Këtu janë disa prej kontributeve të muzikës pop moldave në kulturën globale të memeve

Kolazhi i bërë me fotografi nga videot e “Numa Numa Dance” nga Gary Brolsma, “Dragostea Din Tei” nga O-Zone dhe “Run away” nga Sunstroke project & Olia Tira. Përdorim i drejtë.

Pak njerëz do ta konsideronin Moldavinë një fuqi të industrisë muzikore. E mbledhur në një qoshe të Evropës Lindore, shumica e lajmeve ndërkombëtare rreth qendrës së saj të politikës, zakonisht kanë të bëjnë me faktin se vendi është midis BE-së dhe zonës ruse të ndikimit.

Megjithatë, muzika e saj pop në mënyrë të habitshme arriti të dalë nga kufijtë e saj kombëtarë dhe dy meme të njohura anembanë botës janë në të vërtetë moldave me origjinë.

Numa Numa Dance

Nëse keni qenë online 15 vjet më parë, ju me siguri do ta mbani mend kërcimin numa numa, një video klasike e famshme e periudhës para Youtube. Pamjet jo shumë të qarta të kamerave të asaj kohe paraqesin një djalë të shëndoshë teksa sinkronizon buzët për këngën “Dragostea Din Tei”, nga banda muzikore moldave e viteve 2000 O-Zone.

Sipas faqes së videos në Wikipedia, djali ishte vlogeri amerikan Gary Brolsma, i cili e ngarkoi videon ne faqen Newgrounds nën emrin e përdoruesit gman250 në dhjetor të vitit 2004. Youtube u themelua dy muaj më pas, në shkurt 2005.

Brenda disa muajve, videoja mori miliona shikime. Videoja u hoq në vitin 2016, por jo para se kopje të ngarkoheshin në faqe të tjera dhe të frymëzonin me dhjetra shaka.

Lëshuar në korrik të 2003, “Dragostea Din Tei” u bë shumë e famshme anembanë botës vitin e ardhshëm. Brolsma thotë se e gjeti për herë të parë këngën në një animacion japonez me mace.

Titulli “dragostea din tei” në rumanisht/moldavisht do të thotë “dashuri nga pemët [e lindës]”. Fjalët e hyrjes (“ma-ia-hi…”) janë vokalizime të pakuptimta. Vargjet janë:

“Vrei să pleci dar nu mă, nu mă iei,
Nu mă, nu mă iei, nu mă, nu mă, nu mă iei.”

Dhe ato mund të përkthehen si:

Do të ikësh, por nuk do të më marrësh, nuk do të më marrësh, nuk do, nuk do të më marrësh

Së bashku me këngën, grupi pop moldav  lëshoi një video muzikore që kombinte veprimet e drejtpërdrejta me grafikë të stilit komik të superheronjve. Gjatë viteve të ardhshme, disa etiketa anembanë botës morën të drejtat e këngës dhe versionet të saj u lëshuan në dhjetra gjuhë, të tilla si anglisht, hungarisht, hebraisht, bahasa indoneziane, afrikans dhe japonisht.

Epic Sax Guy: Në Eurovision dhe prapa

Një tjetër meme e famshme anembanë botës është “Epix Sax Guy”. Ai është një saksofonist i cili tund vithet e tij në një melodi solo tepër tërheqëse, dhe është i bazuar në shfaqjen e hyrjes moldave në Eurovizon 2010, konkursi 60-vjeçar i këngës që bashkon kontinentin çdo vit nëpërmjet ekraneve të televizorit.

Kënga “Run Away”, nga Sunstroke Project & Olia Tira, arriti vendin e 22-të në kompeticionin e vitit 2010, nga 39 pjesëmarrës. Videoja zyrtare në kanalin e Youtube të Eurovizionit ka mbi tetë milion shikime. Ndërsa i gjithë ekipi, i veshur në stilin e cyberpunk sci-fi të 1980, dha një shfaqje të paharrueshme në atë kohë, ishte saksofoni pasionant i Sergei Stepanovit që vodhi shfaqjen.

Një shembull i përdorimit të Epik Sax Guy meme, nga knowyourMeme.com, përdorim i drejtë.

 

Për vite më pas, meme-ja e “Epic Sax Guy ” vazhdoi me një jetë të sajën në internet. Frymëzonte karikatura të panumërta dhe imitime. Në Youtube, ka video dhjetë orëshe  të saksofonistit solo, disa prej tyre me miliona shikime. Njerëzit kanë marrë pjesë në sfida të krijuara nga Youtuber me ndikim për të parë këto video në tërësi.

Duket se prodhuesit e muzikës moldave  kanë qenë në dijeni të këtij popullariteti kolateral. Në vitin 2017, Sunstroke Project mori pjesë përsëri në Eurovizion me këngën “Hey Mama”, e cila u interpretua me shumë elemente të memes të Epic Sax Guy, duke përfshirë një version të ri të saksofonistit solo.

Sunstroke Project arriti vendin e tretë me performancën në kompeticionin e vitit 2017, rezultati më i mirë që Moldavia ka arritur ndonjëherë në këtë garë.

Ku janë ata tani?

Ndërsa bota e memeve pret që muzika pop moldave të japë frymëzime të reja, le të shikojmë se çfarë ndodhi me heronjtë e kësaj historie pas-famës së internetit.

Sipas Wikipedia, grupi O-zone u nda në 2005. Disa nga anëtarët e grupit u bashkuan në vitin 2017 për dy koncerte. Faqja zyrtare e grupit artists.universal-music.de/ozone është hequr, ndërsa faqja e tyre e Facebook nuk është përditësuar që nga 2012.

Gary Brolsma u bë një person me famë në internet. Popullariteti i tij u rrit me shfaqje të shumta në mediat e SH.B.A- ve. Ai u votua si ikona numër 1 e internetit në “40 Greatest Internet Superstars” nga kanali  VH1, me “Star Wars kid” që vjen në vendin e dytë. Viti i tij i madh i ardhshëm ishte 2008, kur botoi albumin e tij të parë solo dhe u shfaq në episodin e “South Park”Canada on Strike” si një nga personazhet e internetit që prisnin pagesat e tyre teorike. Youtuber-ët vazhdojnë të prodhojnë referenca dhe reagime ndaj videos së tij, e cila ishte bërë një ikonë e nostalgjisë së internetit.

Sunstroke Project është ende aktiv- uebsajti zyrtar i tyre është funksional pavarësisht se nuk është përditësuar plotësisht deri tani, këtu që mënyra më e mirë për të marrë informacionet e fundit rreth veprimtarive të tyre është nëpërmjet profilit të tyre në Instagram.

Olia Tira u përpoq të përfaqësonte Moldavinë edhe një herë në Eurovizion e vitit 2014, nën emrin e skenës FLUX LIGHT, por nuk u kualifikua në konkurimin kombëtar. Ajo vazhdoi karrierën e saj duke kënduar në rumanisht/moldavisht dhe rusisht dhe rreth katër muaj më parë ajo lëshoi këngën e saj të fundit.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.