I sheh këto gjuhë këtu? Ne përkthejmë artikujt e Global Voices për ta bërë gazetarinë qytetare botërore të mundshme për këdo.

Ligji i ri i Kremlinit kundër ‘mungesës së respektit në internet’ do shumë për t'u zbatuar

Faqa hyrëse për VKontakte, rrjeti social më i preferuar në Rusi. Foto: Maxim Edwards

Në 31 mars, Yuri Kartyzhev hyri në rrjetin social rus VKontakte dhe quajti Presidentin Vladimir Putin një “idiot të paimagjinueshëm.” Ishte koha e gabuar për një vepër të tillë; më parë atë muaj , Putin nënshkroi një ligj të ri, duke i lejuar gjykatat të gjobisin ose të burgosin njerëz që janë fajtorë për “deklarata ofenduese” kundrejt autoriteteve online. Kartyzhev kishte “nderin” e të qenurit  njeriu i parë i dënuar me ligjin e ri ; në 31 prill ky marangoz nga një qytezë e vogël në rajonin e Novgorodit u gjobit me  30,000 rubla (480 USD) për postimet e tij; minimumi i shumës që një gjykatë mund të kërkojë për një ofendim.

Një vështim i përciptë tek RuNet zbuloi dhjetra në mos qindra deklarata të ngjashme rreth atyre të cilët janë në pushtet. Shumë përdorues të rrjeteve sociale u tmerruan; një turmë online u krijua në solidaritet me Kartyzhev, ose të paktën opinioni u shpreh. Hashtag-u #Сказочный (“e paimagjinueshme” ose “magjike”) mund të gjendet tashmë në të gjithë rrjetin e RuNet në nder të tij. Në qoftë se mund t'i ndodhte Kartyzhev-it, mund t'i nodhte kujdo tjetër dhe në fakt ndodhi. Në 15 korrik, aktivisti Igor Gorlanov u akuzua nga policia në  Novokuznetsk për shkelje të ligjit vetëm se shpërndau një link tek një artikull i MediaZona i cili përmbante nje kuotë të Kartyzhev.

Çështja Gorlanov duket veçanërisht absurde, por është vetëm maja e ajsbergut. Në 10 korrik Pavel Chikov, një gjykatës i cili punonte për organizatën e të drejtave të njeriut “Agora”, pa se në kanalin e Telegramit të tij, me numërimin e tij, ishin hapur mbi 20 raste gjyqësore duke iu referuar ligjit të ri kundër ofendimit të autoriteteve. Disa muaj pas miratimit të ligjit, duket se është zbatuar në mënyrë jokonsistente dhe të paparashikueshme, disa çështje janë lënë mënjanë, ndërsa zyrtarë të qeverisë e kanë kritikuar hapur keqpërdorimin e ligjit nga ana e elitës lokale. Roskomsvoboda, një OJQ e cila monitoron lirinë online në Rusi, theksoi se ligji “dështoi”.

Ditë e prezantimit të ligjit, politikani i spikatur opozitar  Alexey Navalny u shpreh rreth ligjit duke postuar ne Twitter:

Nga dita e sotme, një ligj i ri është në efekt në Rusi, i cili ndalon ofendimet online ndaj qeverisë. Unë, Alexey Navalny, deklaroj: administrata presidenciale dhe qeveria e Federatës Ruse janë një grup hajdutësh, zullumqarë dhe armiqë të Rusisë. Këshilli i Federatës është i mbushur me mashtrues. Rusia e Bashkuar është nje grumbull keqbërësish dhe hajdutësh,

Kemi të bëjmë me një spektër më të gjërë në këtë ligj, i cili qe një paketë amendamentesh që gjithashtu përfshinte dënime të ngjashme për shpërndarjen e “lajmeve të reme.” Të dyja janë pjesë e një hapi të madh legjislativ drejt “sovranietit në internet” propozuar nga senatori Andrey Klishas dhe deputeti i Dumës Andrey Lugovoi në  Dhjetor 2018. Faqet e internetit të cilat nuk heqin materialet ofenduese brenda 24 orëve mund të bllokohen nga autoritetet ; Meduza raporton se në prill, dy faqe interneti nv qytetin e Yaroslavl u përballen me kërkesa të tilla nga media e udhëhequr nga shteti Roskomnadzor pasi refuzuan të fshinin fotografi të një grafiti që ofendonte presidentin Putin, vizatuat në anë të ndvrtesës së Ministrisë së Brëndshme.

Roskomnadzor, që mban një pjesë të barrës së zbatimit të ligjit të ri, nuk duket të ketë një vizion të qartë se si të veprohet. Për shembull, zyrtarët e përfshirë në ndalimin e shkurtër të uebsajteve të Yaroslavl cituan legjislacione që s'lidheshin me paralajmërimet e tyre ndaj redaktorëve. Për më tepër, në muajin prill, shërbimi rus i BBC raportoi se zyrtarët e Roskomnadzor u përpoqën të shpjegonin pasojat e ligjit të ri tek menaxherët e medias, por nuk mund të binin dakord se cilat kushte specifike ishin fyese, duke konkluduar se secili do të duhej të shqyrtohej rast pas rasti .

Pastaj përsëri, si me  “legjislacionin famëkeq të “anti-ekstremizmit”, ndoshta paqartësia e ligjit të ri është arsyetimi i saj.  ndalojnë “shprehje të pahijshme dhe mosrespektim të dukshëm ndaj shoqërisë, shtetit, simboleve shtetërore zyrtare dhe kushtetutës së Federatës Ruse dhe organeve që ushtrojnë autoritet shtetëror në Federatën Ruse”.  Ndryshimet e reja të nenit të kodit administrativ mbi “huliganizmin e vogël”  ndalojnë “shprehje të pahijshme dhe mosrespektim të dukshëm ndaj shoqërisë, shtetit, simboleve shtetërore zyrtare dhe kushtetutës së Federatës Ruse dhe organeve që ushtrojnë autoritet shtetëror në Federatën Ruse”.  Nuk ka sqarime se çfarë përbën “pavdekësi” dhe “mungesë respekti të qartë”.

Kur u pyet për ligjin në “Linjën e Drejtpërdrejtë” të muajit të kaluar, një shfaqje vjetore në të cilën qytetarët mund të bëjnë pyetje të presidentit, Putini e arsyetoi vendimin e tij duke referuar një iniciativë të ngjashme në Gjermani. Megjithatë, ai gjithashtu shprehu shqetësime rreth keqpërdorimit të tij dhe theksoi se ishte hartuar kryesisht për të ndaluar mosrespektimin e simboleve shtetërore, në një kritikë të fshehtë të përpjekjeve të hapta për të zbatuar ligjin në rajonet e Rusisë.

Për shembull, më 26 qershor, një gjykatë në Abakan, Khakassia,, hodhi poshtë një çështje kundër Vyacheslav Shoyev, një banor i Krasnoyarsk, i cili e quajti Valentin Konovalov, guvernator i rajonit siberian, një “zvarritës dhe një budalla” në një postim në Facebook. Sekretari i shtypit i Konovalov deklaroi se guvernatori nuk luajti asnjë rol në rastin kundër Shoyev, duke sugjeruar që arrestimi të ishte një vendim autonom nga shërbimet e sigurisë.

Në mënyrë të ngjashme, më 28 qershor, një gjykatë në Tatarstan hodhi poshtë një çështje kundër Maxim Semin, i cili sipas materialeve të rastit kishte postuar “vlerësime negative” të një partie politike në një grup VKontake. Partia nuk është emëruar, por media e MBK gjeti postin e ofendimit, në një grup të quajtur “Tipychny Dzhalil”, në të cilin Semin e quajti partinë në pushtet Rusinë e Bashkuar një “bandë e vjedhësve dhe mashtruesve”, duke shtuar adresën e tij dhe fjalët “nëse je një njeri i vërtetë, ju do të dini se ku mund të më gjeni! “Gjykata vendosi që” vlerësimi negativ i veprimtarive të një partie politike nuk përbën objektivisht një shkelje sipas [artikullit] “.

Për më tepër, më 10 korrik, një gjykatë në Izhevsk, Udmurtia, gjobiti lojtarin vendas të hokejit Daniil Fertikov 30,000 rubla (480 USD) pasi shkroi një “mesazh të turpshëm” për guvernatorin Alexander Brechalov. Të njëjtën ditë, Mikhail Fedotov, avokati i popullit të Rusisë për të drejtat e njeriut, e quajti vendimin e gjykatës “të papërshtatshëm” dhe theksoi se ligji ndalonte vetëm mosrespektimin ndaj organeve që ushtronin pushtet shtetëror (p.sh. federal) si presidenti dhe parlamenti.

“”Le të mos harrojmë se shqetësimet e rendit publik, kur shoqërohen me gjuhë banale në një vend publik, konsiderohen veprime të huliganizmit nga Kodi Administrativ i Federatës Ruse […] Të japësh dënimet për sharje dhe ofendime në rrjetet sociale është si të përpiqesh të bësh një vrimë në ujë “, tha Fedotov.

Një ndërhyrje tjetër u bë në 19 qershor nga Leonid Levin, kryetar i Komitetit të Politikës së Informimit të Dumës së Shtetit, icili  sygjeroi që guvernatorët dhe autoritetet lokale po tejkalonin përgjegjësitë e tyre. “Ligji rigorozisht thotë se ka të bëjë me institucionet e pushtetit, që do të thotë presidenti, qeveria, kushtetuta, parlamenti dhe gjykatat”, tha Levin. “Nuk duhet të përdoret vetëm për ndonjë kryetar bashkie apo guvernator. Për fat të keq tani po dëshmojmë përpjekjet e elitave rajonale lokale për ta përdorur këtë ligj për të zgjidhur konflikte me figura publike dhe gazetarë. “

Roskomsvoboda vuri në dukje se numri më i madh i këtyre rasteve në muajt e fundit kanë ndodhur në rajonin Archangelsk, ku protestuesit vendas janë ndeshur me autoritetet mbi një landfill të planifikuar për plehra nga Moska. Disa prej këtyre rasteve kishin të bënin me deklarata ofenduese ndaj guvernatorit të rajonit Igor Orlov. Më 2 korrik, Svetlana Baksheevska, një banore e qytetit Kotlas në rajon, u bë personi i parë që e kishte sjellë ligjin e ri kundër saj më shumë se një herë,  për shkak të deklaratave për guvernatorin Orlov në Vkontakte.

Është e vështirë për të thënë ekzaktësihst se si përdorues të RuNet mund të shmangin penalizime nga ligji i ri. Stanislav Seleznev, një gjykatës i “Agora”, u shpreh  në një intervistë me RFE/RL se në disa raste, si ai i gjygjit të Baksheyeva’s , the prosecution did not invoke any independent professional assessments and simply entered the offending words into the court record as self-evident violations of the law.

Për të qenë në anën e sigurt ,do të ishte më mirë t'u shmangeshim fjalëve te Kartyzhev-it. Ose në çdo rast, përdorini ato në mënyrë kreative sipas sygjerimit të “Grani.RU”:

“Nëse, në parim, ju nuk doni të largoheni nga VKontakte, ju gjithmonë mund të shkruani “Putin është një bujk i pa imagjinueshëm!” , ose “Putin është një Loros!” [një veshje e qendisur, e veshur nga perandorë Bizantinë, e cila shpesh shihet në ikonografine Ortodokse;]

Komento

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.