Të hënën më 5 shtator 2011, qeveria marokane filloi një fushatë për t'i promovuar “arritjet” e saja që kur erdhi në pushtet. Posterë dhe SMS porosi tekstuale [1] të dërguara njerëzve të rastësishëm i lartësojnë “fitoret e korrura” gjatë katër viteve të qeverisë konservative të M. Abas El Fasi [2]-t.
Makassib.ma [3] (Makassib do të thotë arritje), është një web-faqe e fushatës që ka filluar vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 25 nëntor 2011. Shfrytëzuesit marokanë të Twitter-it e shfrytëzuan platformën për t'u tallur me atë që e thotë qeveria.
Bloguesi Feryate shkruan [4] [arabisht]:
Me një dozë humori dhe shumë sarkazëm, shfrytëzuesit marokanë të Twitter-it vendosën që të formojnë një hashtag, #Makassib, për të bërë parodi me suksesin e supozuar të qeverisë së tyre. Ja një shembull i asaj se ç'është shkruar aty:
Omar El Hyani (@O_El_Hyani [5]):
@O_El_Hyani [6]: “Nëse nuk mund t'i bindni, atëherë hutoni ata” #makassib [7]
Yassine (@Yastoch [8]):
Adil Amouri (@AdilAmouri [10]):
@AdilAmouri [11]: En consultant #Makassib [12] .ma, j'allais presque croire qu'on a plus de problèmes au Maroc !
Nawfal (@nawfal [13]):
@nawfal [14]: Ce qui est intéressant dans #makassib [7] c'est que le web s'impose définitivement comme canal officiel de com au Maroc.Ça c'est un vrai makssab
Sana Guessous (@sguessous [15]) jep një link për te një video të përgatitur nga aktivistët e rinj pro-demokracisë, të cilët thërrasin për një marsh të dielën e ardhshme, për të protestuar për kushtet e jetesës. Në Twtitter ajo shkruan:
@sguessous [16]: Et pan dans ta face, #Makassib [12] !
Ja ku është videoja: