See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Maqedoni: Nuk ka dënim me burg për pjesëmarrësit në dhunën ndëretnike

Pjesëmarrësit në incidentin e dhunshëm ndëretnik në shkurt të vitit 2011, në Kalanë e Shkupit (Kalaja), që u identifikuan dhe u hetuan, kanë marrë dënim me kusht në një gjykim të fshehtë.

Qindra të rinj dhe të tjerë jo aq të rinj morën pjesë në një përleshje masive, që u parapri nga një sulm i udhëhequr nga zyrtarë qeveritarë të shqiptarëve për shembjen e një konstruksioni në formë kishe, të ndërtuar nga një institucion qeveritar që udhëhiqet nga partneri i tyre maqedonas i koalicionit.

Skopje Fortress Kale, photo by Yemc, via Wikipedia

Kalaja e Shkupit, fotografia nga Yemc, nëpërmjet Wikipedia (Domeni Publik)

Më 22 gusht, autoritetet njoftuan se gjykimi do të fillojë së shpejti, pasiqë Zyra e Prokurorit publik, pas katër muajsh të hetimeve, Gjyqit i dërgoi akuza kundër 51 personave për pjesëmarrje në trazira dhe për pengim të punës së policisë. Kjo gjë u bë e njohur nëpërmjet një njoftimi që u publikua nga disa mediume, duke përfshirë PlusInfo [maqedonisht]. Sipas Utrinski Vesnik [maqedonisht], kjo informatë u konfirmua të nesërmen nga zëdhënësi i Gjyqit Themelor Shkup 1, gjykatësi Vladimir Tufegxhiq.

Edhe pse një numër i zyrtarëve të lartë qeveritarë të partive në pushtet BDI dhe VMRO-DPMNE morën pjesë në mënyrë direkte ose indirekte në incident dhe në ngjarjet që pasuan, duke përfshirë ministra, zëvendësministra, kryetarë komunash dhe pushtetarë të tjerë, figura e vetme politike në mesin e të dyshuarve që u përmend në media ishte Artan Grubi (më shumë informata në fund të këtij artikulli në Global Voices), i cili në ndërkohë mori pjesë si kandidat për deputet i BDI-së në zgjedhjet parlamentare të qershorit .

Më 24 gusht, gjyqi njoftoi nëpërmjet mediumeve [maqedonisht] se dënimin e ka shqiptuar më 17 gusht, në ditën kur Prokurori i dorëzoi dëshmitë dhe njoftoi se gjykimi do të fillojë së shpejti. Gjyqi vendosi të mos mbajë seancë publike dhe shqiptoi dënim me kusht prej tre mujash burg për të gjithë të dyshuarit e moshës madhore. Një gjykim i veçantë do të mbahet për gjashtë të dyshuarit e mitur. Praktikisht, kjo do të thotë se askush nuk do të shkojë në burg, përderisa brenda dy viteve të ardhshme nuk gjykohet për ndonjë vepër tjetër penale.

Ligji lejon mundësinë që të parashtrohet ankesë ndaj vendimit për të mos mbajtur dëgjim publik, e cila mund të dorëzohet nga ndonjëra prej palëve të involvuara në afat prej gjashtë ditësh. Vendimi i gjyqit u bë publik pas shtatë ditësh, së bashku me informatën se brenda afatit kohor nuk është dorëzuar asnjë ankesë.

Edhe pse kjo zgjidhje me gjasë lejohet me ligj, fakt është se mungesa e seancës së dëgjimit publik, opinionit publik maqedonas ia vodhi mundësinë për të pasur përfundim adekuat të rastit, ndërsa qëndrimi zyrtar nuk shkaktoi asnjë reagim. ‘Zgjedhja perfekte e kohës’, gjatë pushimeve verore dhe komoditeti i shumicës së mediumeve komerciale, siguroi që kritikat për këtë shembull të qartë të ndikimit konsensual të partive politike mbi gjyqësinë, siç ishte ky [maqedonisht], nga gazetarja e Utrinski Vesnik-ut Gordana Duvnjak, të mbesin të vetmuara dhe të padukshme. Ajo theksoi se incidenti, gjithashtu rezultoi me lëndime trupore për katër kalimtarë të pafajshëm dhe dy policë, të cilët nuk patën mundësi të kyçen në procesin e sjelljes së vendimit.

Bloguesi Neutralec (Neutrali) ishte një zë i rrallë që e trajtoi [maqedonisht] këtë zhvillim të rastit, duke përkujtuar për aspektin e fjalëve për nxitje të urrejtjes që u përhapën në rrjetet sociale, e që në atë kohë u shfrytëzua nga mediumet për të bërë propagandë, që u nxit nga aktorë që duhej ta dëshmojnë ‘patriotizmin’ e tyre para votuesve potencialë në zgjedhjet që do të pasonin:

Personalisht këtë vendim e konsideroj skandaloz, për shkak se nuk kishte përpjekje për ta gjetur organizatorin [e ngjarjes në Facebook] të nënshkruar si Goce Sollunski ose propoganduesin kryesor të marshit në Kala, Sasha Petkovski – Karlos. (Ai ishte organizatori i protestave kundër slloganeve nacionaliste të armatës greke [kundër maqedonasve dhe shqiptarëve], që u mbajtën në Shkup, 15 ditë pas incidentit, pasi “priti” që t'i marrë të gjitha lejet e nevojshme nga policia. Shtetasit e Shqipërisë që protestuan të nesërmen pasi lajmi u bë publik, nuk pritën për të marrë leje nga policia e tyre ose ndonjë udhëheqës të madh për t'i organizuar ata. Ndoshta për këtë arsye Shqipëria është para nesh.)

Akoma mendoj se incidenti në Kala u përgatit nga dy partitë në pushtet për ta “matur se kush ka rejting më të madh”, pasiqë dashuria në mes tyre në atë kohë ishe “në këmbë të qelqta”…

Kalaja ende mbetet e mbyllur [maqedonisht] për publikun. Një njoftim i paradokohshëm nga autoritetet, që përputhej me daljen e lajmit për mbylljen e rastit pa gjykim, fliste për rindërtimin e ndërtesave të tjera të reja [maqedonisht] brenda Kalasë përkrah muzeut kontroverz në formë të kishës [maqedonisht]: një kullë e stilit osman dhe një shtëpi parahistorike, që do ta reflektojë trashëgiminë multikulturore.

3 komente

Join the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.