- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Organizatat e medias në Maqedoninë e Veriut dënojnë sulmin verbal ndaj gazetares

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Maqedonia e Veriut, Aksioni humanitar, Censura, Liria e fjalës, Media e gazetaria, Media e qytetarëve, Qeverisja, GV Advocacy
[1]

Një nga fotografitë e realizuara nga gazetarja Ilinka Iljoska pak para kërcënimit më 15 gusht. Foto e Meta.mk, e përdorur me leje.

Ky shkrim është publikuar fillimisht [2] nga Meta.mk. Një version i redaktuar është ribotuar këtu me një marrëveshje për ndarjen e përmbajtjes midis Global Voices dhe Fondacionit Metamorphosis.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënoi kërcënimet dhe fyerjet që punonjësit e ndërmarrjes publike të higjienës të Shkupit (KHS) drejtuan ndaj gazetares së agjencisë së lajmeve Meta, Ilinka Iljoska në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut. Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 15 gusht 2022.

[3]

Një foto e mbeturinave të shpërndara e bërë më 15 gusht në Shkup nga Ilinka Iljoska. Foto e Meta.mk, e përdorur me leje.

Iljoska ka raportuar se të hënën kur ka shkuar në punë ka fotografuar mbeturinat e shpërndara në parkun përballë ndërtesës ku ajo jeton dhe fshesat në konteinerin e mbeturinave në komunën e Shkupit, Kisella Voda. Më pas punonjësit e KHS, të cilët ndodheshin në park në një distancë, e vunë re atë duke bërë fotografi dhe iu afruan.

“Kur mbërrita në stacionin e autobusit, një burrë me rroba civile dhe një pastruese kaluan rrugën dhe erdhën tek unë. Burri me rroba civile u prezantua si përgjegjës, pas kësaj unë u identifikova edhe me emër dhe mbiemër dhe i thashë se punoj me agjencinë e lajmeve Meta dhe i thashë: “Si mund të të ndihmoj?”, shpjegon Iljoska.

[4]

Një foto e mbeturinave të shpërndara e bërë më 15 gusht në Shkup nga Ilinka Iljoska. Foto e Meta.mk, e përdorur me leje.

Burri që u identifikua si punonjës i KHS-së i kërkoi gazetares që të fshinte fotot dhe debatoi me të, duke i thënë se nuk duhet të fotografonte më. Iljoska u përgjigj se ka fotografuar në hapësirë publike dhe se nuk ka vërejtur se fotografimi është i ndaluar. Më pas ajo mori kërcënime të drejtpërdrejta:

„Ми кажа дека знае која сум и дека и од друга екипа, од службата што е задолжена преку општината за косење на зелените површини знаат за мене и ме фотографираат кога се жалам дека не си ја вршат работата. Ми рекоа дека ќе видам што ќе ми се случи следниот пат кога ќе го шетам кучето. Се расправаа со мене сè додека не дојде автобусот за да ме испратат со зборовите: Ај влези си во автобус и друг пат да не правиш така.“

“Më tha se e di kush jam dhe se një ekip tjetër, i angazhuar nga pushteti komunal për të kositur barin, e di për mua dhe më fotografojnë sa herë ankohem se nuk e bëjnë punën e tyre. Më thanë se do të shoh se çfarë do të ndodhë herën tjetër që të shëtis qenin tim. Ata u grindën me mua derisa mbërriti autobusi dhe më thanë në fund: Hipni në autobus dhe mos u sillni më kështu.”

Për shkak të shqetësimit për sigurinë e saj personale dhe familjes së saj,  Ilinka Iljoska kërkoi këshillë juridike nga SHGM dhe me ndihmën e saj më vonë parashtroi ankesë në stacionin policor. Ajo shpjegoi:

„Не само што јас лично не се чувствувам безбедно, туку заканата ја сфатив дека може да ми го отрујат или повредат миленикот. А стравувам дека и моите деца се во опасност затоа што и тие често го шетаат кучето. Ова не им се случува прв пат. И друг пат ми довикуваат и се жалат на нивните претпоставени кога фотографирам како не си ја вршат должноста. Но, ова денес беше прв пат да се осмелат да ми пристапат и грубо да бараат да бришам фотографии и да ми се закануваат дека нешто може да ми се случи ако продолжам да си ја вршам работата. Тие не само што знаат која сум, туку знаат и точно каде живеам.“

“Jo vetëm që nuk ndihem e sigurt, por kam edhe frikë se mund të më helmojnë kafshën shtëpiake. Kam frikë se edhe fëmijët e mi janë në rrezik, sepse shpesh ecin me qenin tonë. Kjo nuk është hera e parë që këta persona u përpoqën të më frikësonin. Më herët, në shumë raste ata më bërtisnin [nga larg] dhe ishin ankuar tek eprorët e tyre kur i fotografoja kur rrinin me përtaci. Por incidenti i fundit ishte hera e parë që dikush guxoi të vinte tek unë dhe të më kërkonte ashpër për të fshirë fotografitë e mia, duke kërcënuar drejtpërdrejt se diçka mund të më ndodhë nëse vazhdoj të bëj punën time. Më kanë bërë të qartë se e dinë saktësisht se kush jam dhe se gjithashtu e dinë saktësisht se ku jetoj.”

SHGM i kërkoi Higjienës Komunale – Shkup që të fillojë procedurën disiplinore ndaj shkelësve për sulmin verbal ndaj gazetares Ilinka Iljoska, po ashtu i bëri thirrje ndërmarrjes që të hartojë një plan veprimi për edukimin e punëtorëve për interesin publik dhe ndërveprimin e tyre me qytetarët, pasi që kjo nuk është hera e parë që Higjiena Komunale – Shkup reagon në këtë mënyrë apo të ngjashme ndaj qytetarëve”, thuhet në reagimin e SHGM-së [5].

KHS dënoi incidentit dhe njoftoi ndëshkime disiplinore

Më 18 gusht, ndërmarrja ]komunale KHS doli me një njoftim publik [6] duke dënuar incidentin:

[7]

Një foto e mbeturinave të shpërndara e bërë më 15 gusht në Shkup nga Ilinka Iljoska. Foto e Meta.mk, e përdorur me leje.

“E dënojmë ashpër sulmin verbal ndaj gazetares së Meta.mk gjatë kryerjes së detyrës së saj. Procedurave disiplinore do t'i nënshtrohen punëtorëve të ndërmarrjes publike Komunale Higiena – Shkup”, thuhet në përgjigjen e marrë nga Meta.mk nga kjo ndërmarrje publike.

Përgjigja përfshinte gjithashtu një deklaratë nxitëse për të gjitha mediat dhe publikun që të monitorojnë me vigjilencë punën e punonjësve të tyre dhe ftesë që të gjitha pyetjet t'i drejtohen ndërmarrjes publike e cila mbetet “e hapur dhe transparente”.

Sulmi verbal është raportuar në polici dhe Departamenti i saj për Krime të Dhunshme pritet ta përcjellë rastin në Prokurori.

[8]

Faqja kryesore e Buletinit të Sindikatës së Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias, botimi i gushtit 2022. [9]

Ndërkohë që botimi i gushtit i buletinit mujor [9] të Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SSNM) “Gazetaria si e mirë publike” trajtoi incidentin me Ilinka Iljoskën si pjesë e pasqyrimit të tyre me temën “Pozita e gruas në media dhe sfidat me të cilat ato përballen.”

Buletini mujor mbuloi gjithashtu kontekstin më të gjerë të grave në media, duke përfshirë një histori mbi gazetarinë investigative në lidhje me gazetaret dhe kontributin e tyre në profesion, hulumtimin e Institutit Reuters [10] mbi barazinë gjinore në media, rritjen e ngacmimeve ndaj gazetareve investigative dhe situatën e presionit ndaj grave në media në Malin e Zi.