- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

LIVE më 15 shtator: A mund t'i besojnë ende ligjit qytetarët e demokracive?

Kategoritë: Amerika Latine, Azia Jugore, Europa Lindore e Qendrore, Brazili, Hungaria, India, Aktivizmi dixhital, Ligji, Liria e fjalës, Media e qytetarëve, Politika, Qeverisja, Të drejtat e njeriut, GV Advocacy, GV Insights, Unfreedom Monitor

Legjislativi – dhe procesi legjislativ – është një nga tre shtyllat e demokracisë, të ngulitura në zemër të sistemit politik. Sistemi ligjor dhe procesi i ligjbërjes ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët e një demokracie. Megjithatë, në kërkimin tonë në Unfreedom Monitor [1], ne kemi parë vazhdimisht se si shtetet autoritare, si dhe gjoja demokratike, përdorin ligjet e miratuara gjoja për të mbrojtur qytetarët si mjete për të shfrytëzuar veprimet, fjalët dhe vetë praninë e njerëzve në hapësirat dixhitale për të kufizuar liritë e shprehjes së tyre.

Në Turqi, për shembull, çdo ndryshim i ligjeve [2] rreth Presidencës së Telekomunikacionit dhe Komunikimit (TIB) i jep asaj më shumë fuqi për të vepruar në mënyrë të njëanshme kundër qytetarëve. Në Zimbabve, Akti i Mbrojtjes së të Dhënave  [3]shkel të drejtat dixhitale të qytetarëve dhe gjithashtu i lejon shtetit të depërtojë ligjërisht në hapësirat online. Rusia ka miratuar disa ligje që nga viti 2012 [4] për të kufizuar dhe monitoruar përdorimin e internetit dhe fjalën e lirë mes qytetarëve. Akti i 2015 për krimet kibernetike [5] në Tanzani e lejon qeverinë të përgjojë të dhënat dhe të kërkojë të dhëna personale specifike nga ofruesit e internetit. Ndërkohë në Indi, një sërë ligjesh (disa që nuk kanë lidhje me sferën dixhitale) përdoren kundër kritikëve [6] të zëshëm të shtetit.

Bashkohuni me ne në YouTube drejtpërdrejt [7] për një diskutim me fokus pikëtakimin e ligjit, teknologjisë dhe demokracisë më 15 shtator në orën 14:00 GMT. Seanca është falas dhe e hapur për publikun. Regjistrohuni më poshtë për të marrë një kujtesë për aktivitetin:

Regjistrohu falas në Eventbrite [8]

Diskutimi do të moderohet nga Ellery Biddle [9], ish-drejtoreshë e Advox dhe aktualisht redaktore konsulent në Coda Story, dhe do të paraqesë panelistët e mëposhtëm:

Ju presim që të bashkoheni [7] me ne të enjten, 15 shtator në orën 14:00 GMT (kliko këtu [18] për ta kthyer në zonën tuaj kohore lokale).

[19]

The Unfreedom Monitor

Authoritarian regimes have long had a complicated relationship with media and communications technologies. The Unfreedom Monitor is a Global Voices Advox [20] research initiative examining the growing phenomenon of networked or digital authoritarianism.

Download a PDF of the briefing document. [19]

Access the public database. [21]