- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Kroaci: Miratohet anëtarësia në BE

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Kroacia, Historia, Ligji, Lufta e konflikti, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e qytetarëve, Politika, Protesta, Qeverisja, Të drejtat e njeriut

Më 10 qershor 2011, Kroacia mori dritë jeshile [1] për t'u bërë anëtarja më e re e Bashkimit Evropian. Kroacia, akoma ka edhe një rrugë të gjatë për ta kaluar para se të bëhet anëtare e BE-së, ndërsa data e anëtarësimit, në rastin më të mirë, ende është e paqartë, që krijon shumë dyshime.

Përveç gjendjes momentale ekonomike në Evropë, i pranishëm është edhe fakti se më 15 prill 2011, Gjyqi ndërkombëtar për krime lufte (GJNKL) i akuzoi [2] ish gjeneralët Ante Gotovina [3] dhe Mlladen Markač [4] për krime lufte.

Siç theksohet [5] në This Just In:

Vendimi gjyqësor u përcoll me bërtitje dhe fishkëllima nga turmat e mbledhura në sheshin qendror të kryeqytetit kroat – Zagrebit, raportoi BBC-ja. Disa njerëz, gjeneralët i konsiderojnë heronj kombëtarë.

Anti-EU protest on the day of ITCY convictions. Image by Flickr user Sophie Guesné, used with permission. [6]

Protestat anti-BE në ditën e akuzave nga GJNKL. Fotografia nga shfrytëzuesja e Flickr, Sophie Guesné, e përdorur me leje.

Duhet pasur parasysh këtë mendim publik, për shkak se para anëtarësimit, Kroacia do të mbajë referendum popullor, i cili po të organizohej tani mund të dështonte, me përafërsisht vetëm 38 përqind të votave “për” [7] ose mund të kalonte me lehtësi me 64 përqind në favor të anëtarësimit [8], varësisht nga burimi.

Edhe përkundër kësaj paqartësie elektorale, qeveria kroate vazhdimisht ka bërë përpjekje për anëtarësim, siç theksohet [9] [kroatisht] në Jutarnji List:

[Kryeministrja Jadranka Kosor [10]] tha se vendimi i Këshillit të Evropës është një moment gëzimi për Kroacinë, veçanërisht kur kihet parasysh fakti se këtë javë Kroacia e shënon 20 vjetorin e pavarësisë. “Gjithmonë kam thënë se ky do të jetë shpërblimi më i madh për përvjetorin e pavarësisë,” theksoi kryeministrja.

Kuptohet, fustracioni më i madh në lidhje me anëtarësimin e këtij vendi me 4.5 milionë banorë ndërlidhet me kohën e gjatë që është dashur për t'u arritur në këtë shkallë, siç është shkruar [11] [kroatisht] në gospon profesor:

Pra, këto gjashtë që kaluan e edhe dy tjera? E unë mendova se kur t'i përfundojmë negociatat, hop, dhe hymë në BE. Mirëpo, jo.

Një komentues i këtij postimi me emrin Kinky Kolumnista [12] [kroatisht] i qaset anëtarësimit në pritje nga një këndvështrim praktik:

Të jemi realë, sikur të mos kishte presion nga BE-ja, asnjëra nga këto përparime të vogla [shtetërore] nuk do të ndodhte dhe do të mbeteshim këneta e njëjtë si më parë […] Shtetet e BE-së janë definitivisht më të suksesshme se ne, dhe ato vende që anashkalohen janë në disavantazh.

Ka edhe shumë për t'u pritur nga Kroacia në dy vitet e ardhshme, mirëpo për momentin të gjitha indikacionet flasin se ata do të jenë anëtari i 28-të i BE-së.