Argjentinë: “Nuk besoj te shkollat, por besoj në arsim”

Educación Viva (Arsim për së gjalli) e publikoi videon e saj të parë me titull “Nuk besoj te shkollat por besoj në arsim“ame të cilën i sfidon sistemet tradicionale të arsimit. Në videon me përkthim, mbi 20 burra dhe gra e lexojnë me zë një poemë për sistemin arsimor dhe se si ai ndryshon nga mendimi që kanë ata për arsimin.

¿Qué pasa si te digo que saber no necesariamente es comprender?
Que conocimiento es importante,
pero solo absorber información nos hace más ignorantes.
Comprender es haberlo vivido y experimentado.
Saber es simplemente poder acumularlo.
La Educación sirve para crecer y desarrollarnos,
la Escuela para aprobar el examen y graduarnos como esclavos.

Çka do të ndodhë nëse të them se të dijsh nuk është njëlloj sikur edhe të kuptosh?
Se dija është e rëndësishme,
por pranimi i thjeshtë i informatave na bën më injorantë.
Të kuptosh do të thotë t'i jetosh dhe t'i përjetosh ato.
Të dijsh do të thotë vetëm të mundesh të grumbullosh informata.
Arsimi na mundëson të rritemi dhe të zhvillohemi,
E shkollat, t'i japim provimet dhe të diplomojmë si robër.


Me fushatën e tyre, ata mundohen të tërheqin sa më tepër njerëz që t'i dërgojnë videot e tyre si përgjigje ndaj poemës së tyre. Poema duhet të kuptohet në mënyrë të qartë dhe ata sygjerojnë të përdoret muzika e njëjtë sikur në videot e tyre që është përdorur nën licencën Creative Commons. Pjesa e dytë e videos pritet të lëshohet së shpejti.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.