- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Teknologjia për transparencë: Raporti Final

Kategoritë: Amerika Latine, Argjentina, Bangladeshi, Brazili, Burundi, Filipinet, Gana, Guatemala, Hong Kong (Kinë), Hungaria, India, Indonezia, Izraeli, Jordania, Kamboxhia, Kenia, Kili, Kina, Kirgizstani, Kolumbia, Kosta Rika, Kroacia, Kuvajti, Libani, Liberia, Malajzia, Maroku, Meksika, Panamaja, Paraguai, Peruja, Polonia, Porto Riko (SHBA), Republika Çeke, Ruanda, Rusia, Singapori, Sllovakia, Sri Lanka, Sudani, Tajlanda, Tanzania, Timori Lindor, Tunizia, Uganda, Ukraina, Venezuela, Zimbabve, Aktivizmi dixhital, Media e qytetarëve, Qeverisja, Teknologjia, Technology for Transparency Network

Rrjeti Teknologjia për transparencë [1] ka nderin ta publikojë raportin e tij final, Mapimi global i teknologjisë për transparencë dhe llogaridhënia. [2]

Raporti publikohet nga Iniciativa për transparencë dhe llogaridhënie [3] (@TAInitiative [4]) së bashku me një grup raportesh të tjera për lëvizjen globale për transparencë. Raportet fokusohen në tre fusha kyçe të hulumtimit: Ndikimi dhe të mësuarit [5], Teknologjitë e reja [6], dhe Risi të politikave [7].

Dëshirojmë t'i shprehim falënderim të veçantë Iniciativës për transparencë dhe llogaridhënie për përkrahjen që na e dhanë, ekipit tonë të shkëlqyeshëm të hulumtuesve [8], dhe David Sasakit, i cili e filloi dhe e udhëhoqi [9] fazën fillestare të Rrjetit për teknologji për transparencë, që e vendosi bazën e këtij raporti.

Merreni raportin

[2]

Përmbajtja e shkurtër

Ky raport i përmban konstatimet kyçe nga mbi 100 projekte të shqyrtuara dhe nga intervistat me dhjetëra praktikantë në Evropën Qendrore dhe Lindore, Azinë Lindore, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, Azinë Jugore, Azinë Juglindore, ish Bashkimin Sovjetik dhe Afrikën e Subsaharës, që përdorin teknologji të reja si mjet për ta rritur transparencën dhe llogaridhënien. Kjo përmbledhje ndihmon për “t'u matur pulsi i lëvizjes së Teknologjisë për transparencë dhe llogaridhënie dhe sugjeron mundësi për matjen e ndikimit si dhe të kufizimeve dhe të sfidave të rëndësishme.

Për praktikantët në fushën e transparencës dhe të llogaridhënies, është e dobishme të përcaktohet një kornizë për potencialin е zgjerimit të teknologjisë drejt iniciativave për transparencë dhe llogaridhënie në së paku 4 mënyra:

Konstatime plotësuese

Pjesa më e madhe e projekteve që i shqyrtuam fokusohen në degët ekzekutive [11] ose legjislative [12]qeverisë [13].  Një numër më i vogël i projekteve fokusohen në degën gjyqësore [14], mediumet [15]sektorin privat [16], dhe donatorët [17].

Thuajse gjysma e projekteve fokusohen në monitorimin e zgjedhjeve [18]. Përderisa shumë prej tyre shfrytëzojnë Ushahidi [19], disa kanë zhvilluar qasje të tyre të veçanta, duke përfshirë përmbledhjen e lajmeve për zgjedhje nga burime të ndryshme në një ueb-faqe të vetme dhe ndjekjen e raporteve të mbikëqyrësve zyrtarë të zgjedhjeve në Google Maps [20].

Projektet në disa rajone fokusohen në transparencën në legjislacion [12], shpesh duke i ndjekur propozimet ligjore dhe duke vendosur profile për secilin përfaqësues që përfshijnë biografi dhe regjistra për votimet. Disa përfshijnë edhe profile të partive politike ose regjistra për shpenzimet ligjore.

Vizualizimi i të dhënave dhe veglat për navigim janë karakteristikat kyçe në më shumë se gjysmën e projekteve [21] që i dokumentuam, për shkak të formularëve të ndryshëm për mbledhjen e të dhënave [22] nga qytetarët. Përafërsisht një e treta e projekteve i shfrytëzon celularët [23] në ndonjë mënyrë, më shpesh duke u lejuar qytetarëve që të dërgojnë ose të pranojnë informata nëpërmjet porosive tekstuale.

Çka mëtutje?

Ueb faqja e Rrjetit Teknologji për transparencë [1] do të mbetet e hapur si vend ku mund t'i ndajmë projektet, veglat, dhe idetë, si vendtakim për iniciativa të suksesshme dhe për ata që dëshirojnë të mësojnë nga puna që e kanë bërë të tjerët. Mund të regjistroheni në listën për dërgim të e-mailave [24], mund të lexoni ose të kontribuoni me artikuj të specializuar [25] në Global Voices Online, e poashtu mund të na ndiqni edhe në Twitter (@techtransparent [26]) dhe  në Facebook [27]. Kjo lëmi sapo ka filluar të dalë në shesh, dhe jemi të gatshëm t'i ndihmojmë përpjekjet globale nëpërmjet bashkëpunimit dhe komunikimit përtej kufinjve.