- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Përmbytjet shkatërruese në Pakistan nxjerrin në pah ndryshimin e klimës dhe drejtësinë klimatike

Kategoritë: Azia Jugore, Pakistani, Aksioni humanitar, Katastrofa, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e qytetarëve, Mjedisi, Qeverisja, Të drejtat e njeriut
A city in the Sindh province of Pakistan covered with flood water in August 2022. Image via Flickr by Ali Hyder Junejo. CC BY 2.0. [1]

Një qytet në provincën Sindh të Pakistanit pothuajse plotësisht nën ujë në gusht 2022. Imazhi nga Flickr nga Ali Hyder Junejo [1]. CC BY 2.0 [2].

Më 25 gusht 2022, Pakistani shpalli [3] gjendjen e jashtëzakonshme, teksa po ndodhnin përmbytje shkatërruese, më të rëndat [4] në historinë e vendit. Përmbytjet e shkaktuara nga musoni filluan në mesin e korrikut të këtij viti, por një valë intensive e të nxehtit këtë verë kishte shkrirë edhe borën [5] nga mbi 7000 akullnaja [6], më shumë se zakonisht. Reshjet e dendura – pesë deri në shtatë herë më shumë se sasia e zakonshme në gusht – u bashkuan me ujin e akullnajave të shkrira që rrjedhin në drejtim të rrymës nga malet dhe përmbytën [7] “një të tretën” e vendit, duke prekur 33 milionë njerëz. Mbi 1,486 njerëz humbën jetën [8] dhe mbi 12,700 janë lënduar në përmbytjet që nga qershori dhe qeveria e Pakistanit vlerëson se dëmi do të jetë mbi 30 miliardë dollarë.

Disa nxituan të drejtonin gishtin ndaj korrupsionit dhe keqmenaxhimit si shkaktarë të shkatërrimit nga përmbytjet; megjithatë, sipas shumë njerëzve, kjo është një nga pasojat e ndryshimeve klimatike [9]. Nga fundi i gushtit, Kombet e Bashkuara, së bashku me Pakistanin, bënë një apel urgjent [10] për vendet e tjera për një përgjigje globale për të mbledhur fonde emergjente prej 160 milionë dollarësh.

Samantha Power, një administratore e USAID-it shkroi në Twitter:

Vështirë për të shpejguar madhësinë dhe shkatërrimin nga përmbytjet në Pakistan. Në statistika: 33 milionë njerëz të prekur. Mbi 1,300 të vdekur (⅓ fëmijë). 750 mijë bagëti ngordhën. 1.7 milionë shtëpi të shkatërruara. 17.500 shkolla të dëmtuara. Në pamjet vizuale të vështira sot, fshatra të panumërt tani nën ujë:

Imazhet satelitore treguan se përmbytjet kanë krijuar një liqen masiv në brendësi [13] që është mbi 100 kilometra i gjerë. Farhan Mahmood nga Lahore shkroi në Twitter:

Liqeni Hamal dhe liqeni Manchar janë lidhur me njëri-tjetrin dhe zona e populluar prej 100 km+ është nën ujë

Përdoruesi pakistanez i Twitter-it Asim Jaffry përmendi thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për ndihmë:

António Guterres i OKB-së në vizitën e tij në Pakistanin e shkatërruar nga përmbytjet bëri thirrje për mbështetje urgjente financiare, duke theksuar “Sot është Pakistani, nesër mund të jetë vendi juaj kudo që të jetoni. Kjo është një krizë globale … kërkon një përgjigje globale.”

Unë kurrë nuk kam parë masakër klimatike në shkallën e përmbytjeve këtu në Pakistan. Ndërsa planeti ynë vazhdon të ngrohet, të gjitha vendet do të pësojnë gjithnjë e më shumë humbje dhe dëmtime nga klima përtej aftësisë së tyre për t'u përshtatur. Kjo është një krizë globale. Kërkon një përgjigje globale.

Pse përmbytjet janë kaq shkatërruese këtë vit?

Ngjarjet që çuan në këtë katastrofë ishin nga ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike. Në mars dhe prill 2022, India dhe Pakistani përjetuan kushte ekstreme të motit që çuan në një valë të paprecedentë të të nxehtit [25], me disa qytete që arritën një temperaturë prej rreth 50°C. Meteorologët parashikuan [26] se këto temperatura të larta do të rezultonin në nivele “mbi normale” të shiut gjatë sezonit të musoneve, nga korriku deri në shtator.

Nuk ka të dhëna saktësisht se sa ujë ka rrjedhur këtë vit në lumenj, nga shkrirja e tepërt e akullnajave, veçanërisht në lumin Indus, [27] i cili rrjedh nga veriu në jug të vendit. Aktivistja pakistaneze e klimës Rina S Khan Satti shkroi në Twitter në maj të këtij viti në lidhje me shpërthimin e një liqeni akullnajor [28] që shkaktoi rritjen e sasisë së ujit në lumenj:

Përmbytje masive nga shpërthimi i liqenit akullnajor në Hunza nga akullnaja Shishpar. Asnjë humbje jete, por ura kryesore në KKH në Hassanabad gjithashtu u shemb për shkak të shpërthimit akullnajor sot! Ndikimet e ndryshimeve klimatike nga valët e të nxehtit në shkrirjen e akullnajave e përmbytjet tani janë një realitet në Pakistan dhe do të përkeqësohen në javët / muajt në vijim!

Në korrik 2022, Zia Hashmi, një inxhinier i burimeve ujore në Qendrën e Studimeve të Ndikimit të Ndryshimit Global në Islamabad, vuri re [26] prurje të larta dhe ujë me baltë në lumin Hunza në lartësitë e vargmalit Karakoram, i cili kalon në lumin Indus.

Artisti Altamash Javed shkroi në Twitter:

Këtë vura re fillimisht kur vizitova Pakistanin verior. Shkrirja e dukshme e akullnajave. Pakistani kontribuoi në më pak se 2% të emetimeve globale, por tani po paguan çmim më të lartë. Gjithashtu ky nuk është informacion i ri, shkencëtarët kanë paralajmëruar për këtë për dekada të tëra

Faktorë të tjerë që sollën përmbytjet përfshijnë musonin e madh, i ndikuar nga aktiviteti i vazhdueshëm klimatik La Niña [33], që shkaktoi shira më të fortë musonesh në Indi dhe Pakistan. Së bashku me shkrirjen akullnajore, reshjet e dendura dërguan [34] një sasi të madhe uji në të gjithë sistemin e përrenjve të vendit.

Ajo që po ndodh në Pakistan ka të ngjarë të jetë një bashkim katastrofik i faktorëve të shumtë. Planeti më i nxehtë do të thotë më shumë lagështi ajri (+7% çdo 1°C), duke çuar në shira më ekstremë dhe rreziqe më të mëdha përmbytjesh. Reshjet e shkaktuara nga La Niña mund të jenë jashtëzakonisht vdekjeprurëse

Nëse ndryshimet klimatike vazhdojnë, këto ngjarje ekstreme do të ndodhin më rregullisht [39].

Një tjetër thirrje për drejtësi klimatike

Përmbytjet e fundit në Pakistan kanë kthyer në qendër të vëmendjes drejtësinë për klimën. Gazetarja e klimës Fatima Syed kritikoi mediat botërore për injorimin e përmbytjeve në Pakistan.

“Ndërsa Pakistani po përmbytet, pjesa më e madhe e medias botërore është e fiksuar te monarku i ri i ish kolonizatorit”. Duhet lexuar nga @emorwee, se si monarkia është “antitetike me drejtësinë klimatike”, sepse nëse do t'u interesonte do t'i kthenin pushtetin dhe paratë

Planifikuesja urbane dhe mjedisore Sana Gondal tallet:

Tashmë e rraskapitur nga ideja që njerëzve të kolonizuar dikur u kërkohet të “respektojnë të vdekurit” dhe vdekja e saj ka pushtuar lajmet, sikur përmbytjet në Pakistan, kanë përfunduar. Nëse postoni sot, postoni për drejtësinë klimatike.

Aktivistja e klimës Emaan Danish Khan shkroi në Twitter:

Katastrofa klimatike e Pakistanit nuk është gjë tjetër veçse padrejtësi klimatike. Harta kryesore tregon se cilat kombe janë më përgjegjëse për emetimet e tepërta. Harta e poshtme tregon se cilat kombe janë më të prekura prej saj.

Screenshot from the #PakistanIsOurStory campaign website [52]

Pamje nga faqja e internetit e fushatës #PakistanIsOurStory. Përdorim i drejtë.

#PakistanIsOurStory (Pakistani është historia jonë) është një lëvizje për drejtësinë klimatike që bëri thirrje [53] për marrjen e masave në gjatë protestave dhe tubimeve më 9 shtator 2022, në disa vende të botës duke kërkuar solidaritet për njerëzit e prekur nga përmbytja në Pakistan. Fushata thotë se historia është e jona, nuk ndodh vetëm në Pakistan dhe do të vazhdojë të përsëritet në vende të tjera në të ardhmen. Kërkohet solidaritet ndërkombëtar për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të ndaluar kriminelët e klimës.

Veprimi për Klimën Pakistan shpreh solidaritetin me fushatën globale #PakistanIsOurStory duke kërkuar dëmshpërblime klimatike dhe fund të karburanteve fosile. Ne besojmë se Veriu Global duhet të jetë përgjegjës për kërdinë që ka krijuar në Pakistan.

Njerëzit u mblodhën në vende si Kameruni, Republika Demokratike e Kongos, Danimarka, Gjermania, Portugalia, Rumania, Zvicra, Britania e Madhe dhe SHBA për të shprehur solidaritetin e tyre. Ka shumë fotografi në faqen [52] e tyre të internetit.

Në Kapitolin e SHBA të premten në solidaritet me komunitetet e prekura nga përmbytjet në Pakistan. Qeveritë globale të Veriut duhet të fillojnë të shlyejnë borxhin e tyre klimatik duke anuluar borxhin e rëndë financiar të Pakistanit në mënyrë që Pakistani të mund të rikuperohet.

Aktivistja e klimës Mikaela Loach nga Mbretëria e Bashkuar shkruan në Twitter:

Demonstrata e solidaritetit të Pakistanit në zyrat e Bankës Botërore në Londër po ndodh tani. Duke bërë thirrje që borxhi i Pakistanit të anulohet dhe të paguhen dëmshpërblimet për klimën

Mbi 4000 vetë demonstruan sot në Suedi për Drejtësinë Klimatike

Solidarity with Pakistan by a member of the Extinction Rebellion Rutshuru, North Kivu province of the eastern Democratic Republic of the Congo (DRC). Via the Facebook page of XR Rutshuru DRC. Used with permission. [67]

Solidaritet me Pakistanin nga një anëtar i Rebelimit të Zhdukjes në Rutshuru, provinca Kivu e Veriut të Republikës Demokratike të Kongos (DRC). Përmes faqes në Facebook të XR Rutshuru DRC. Përdoret me leje. XR Rutshuru DRC [67]

Eksperti pakistanez i menaxhimit të rrezikut të klimës, Ali Tauqeer Sheikh përmendi [68] në një intervistë me Nepali Times se përmbytje të tilla ekstreme do të rriten globalisht për shkak të ndryshimeve klimatike dhe se nevojitet një menaxhim më i mirë i përmbytjeve. Autoritetet thanë se Pakistani është ende në rrezik nga përmbytjet e vazhdueshme dhe mund të duhen deri në gjashtë muaj [69] që uji të tërhiqet nga disa prej zonave të goditura rëndë.