I sheh këto gjuhë këtu? Ne përkthejmë artikujt e Global Voices për ta bërë gazetarinë qytetare botërore të mundshme për këdo.

Teoria e komplotit të CIA-s nga ish koloneli i ushtrisë jugosllave gjen një platformë në mediat serbe

Artikulli i përjavshëm i Vreme “Si koloneli Karan fitoi luftën speciale kundër Serbisë” duke analizuar teorinë e komplotit për qendrën e spiunazhit në një treg makinash, dhe makina lodra.

Ky artikull u publikua fillimisht në Meta.mk News Agency, një projekt i Fondacionit Metamorfosis. Një version i redaktuar është botuar më poshtë si pjesë e një marrëveshje për ndarjen e përmbajtjes.

Disa media serbe kanë botuar kohët e fundit një version të një oficeri ushtarak në pension në të cilin ai promovon një teori që shumë njerëz e shohin si konspirative ose të rreme. Teoria pretendon se shërbimet e inteligjencës së disa shteteve ballkanike janë mbledhur në një treg makinash në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, për të komplotuar vrasjen e drejtuesve të opozitës serbe dhe më pas të  fajësojnë qeverinë për të, si pjesë e një komploti për të rrëzuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Versioni u shkrua nga Ljuban Karan, një ish-kolonel 66-vjeçar në pension i KOS-it  (shërbimi i kundërzbulimit të ish-Ushtrisë Popullore Jugosllave) dhe u botua fillimisht nga gazeta javore serbe Pečat më 19 korrik. Më pas artikulli u ribotua nga disa media serbe, të tilla si Novi Standard, tabloidi Informer dhe Večernje Novosti, e cila është një gazetë në pronësi të shtetit, kryeredaktori i të cilit, Milan Vuçeli  është gjithashtu pronar i Pečat.

Teoria titullohet “Laku për Serbinë” (origjinali: “Омча за Србију”) dhe diskuton ekzistencën e një “lufte të veçantë” kundër Serbisë të udhëhequr nga NATO, dhe “operacioni i ri sekret -Laku, i cili përfshin plan të hollësishëm për shkatërrimin e Serbisë”, siç thotë artikulli. Karan thotë se ai ka analizuar skenarët e mundshëm për shkatërrimin e Vuçiq, dhe paralajmëron vrasjet e mundshme politike të figurave të opozitës (për të cilat, thotë ai, qeveria do të fajësohet). – Ai shkruan.

Ако се упитамо ко би могао бити мета, логично је да то буде неко од опозиционих лидера, можда чак и неко од оних који су под контролом Запада. Са становишта вођења специјалног рата, најефектније би било уклонити некога ко тренутно највише напада актуелну власт. Некога ко би више користио мртав, као „политичка жртва режима“, него као неуспешан опозиционар без подршке народа. Они који су се упустили у прљаве игре са западним обавештајним службама нису ни свесни у коликој су опасности да страдају од прљаве машинерије за коју раде и за коју верују да им користи.

Nëse pyesim veten se kush mund të jetë shënjestra, është logjike që ai të jetë njëri nga drejtuesit e opozitës, ndoshta edhe dikush që kontrollohet nga Perëndimi. Nga pikëpamja e fillimit të një lufte speciale, do të ishte më efektive për të hequr qafe dikë që është duke sulmuar më fuqishëm qeverinë aktuale.   Dikush që do të ishte më i dobishëm i vdekur, si një “viktimë politike e regjimit”, sesa si një opozitë e pasuksesshme pa mbështetjen e njerëzve. Ata që janë marrë me lojëra të ndyra së bashku me shërbimet e inteligjencës Perëndimore as që ja kanë idenë e rrezikut nga të cilët mund të vuajnë si pasojë e makinerisë së tyrë të ndyrë për të cilën punojnë fort dhe besojnë se do të ketë një përdorim.

Karan, i cili ka qenë prej kohësh një  personazh publik në Serbi dhe shpreh shpesh qëndrimet e tij anti-Nato në mediat pro-qeveritare, nuk përmendi asnjë burim në artikullin e tij dhe as nuk paraqiti prova konkrete për të mbështetur pretendimet e tij.

Duke biseduar me gazetën javore Vreme (nr. 1491) në lidhje me teorinë e tij, Karan tha se të dhënat e tij bazohen në “informacione të publikuara në media” dhe interpretimin e tij. Ai nuk specifikoi se cilat raporte mediatike ka përdorur.

Në një konferencë për shtyp, drejtuesit e partisë opozitare Aleanca për Serbinë (Savez za Srbiju) shprehën shqetësimin se pretendimet e Karan përbënin kërcënim ndaj tyre dhe kërkuan një hetim. Ata përmendën që Večernje Novosti, (një nga mediat që ribotoi teorinë e Karanit), është në pronësi të shtetit, dhe gjithashtu pretenduan se kanë prova se ato po monitorohen nga Ministria e Brendshme serbe që nga shtatori 2018.

Duke biseduar me Vreme, Karan u shpreh se ai nuk dëshiron të përçojë një kërcënim me vdekje ndaj opozitës, por thjesht të “paralajmërojë” për të ashtuquajturën luftë të veçantë kundër Serbisë.

Artikulli javor i Vreme “Si koloneli Karan fitoi luftën e veçantë kundër Serbisë”, dhe disa ushtarë lodër . Foto nga Meta.mk News Agency, CC BY.

Tregu i makinave si qendër e pretenduar e një komploti botëror kundër Serbisë

Karan deklaroi se shtetet fqinje si Kroacia, Bullgaria, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë të gjitha pjesë në këtë komplot kundër Serbisë. Ai pretendoi se nje grup i kryesuar nga CIA është duke operuar jashtë një tregu automjetesh në Shkup. Ai shkruan:

Од пре два месеца бугарска обавештајна служба укључила се у заједнички подривачки рад против Србије, а то је отприлике период када је активирана операција „Омча“. Њихови оперативци делују заједно са обавештајцима Македоније, Албаније и Немачке из центра у Скопљу, који је највероватније формирала ЦИА, а који је маскиран у оквиру представништва за продају аутомобила.

Dy muaj më parë, shërbimi bullgar i inteligjencës u bë pjesë e këtij operacionit special të përbashkët kundër Serbisë, domethënë, afërsisht në të njëjtën periudhë kur operacioni “Laku” filloi. Operatorët e tyre janë duke punuar së bashku me agjentët e zbulimit nga Maqedonia, Shqipëria dhe Gjermania nga Shkupi, një grup që ka shumë të ngjarë të jetë formuar nga CIA, i kamufluar si një treg automjetesh.

Një javë më parë, në 12 Korrik, deputeti i Partisë Progresiste Serbe, Milovan Drecun tha në një intervistë për RTS (kanali kombëtar) se kryeministri maqedonas Zoran Zaev duhet të japë shpjegim rreth “ekipit të fortë të inteligjencës Perëndimore i kamufluar si një treg automjetesh në Shkup”. Kjo me sa duket ka qenë hera e parë që një pohim i tillë është shprehur nga një personazh publik, dhe mund të kishte shërbyer si një bazë për pretendimet e kolonelit në pension.

Publiku maqedonas nuk duket se është i vetëdijshëm se ka një treg makinash në Shkup që mund të shërbejë si një shtab operacioninal kundër Serbisë. Një informacion i tillë deri më tani nuk është publikuar në asnjë media në Maqedoninë e Veriut, madje as si spekulim. Gazetarët maqedonas kanë theksuar se nëse do të ekzistonte një “treg i tillë i kamufluar i makinave” në Shkup, nuk ka gjasa që do të mbetej i pazbuluar. Në veçanti, kjo duket si diçka që nuk do të kishte shkuar pa u vënë re nga mediat kritike për qeverinë aktuale maqedonase pro-NATO.

Lajme të rreme, analistë të rremë

Sipas gazetarit të Vreme, Slobodan Georgijev, i cili intervistoi Karan, është saktësisht ekzistenca e artikujve të tillë që tregojnë se Serbia “është me të vertetë e përfshirë në një lloj lufte të veçantë, por është një luftë që regjimi po zhvillon kundër secilit që mendon, flet dhe punon ndryshe nga Vuçiç dhe ekipi i tij”. Sipas tij, në atë luftë, media luan ndoshta rolin kryesor. “Lajme të rreme, media të rreme, gazetarë të rremë, analistë të rremë – ata kanë përmbytur hapësirën e mediave serbe,” përfundon Georgijev.

Gjatë viteve të fundit, termi “Lak” u përdor nga disa tabloide të Beogradit, të tilla si Informer ose Srpski Telegraf, të njohura për publikime të dezinformatave për komplote botërore kundër Serbisë. Këto media shpesh promovonin idenë se presidenti serb ishte në rrezik, dhe variantet e shprehjes “laku rreth qafës së Vuçiçit po ngushtohet” ishin të zakonshme.

Komento

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.