Më 25 gusht 2022, Pakistani shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, teksa po ndodhnin përmbytje shkatërruese, më të rëndat në historinë e vendit. Përmbytjet e shkaktuara nga musoni filluan në mesin e korrikut të këtij viti, por një valë intensive e të nxehtit këtë verë kishte shkrirë edhe borën nga mbi 7000 akullnaja, më shumë se zakonisht. Reshjet e dendura – pesë deri në shtatë herë më shumë se sasia e zakonshme në gusht – u bashkuan me ujin e akullnajave të shkrira që rrjedhin në drejtim të rrymës nga malet dhe përmbytën “një të tretën” e vendit, duke prekur 33 milionë njerëz. Mbi 1,486 njerëz humbën jetën dhe mbi 12,700 janë lënduar në përmbytjet që nga qershori dhe qeveria e Pakistanit vlerëson se dëmi do të jetë mbi 30 miliardë dollarë.
Disa nxituan të drejtonin gishtin ndaj korrupsionit dhe keqmenaxhimit si shkaktarë të shkatërrimit nga përmbytjet; megjithatë, sipas shumë njerëzve, kjo është një nga pasojat e ndryshimeve klimatike. Nga fundi i gushtit, Kombet e Bashkuara, së bashku me Pakistanin, bënë një apel urgjent për vendet e tjera për një përgjigje globale për të mbledhur fonde emergjente prej 160 milionë dollarësh.
Samantha Power, një administratore e USAID-it shkroi në Twitter:
Hard to capture the enormity & devastation of Pakistan’s floods. In stats: 33 million ppl affected. Over 1,300 ppl killed (⅓ children). 750k livestock killed. 1.7 million homes destroyed. 17,500 schools damaged.
In searing visuals from today, countless villages now underwater: pic.twitter.com/fPOSpD2bCh— Samantha Power (@PowerUSAID) September 8, 2022
Vështirë për të shpejguar madhësinë dhe shkatërrimin nga përmbytjet në Pakistan. Në statistika: 33 milionë njerëz të prekur. Mbi 1,300 të vdekur (⅓ fëmijë). 750 mijë bagëti ngordhën. 1.7 milionë shtëpi të shkatërruara. 17.500 shkolla të dëmtuara. Në pamjet vizuale të vështira sot, fshatra të panumërt tani nën ujë:
Imazhet satelitore treguan se përmbytjet kanë krijuar një liqen masiv në brendësi që është mbi 100 kilometra i gjerë. Farhan Mahmood nga Lahore shkroi në Twitter:
Hamal Lake and Manchar Lake have linked to each other and populated area of 100km+ is under water 💔#FloodsInPakistan#IStandWithImranKhan#پھٹے_ہوئے_بچے#اگ_لگادو_کرپٹ_نظام_کو pic.twitter.com/rQFcsCHZWk
— Farhan Mahmood (@only_farhann) September 10, 2022
Liqeni Hamal dhe liqeni Manchar janë lidhur me njëri-tjetrin dhe zona e populluar prej 100 km+ është nën ujë
Përdoruesi pakistanez i Twitter-it Asim Jaffry përmendi thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për ndihmë:
#UN António Guterres in his visit to flood-ravaged Pakistan called urgent financial support, pointing out “Today it's Pakistan, tomorrow it could be your country wherever you live. This is a global crisis … it requires a global response.”#FloodReliefFund2022 #FloodsInPakistan
— asim jaffry (@jaffry05) September 12, 2022
António Guterres i OKB-së në vizitën e tij në Pakistanin e shkatërruar nga përmbytjet bëri thirrje për mbështetje urgjente financiare, duke theksuar “Sot është Pakistani, nesër mund të jetë vendi juaj kudo që të jetoni. Kjo është një krizë globale … kërkon një përgjigje globale.”
I have never seen climate carnage on the scale of the floods here in Pakistan.
As our planet continues to warm, all countries will increasingly suffer losses and damage from climate beyond their capacity to adapt.
This is a global crisis. It demands a global response. pic.twitter.com/5nqcJIMoIA
— António Guterres (@antonioguterres) September 10, 2022
Unë kurrë nuk kam parë masakër klimatike në shkallën e përmbytjeve këtu në Pakistan. Ndërsa planeti ynë vazhdon të ngrohet, të gjitha vendet do të pësojnë gjithnjë e më shumë humbje dhe dëmtime nga klima përtej aftësisë së tyre për t'u përshtatur. Kjo është një krizë globale. Kërkon një përgjigje globale.
Pse përmbytjet janë kaq shkatërruese këtë vit?
Ngjarjet që çuan në këtë katastrofë ishin nga ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike. Në mars dhe prill 2022, India dhe Pakistani përjetuan kushte ekstreme të motit që çuan në një valë të paprecedentë të të nxehtit, me disa qytete që arritën një temperaturë prej rreth 50°C. Meteorologët parashikuan se këto temperatura të larta do të rezultonin në nivele “mbi normale” të shiut gjatë sezonit të musoneve, nga korriku deri në shtator.
Nuk ka të dhëna saktësisht se sa ujë ka rrjedhur këtë vit në lumenj, nga shkrirja e tepërt e akullnajave, veçanërisht në lumin Indus, i cili rrjedh nga veriu në jug të vendit. Aktivistja pakistaneze e klimës Rina S Khan Satti shkroi në Twitter në maj të këtij viti në lidhje me shpërthimin e një liqeni akullnajor që shkaktoi rritjen e sasisë së ujit në lumenj:
Massive Glacial Lake Outburst Flood in Hunza from Shishpar glacier. No loss of life but the main bridge on KKH at Hassanabad also collapsed due to GLOF today! Climate change impacts from heatwaves to GLOFs now a reality in Pakistan and will get worse in weeks/months to come! pic.twitter.com/1ZxLJklxSN
— Rina S Khan Satti (@rinasaeed) May 7, 2022
Përmbytje masive nga shpërthimi i liqenit akullnajor në Hunza nga akullnaja Shishpar. Asnjë humbje jete, por ura kryesore në KKH në Hassanabad gjithashtu u shemb për shkak të shpërthimit akullnajor sot! Ndikimet e ndryshimeve klimatike nga valët e të nxehtit në shkrirjen e akullnajave e përmbytjet tani janë një realitet në Pakistan dhe do të përkeqësohen në javët / muajt në vijim!
Në korrik 2022, Zia Hashmi, një inxhinier i burimeve ujore në Qendrën e Studimeve të Ndikimit të Ndryshimit Global në Islamabad, vuri re prurje të larta dhe ujë me baltë në lumin Hunza në lartësitë e vargmalit Karakoram, i cili kalon në lumin Indus.
Artisti Altamash Javed shkroi në Twitter:
This is what I observed the first thing when I visited northern Pakistan.
Visible glacier melt.
🇵🇰 contributed less than 2% of global emissions but is now paying the greatest price.
Also this isn’t new info, scientists have been warning about this for decades ⚠️ pic.twitter.com/ubqtcWfOXr
— Λ l (@ALJVD1) August 30, 2022
Këtë vura re fillimisht kur vizitova Pakistanin verior. Shkrirja e dukshme e akullnajave. Pakistani kontribuoi në më pak se 2% të emetimeve globale, por tani po paguan çmim më të lartë. Gjithashtu ky nuk është informacion i ri, shkencëtarët kanë paralajmëruar për këtë për dekada të tëra
Faktorë të tjerë që sollën përmbytjet përfshijnë musonin e madh, i ndikuar nga aktiviteti i vazhdueshëm klimatik La Niña, që shkaktoi shira më të fortë musonesh në Indi dhe Pakistan. Së bashku me shkrirjen akullnajore, reshjet e dendura dërguan një sasi të madhe uji në të gjithë sistemin e përrenjve të vendit.
What's happening in #Pakistan is likely to be a catastrophic concatenation of multiple factors. Hotter planet means more air moisture (+7% each 1°C), leading to more extreme rain & greater risks of flooding. La Niña-induced rainfall can be unusually deadly https://t.co/nJzvdNw9og pic.twitter.com/eihsg8D38H
— Carbon Tracker (@CarbonBubble) September 12, 2022
Ajo që po ndodh në Pakistan ka të ngjarë të jetë një bashkim katastrofik i faktorëve të shumtë. Planeti më i nxehtë do të thotë më shumë lagështi ajri (+7% çdo 1°C), duke çuar në shira më ekstremë dhe rreziqe më të mëdha përmbytjesh. Reshjet e shkaktuara nga La Niña mund të jenë jashtëzakonisht vdekjeprurëse
Nëse ndryshimet klimatike vazhdojnë, këto ngjarje ekstreme do të ndodhin më rregullisht.
Një tjetër thirrje për drejtësi klimatike
Përmbytjet e fundit në Pakistan kanë kthyer në qendër të vëmendjes drejtësinë për klimën. Gazetarja e klimës Fatima Syed kritikoi mediat botërore për injorimin e përmbytjeve në Pakistan.
“While Pakistan is drowning, much of the world media is fixated on the new monarch of its former colonizer instead.”
Must-read from @emorwee about how the monarchy is “antithetical to climate justice,” because if they cared they'd give power & money backhttps://t.co/HAwW8S1i4Q
— Fatima Syed (@fatimabsyed) September 14, 2022
“Ndërsa Pakistani po përmbytet, pjesa më e madhe e medias botërore është e fiksuar te monarku i ri i ish kolonizatorit”. Duhet lexuar nga @emorwee, se si monarkia është “antitetike me drejtësinë klimatike”, sepse nëse do t'u interesonte do t'i kthenin pushtetin dhe paratë
Planifikuesja urbane dhe mjedisore Sana Gondal tallet:
Already exhausted by the idea of formerly colonized people being asked to “respect the dead” and her death taking over the news cycle like the floods in Pakistan have ended. If you post today, post about climate justice.
— SRG (@SanaRGondal) September 8, 2022
Tashmë e rraskapitur nga ideja që njerëzve të kolonizuar dikur u kërkohet të “respektojnë të vdekurit” dhe vdekja e saj ka pushtuar lajmet, sikur përmbytjet në Pakistan, kanë përfunduar. Nëse postoni sot, postoni për drejtësinë klimatike.
Aktivistja e klimës Emaan Danish Khan shkroi në Twitter:
Pakistan Climate catastrophe is nothing but climate injustice
Top map shows which nations are most responsible for excess emissions.
Bottom map shows which nations are most impacted by it. @omniaelomrani1 @Cop27P @davidrvetter @ClimateBen @nha3383 @bankimooncentre pic.twitter.com/RhkK1DTZoT— Emaan Danish Khan (@EmaanzT) September 5, 2022
Katastrofa klimatike e Pakistanit nuk është gjë tjetër veçse padrejtësi klimatike. Harta kryesore tregon se cilat kombe janë më përgjegjëse për emetimet e tepërta. Harta e poshtme tregon se cilat kombe janë më të prekura prej saj.
#PakistanIsOurStory (Pakistani është historia jonë) është një lëvizje për drejtësinë klimatike që bëri thirrje për marrjen e masave në gjatë protestave dhe tubimeve më 9 shtator 2022, në disa vende të botës duke kërkuar solidaritet për njerëzit e prekur nga përmbytja në Pakistan. Fushata thotë se historia është e jona, nuk ndodh vetëm në Pakistan dhe do të vazhdojë të përsëritet në vende të tjera në të ardhmen. Kërkohet solidaritet ndërkombëtar për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të ndaluar kriminelët e klimës.
Climate Action Pakistan expresses solidarity with global campaign #PakistanIsOurStory demanding climate reparations and an end to fossil fuels.
We believe that the Global North must be made accountable for the havoc they have created in Pakistan.#ClimateReparationsForPakistan pic.twitter.com/LOZ5RQvxIq— Climate Action Now! → Pakistan (@ClimateActionPk) September 9, 2022
Veprimi për Klimën Pakistan shpreh solidaritetin me fushatën globale #PakistanIsOurStory duke kërkuar dëmshpërblime klimatike dhe fund të karburanteve fosile. Ne besojmë se Veriu Global duhet të jetë përgjegjës për kërdinë që ka krijuar në Pakistan.
Njerëzit u mblodhën në vende si Kameruni, Republika Demokratike e Kongos, Danimarka, Gjermania, Portugalia, Rumania, Zvicra, Britania e Madhe dhe SHBA për të shprehur solidaritetin e tyre. Ka shumë fotografi në faqen e tyre të internetit.
At the US Capitol on Friday in solidarity w/ communities affected by the floods in Pakistan. The Global North governments must start repaying their climate debt by cancelling Pakistan’s burdensome financial debt so Pakistan can recover.#PakistanIsOurStory#ClimateJustice pic.twitter.com/Ytlhp9VB7i
— Extinction Rebellion Washington DC (@xr_dc_) September 11, 2022
Në Kapitolin e SHBA të premten në solidaritet me komunitetet e prekura nga përmbytjet në Pakistan. Qeveritë globale të Veriut duhet të fillojnë të shlyejnë borxhin e tyre klimatik duke anuluar borxhin e rëndë financiar të Pakistanit në mënyrë që Pakistani të mund të rikuperohet.
Aktivistja e klimës Mikaela Loach nga Mbretëria e Bashkuar shkruan në Twitter:
Pakistan solidarity demo at the World Bank's offices in London happening now. Calling for Pakistan's debt to be cancelled and climate reparations paid #PakistanIsOurStory #ClimateReparationsNow #DebtJusticeNow pic.twitter.com/L8j9LIGkBf
— Mikaela Loach (@mikaelaloach) September 9, 2022
Demonstrata e solidaritetit të Pakistanit në zyrat e Bankës Botërore në Londër po ndodh tani. Duke bërë thirrje që borxhi i Pakistanit të anulohet dhe të paguhen dëmshpërblimet për klimën
Over 4000 demonstrated in Sweden for #ClimateJustice today#ClimateReparationsForPakistan #PakistanIsOurStory https://t.co/h495fy9lqq
— Tabby ❤️✊️🌱✨🧚♂️🍉🌈🌍🌹🌞 (@TabbySpence8) September 9, 2022
Mbi 4000 vetë demonstruan sot në Suedi për Drejtësinë Klimatike
Eksperti pakistanez i menaxhimit të rrezikut të klimës, Ali Tauqeer Sheikh përmendi në një intervistë me Nepali Times se përmbytje të tilla ekstreme do të rriten globalisht për shkak të ndryshimeve klimatike dhe se nevojitet një menaxhim më i mirë i përmbytjeve. Autoritetet thanë se Pakistani është ende në rrezik nga përmbytjet e vazhdueshme dhe mund të duhen deri në gjashtë muaj që uji të tërhiqet nga disa prej zonave të goditura rëndë.