LIVE më 15 shtator: A mund t'i besojnë ende ligjit qytetarët e demokracive?

Legjislativi – dhe procesi legjislativ – është një nga tre shtyllat e demokracisë, të ngulitura në zemër të sistemit politik. Sistemi ligjor dhe procesi i ligjbërjes ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët e një demokracie. Megjithatë, në kërkimin tonë në Unfreedom Monitor, ne kemi parë vazhdimisht se si shtetet autoritare, si dhe gjoja demokratike, përdorin ligjet e miratuara gjoja për të mbrojtur qytetarët si mjete për të shfrytëzuar veprimet, fjalët dhe vetë praninë e njerëzve në hapësirat dixhitale për të kufizuar liritë e shprehjes së tyre.

Në Turqi, për shembull, çdo ndryshim i ligjeve rreth Presidencës së Telekomunikacionit dhe Komunikimit (TIB) i jep asaj më shumë fuqi për të vepruar në mënyrë të njëanshme kundër qytetarëve. Në Zimbabve, Akti i Mbrojtjes së të Dhënave shkel të drejtat dixhitale të qytetarëve dhe gjithashtu i lejon shtetit të depërtojë ligjërisht në hapësirat online. Rusia ka miratuar disa ligje që nga viti 2012 për të kufizuar dhe monitoruar përdorimin e internetit dhe fjalën e lirë mes qytetarëve. Akti i 2015 për krimet kibernetike në Tanzani e lejon qeverinë të përgjojë të dhënat dhe të kërkojë të dhëna personale specifike nga ofruesit e internetit. Ndërkohë në Indi, një sërë ligjesh (disa që nuk kanë lidhje me sferën dixhitale) përdoren kundër kritikëve të zëshëm të shtetit.

Bashkohuni me ne në YouTube drejtpërdrejt për një diskutim me fokus pikëtakimin e ligjit, teknologjisë dhe demokracisë më 15 shtator në orën 14:00 GMT. Seanca është falas dhe e hapur për publikun. Regjistrohuni më poshtë për të marrë një kujtesë për aktivitetin:

Regjistrohu falas në Eventbrite

Diskutimi do të moderohet nga Ellery Biddle, ish-drejtoreshë e Advox dhe aktualisht redaktore konsulent në Coda Story, dhe do të paraqesë panelistët e mëposhtëm:

Ju presim që të bashkoheni me ne të enjten, 15 shtator në orën 14:00 GMT (kliko këtu për ta kthyer në zonën tuaj kohore lokale).

The Unfreedom Monitor

Authoritarian regimes have long had a complicated relationship with media and communications technologies. The Unfreedom Monitor is a Global Voices Advox research initiative examining the growing phenomenon of networked or digital authoritarianism.

Download a PDF of the briefing document.

Access the public database.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.