Ballkan: Më shumë se gjysma e popullatës e përdorin internetin

Sipas një raporti të paradokohshëm, ka diku mbi 10.5 milionë shfrytëzues të internetit në Balkan/ish-Jugosllavi, që e përbën 51.7 përqind të popullatës së rajonit [serbisht; shih tabelën e mëposhtme].

Konstatimet [.zip, serbisht] të cituara nga Huge Media, në bashkëpunim me Marko Tomićin, student i Fakultetit të Shkencave Organizative të Universitetit të Beogradit, tregojnë se Sllovenia ka nivel më të lartë të penetrimit të Internetit (63.29 përqind), ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ka nivel më të ulët (51.76 përqind janë shfrytëzues të Internetit).

Është interesante se mbi gjysma e popullatës në Serbi dhe në Kroaci është në Internet, dhe autorët e këtyre konstatimeve konsiderojnë [serbisht] se është bërë një hulumtim jo i plotë i shfrytëzimit të internetit nga ana e Entit statistikor të Republikës së Serbisë (RZS):

…Sa i përket shfrytëzuesve të internetit, ne mendojmë se vlerësimi i RZS-së është jo i plotë dhe nuk i përfshin shfrytëzuesit e internetit nëpërmjet celularëve. […ata] e kanë shqyrtuar vetëm një bashkësi të caktuar të dhënash që na jep informatë për një çështje të caktuar, mirëpo nuk e jep pasqyrën e plotë që na intereson neve.

Facebook-u është destinacioni më i popullarizuar: mbi 70 përqind të shfrytëzuesve të internetit në Serbi kanë profil të tyre Facebook, ndërsa 63 përqind  – në Kroaci:

Koha mesatare që kalohet në Facebok është 25 minuta (edhe në Serbi edhe në Kroaci), dhe shfrytëzuesi mesatar në Serbi e kontrollon profilin e tij/të saj në Facebook, 16 herë në ditë, ndërsa në Kroaci, 13 herë në ditë.

[…]

Numri në rritje i shfrytëzuesve të Facebook-ut mund të sqarohet me banorët jorezidentë të Serbisë dhe të Kroacisë që e shfrytëzojnë këtë rrjet social gjatë udhëtimeve të tyre.

Dinamika sociale onlajn dhe aktivitetet në Facebook nuk dallojnë shumë në vendet e tjera të Ballkanit. Vitin e kaluar, publikuam të dhënat për të rinjtë serbë që pjesën më të madhe të kohës së tyre në Facebook, e kalojnë duke komunikuar me miqtë e tyre (61 përqind), duke i pëlqyer (“like”) statuset e tyre (66 përqind), duke ndarë përmbajtje dhe informata me të tjerët (56 përqind), duke shkruar porosi private (47 përqind), dhe duke luajtur lojëra (22.4 përqind).

Institucionet statistikore dhe arsimore në secilin vend ballkanik mund t'i mbledhin dhe t'i shfrytëzojnë të dhënat për aktivitetet relevante onlajn, për t'i zbuluar dhe për t'u fokusuar te shfrytëzuesit e tyre kritikë, për t'i përshtatur politikat dhe planet e tyre aksionale duke u bazuar në ato të dhëna.

Do të ishte interesante të shihet shpërndarja e shfrytëzuesve sipas moshës dhe të dhëna të tjera relevante demografike, si dhe të bëhet një analizë e interkasioneve sociale onlajn, në internet dhe në faqet e mediumeve sociale.

Për momentin, po bëhet një hulumtim për shfrytëzimin e mediumeve sociale nga të rinjtë, studentët, kuadri arsimor dhe shkencëtarët në Serbi, mirëpo në një farë mënyre ai është i kufizuar, pasiqë nuk mund të konsiderohet si mostër për tërë popullatën e Ballkanit. Çdo vend mund t'i përpunojë të dhënat e tyre nacionale për të bërë analiza statistikore në të ardhmen.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.