See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Blogo për një kauzë

Shkarkoj Blogo për një kauzë

Përfaqësimi me anë të blogut paraqet shfrytëzimin e blogut për të luftuar kundër ndonjë padrejtësie. Njerëzit i shfytëzojnë bloget për të luftuar një sërë padrejtësish, siç është arrestimi me gabim, korrupsioni qeveritar, dëmtimi i mjedisit, dhe keqpërdorimi i të drejtave të njeriut.

Shumë njerëz hapin blog për përfaqësim për shkak se është mënyrë e lirë dhe e lehtë për të krijuar një web-faqe që trajton një çështje të caktuar. Bloget kanë shablone të përgatitura më parë që faqes i japin pamje profesionale. Ato shumë lehtë mund të personalizohen me pamjet grafike, ngjyrat dhe fontet tuaja. Gjithashtu, shumica e platformave për blog (p.sh. Blogger dhe WordPress) janë pa pagesë.1 (Seksioni në vijim përfshin linke për te videot që ju tregojnë se si krijohet një blog me anë të Blogger apo WordPress).

Sidoqoftë, hapja e lehtë dhe pa pagesë është vetëm një nga përfitimet e nisjes së çështjes tuaj në blog. Bloget gjithashtu janë jashtëzakonsisht interaktivë. Çdo publikim, ose artikull, ka pjesë ku vizituesit e sajtit mund të japin komente, duke u mundësuar atyre të bëhen pjesë e bashkësisë së faqes dhe në këtë mënyrë të ndjehen më të kyçur në çështjen tuaj. Përveç kësaj, bloget e bëjnë të lehtë punën me më shumë autorë, duke mundësuar që ta ndani punën e azhurimit të blogut. Në fund, në publikimet tuaja mund të bashkangjisni përmbajtje multimediale – si fotografi, video dhe audio. Ky lloj materiali tërheqës është i rëndësishëm për ta bërë blogun tuaj tërheqës dhe joshës për shfrytëzuesit.

Më në fund, blogu është një vegël e shkëlqyeshme për përfaqësim, për shkak se i mundëson çdo individi që ka lidhje Interneti, të fillojë fushatë për ndryshime sociale, mundësisht me përfshirje globale. Qytetarëve të zakonshëm u jep fuqi të habitshme që t’i kundërvihen pushtetit, të veprojnë si burime alternative të informacionit, organizojnë përkrahës dhe të lobojnë te ata që janë në pushtet. Mjetet për ndryshime sociale i keni në majë të gishtave, prandaj filloni të klikoni.

Shkarkoj Blogo për një kauzë

1 koment

Join the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.