- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Njohje me mediat e qytetarëve

Kategoritë: Aktivizmi dixhital, Arsimi, Liria e fjalës, Media e gazetaria, Teknologjia, Rising Voices

[1]

Shkarkoj “Njohje me mediat e qytetarëve [1]

Po ndodh një ndryshim në mënyrën se si komunikojmë..

Vetëm para dhjetë vitesh të gjithë ne mësonim për botën për rreth nesh nga gazetat, televizioni dhe radioja.

Gazetarët profesionistë shkonin në vende të largëta dhe sillnin shkrime, fotografi dhe video të ngjarjeve që i kanë parë dhe të njerëzve që i kanë takuar.

Diku në darkë, bisedonim për këto shkrime me miqtë dhe familjet tona. Por, dhjetë vjet më parë shumë rrallë, ndoshta asnjëherë, komunikonim drejtpërdrejt me vetë gazetarët. Pjesëtarët udhëheqës të shoqërisë shkruanin editoriale ku i shprehnin mendimet e tyre për çështje të ndryshme, por ne të tjerët i ndanim mendimet dhe qëndrimet tona me një grup të vogël shokësh.

Shumë çka ka ndryshuar gjatë disa viteve të fundit. Duke iu falënderuar veglave të reja si p.sh. blogimit në web, tani është e lehtë të publikohet në Internet. Nga Turqia në Keni e gjerë në Bolivi, çdo ditë njerëzit si ju dhe unë fillojnë t’i ndajnë ngjarjet dhe mendimet e tyre me pjesën tjetër të botës.

Përderisa kjo formë e re e komunikimit tani është në disponim pa pagesë për çdokë, shumica e njerëzve që marrin pjesë jetojnë në lagje të pasura të qyteteve urbane.

Qëllimi i këtij udhëzuesi është të tregojë së çdokush që ka lidhje të Internetit mund të marrë pjesë në bashkëbisedimin e ri global. Kuptimi ynë për botën tani formohet jo vetëm nga gazetat dhe televizioni, por edhe nga
njëri tjetri.

Shkarkoj “Njohje me mediat e qytetarëve [2]