter shprehu zhgënjimin që mediat franceze nuk e mbuluan situatën aq shumë sa bënë me vdekjen e Mbretëreshës Elizabetë II:

E dimë që është më pak e rëndësishme se vdekja e një monarku, por bashkatdhetarët që po pësojnë një goditje djallëzore për momentin, a nuk ju prekin fare ju mediave franceze?

Ndërkohë, Gerald Darmanin, Ministri i Brendshëm i Francës, shkroi në Twitter:

Faleminderit të gjithë stafit, zjarrfikësve, agjentëve shtetërorë, të mobilizuar në Guadelupe në kushte të vështira. Janë shpërndarë burime të rëndësishme.

Një përdorues i Twitter-it, i habitur nga niveli i shkatërrimit që përjetoi ishulli, thjesht tha:

Guadelupe u bombardua mbrëmë

Ndërsa Fiona vazhdon rrugën e saj, Lizz Eckel, një banore e Anguilla, shprehu – në një mesazh WhatsApp – atë që po ndiejnë shumë nga qytetarët e rajonit:

Ne ishim me shumë fat që u zhvendos në jug […] Shumë e trishtuar për Guadelupe. Këto sisteme janë brutale.

Ishujt e vegjël, shtete në zhvillim si Karaibet mbeten [40] në vijën e parë të krizës klimatike edhe pse stuhitë përkeqësohen nga viti në vit dhe përpjekjet për të mos tejkaluar [41] një rritje të temperaturës prej më shumë se 1.5 gradë Celsius duken [42] të paarritshme.