- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Maqedonia e Veriut krijon një park të ri kombëtar që zë 2% të territorit të saj

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Maqedonia e Veriut, Ekonomi e Biznes, Lajme të mira, Media e qytetarëve, Mjedisi, Zhvillimi
[1]

Pamje nga Malet e Sharrit. Foto nga Jovan Bozhinoski, përdorur me leje nga Shoqëria Ekologjike Maqedonase.

Kjo histori është bazuar në reportazhin e Meta.mk [2] dhe PortAlb.mk [3]. Një version i përpunuar është ribotuar këtu me anë të një marrëveshje për ndarjen e përmbajtjes midis Global Vocies dhe Metamorphosis Foundation.

Më 30 qershor 2021, Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi një ligj që shpall disa pjesë të Maleve të Sharrit [4] park kombëtar, duke e bërë zonën parkun e katërt kombëtar në vend, por edhe i pari që caktohet kështu që nga pavarësia e vendit në 1991.

Malet e Sharrit shtrihen nga Kosova dhe veriperëndimin e Maqedonisë së Veriut deri në verilindjen e Shqipërisë dhe përfaqësojnë 2% të masës tokësore të Maqedonisë së Veriut.  Përcaktimi i zonës si park kombëtar rrit përqindjen e zonave të mbrojtura në Maqedoninë e Veriut në 11% të masës totale tokësore.

Malet e Sharrit përfshijnë 28 liqene dhe shumë burime të tjera natyrore. Popullsia e saj prej 26,000 banorësh është e ndarë në 30 fshatra dhe ata shpresojnë se zona e re e parkut kombëtar do të ndihmojë në ringjalljen e ekonomisë lokale ndërmjet eko-turizmit.

Një ditë e madhe e lavdishme sot për ??! #Malet e Sharrit [6], një thesar i #biodiversitetit [7] në ?? zyrtarisht është ?? #parku kombëtar [8] më i ri.#NatureBeauty [9] #beauty [10] #GenerationRestoration [11] #NaturalBeauty [12] #shar [13] #PopovaShapka [14] #environment [15] #nature [16] #naturemk [17] #prirodamk [18] #животнасредина [19] #природа [20] pic.twitter.com/6ywu7WybrL [21]

— MOEPP (@MOEPPMKD) 30 qershor, 2021 [22]

Pasi 66 prej 120 deputetëve votuan në favor të miratimit të ligjit, Ministri i Mjedisit Naser Nuredini theksoi se ky akt hap një kapitull të ri dhe mundësi jo vetëm për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe mjedisit të vendit, por edhe për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik, bashkëpunimin ndërkufitar dhe mundësi të reja ekonomike si zhvillimi i markave dhe formave të ndryshme të turizmit.  Nuredini tha se:

By declaring the Shar Mountains a protected area, it is put under protection, and it allows for the establishment of a system for sustainable management of an area that is considered a treasure trove of biodiversity, a home to two-thirds of all plant species in North Macedonia and rich and endemic plant and animal life. It contains exceptional natural beauty, geological diversity, hydrological characteristics, landscape and cultural values.

Duke i shpallur Malet e Sharrit si një zonë e mbrojtur, vendosen nën mbrojtje dhe lejojnë krijimin e një sistemi të menaxhimit të qëndrueshëm për një zonë e cila konsiderohet si një thesar i biodiversitetit, një shtëpi për dy të tretat e të gjitha llojeve të bimëve në Maqedoninë e Veriut dhe e pasur në bimë endemike dhe jetë shtazore.  Ka një bukuri të jashtëzakonshme natyrore, larmishmëri gjeologjike, karakteristika hidrologjike, peizazhe dhe vlera kulturore.

Përgatitjet për projektligjin filluan në shtator të 2020, duke ndjekur vendimin e qeverisë në 5 maj për të pranuar një propozim nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Fizik për ta shpallur zonën një park kombëtar.  Ministria u ngarkua me organizimin e një debati publik dhe përgatitjen e një projektligji.

Shoqata Ekologjike Maqedonase dhe Miqtë e Platformës Shara e përshëndetën [23] miratimin e ligjit.  Deklarata e tyre njohu të gjitha palët e përfshira në bërjen e shpalljes, një proces i përpiktë që zgjati 27 vjet.

Robertina Brajanoska, drejtoreshë ekzekutive e SHEM, vuri re se:

“Shar Mountain area holds tremendous values in terms of biodiversity, but also significant are its cultural values and the traditional resource use practices. In fact, this is what makes Shara a unique mountain. Its legal protection presents great success and a step forward to overcoming the pressures it is facing, but there still remains a bigger task – undertaking efficient measures to conserve and manage this important area.”

‘’Zona e Maleve të Sharrit ka një vlerë të jashtëzakonshme për sa i përket biodiversitetit, por gjithashtu me rëndësi janë dhe vlerat kulturore dhe praktikat tradicionale të përdorimit të burimeve. Në fakt, kjo është çfarë e bën Sharrin një mal të veçantë. Mbrojtja ligjore paraqet një sukses të madh dhe një hap përpara për kapërcimin e presionit me të cilën zona po përballet, por ka ende një detyrë më të madhe. Kjo është marrja e masave efektive për mbrojtjen dhe menaxhimin e kësaj zone të rëndësishme’’.

Presidenti i SHEM, Sllavço Hristovski, vuri në dukje karakterin historik të shpalljes, pasi hera e fundit që një zonë e mbrojtur u caktua ishte Parku Kombëtar i Galiçicës në 1958.

Shpallja e pjesës së Maqedonisë Veriore të Maleve të Sharrit si park kombëtar paraqet pjesën që mundon në puzzle-in rajonal, duke rezultuar në një zonë të mbrojtur ndërkufitare me një sipërfaqe totale prej 244,617 hektarësh.  Ka pasur një  Park Kombëtar në Kosovë [24] që prej 1986 ndërsa Parku Kombëtar Korab-Koritnik [25] i Shqipërisë u krijua në 2011. Këto dy zona janë i janë bashkangjitur Parkut Kombëtar të Mavrovos [26], duke siguruar mbrojtje integrale të zonës dhe vlerave të saj të jashtëzakonshme biologjike dhe estetike.

Një prej specieve në rrezik zhdukje të gjendura në këtë zonë është rrëqebulli ballkanik [27], nga i cili vetëm rreth dyzetë mbijetojnë.

[28]

Dhelpra e Sharrit.  Foto nga Toni Stojanovski, përdorur me leje nga Shoqëria Ekologjike Maqedonase.

Zhvillimi mbetet ende një rrezik

Aktivistët paralajmërojnë se, edhe pse Malet e Sharrit u shpallën si park kombëtar, kjo gjë nuk do e ndalojë zhvillimin hidroenergjetik të zonës.

Mjedisi natyror në të gjithë Ballkanin është nën kërcënimin serioz nga një bum i zhvillimit hidroenergjetik. Ndërtimi i mbi 2700 hidrocentraleve të vegjël  [29] është subvencionuar nga shtetet përkatëse. Kritikët thonë se qeveritë po nxitojnë në projekte ndërtimi pa vlerësuar si duhet ndikimin e tij në mjedis dhe se projektet janë të zhytura në korrupsion.

Hisen Xhemaili, drejtori i Administratës për Mbrojtjen e Mjedisit, i tha Portalb.mk [30] se shtatë hidrocentrale të tillë janë aktualisht nën ndërtim në Malet e Sharrit.

[31]

Ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël në Malet e Sharrit ka filluar. Foto nga Portalb.mk, përdorur me leje.

Sipas aktivistit Sadik Abdirahimi, hidrocentralet po ndërtohen nga manjatë të lidhur me partitë në pushtet. Ai thotë se lumenjtë dhe përrenjtë në Malet e Sharrit tashmë janë shkatërruar nga ndërtimet.

Abdirahimi, i cili është gjithashtu anëtar i shoqatës së alpinizmit ‘’ Peaktrip [32]’’ tha se:

…we're seeing mass destruction of the development potential for ecotourism and the alternative tourism in the mountainous villages and the surroundings of Tetovo. We are witnesses to this catastrophe, but, unfortunately, we are not strong enough to implement justice against the tycoons close to the parties in power that are deciding the “bright future” of the new generations, directing them to look to the West as a place to live.

Po shikojmë shkatërrim masiv të zhvillimit të mundshëm të ekoturizmit dhe turizmit alternativë në fshatrat malorë dhe rrethinat e Tetovës. Po e dëshmojmë katastrofën, por për fat të keq ne nuk jemi të aq të fortë sa të vendosim drejtësi ndaj manjatëve të lidhur ngushtë me partitë në pushtet, të cilat po vendosin për ‘’të ardhmen e ndritur’’ të brezave të rinj, duke i drejtuar ata të shkojnë në Perëndim për të jetuar.

Lugina e Leshnicës është një tjetër zonë e cila  është shkretuar [33] si pasojë e zhvillimit hidroenergjetik. Burimet e Leshnicës janë burimi kryesor i ujit të pijshëm për Tetovën [34], qyteti më i madh i rajonit të Pologut [35], i cili gjendet në rrëzë të Maleve të Sharrit. Zona ka qenë gjithashtu një destinacion popullor për alpinistët.

‘’Por me ndërtimin e hidrocentralit, ai popullaritet po bie’’,- shton Abdirahimi.  ‘’Vitin e kaluar klubi ynë i alpinizmit organizoi 3 ngjitje në Leshnicë me 300 persona në total dhe çdo fundjavë para fillimit të ndërtimit të hidrocentralit, ky vend u vizitua nga shumë turistë të huaj’’,-tha ai.

Para një viti, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ana Petrovska, paralajmëroi rreth rreziqeve që paraqesin për burimet e ujit të pijshëm të Tetovës hidrocentralet që po ndërtohen në Malet e Sharrit  Drejtori i Administrimit të Mbrojtjes së Mjedisit, Hisen Xhamaili, megjithatë, mohoi se hidrocentralet nuk përbëjnë rrezik për furnizimin me ujë të pijshëm të zonës dhe se para se të jepnin leje, shumë institucione u konsultuan.  Xhemaili i tha Portalb.mk se hidrocentralet nën ndërtim e sipër ishin në një fazë të avancuar dhe se sapo të mbaronin, asnjë hidrocentral tjetër nuk do të ndërtohej në Malet e Sharrit.

Sfida tjetër: Një plan menaxhimi efektiv

Deklarata e statusit të parkut kombëtar për Malet e Sharrit është debatuar për vite me radhë, mirëpo procesi u përshpejtua në muajt e fundit.  Në muajin Prill dhe Maj projektligji kaloi dy lexime në parlament dhe përfundimisht u miratua me një shumicë votash.

Sipas Metin Muharemit, presidenti i platformës Miqtë e Sharrit [36], sfida më e madhe do të jetë përgatitja e një plani menaxhimi për tre vitet e ardhshme.  Ai ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në procesin e përgatitjes së planit.

[37]

Malet e Sharrit. Foto nga Aleksandër Donev, përdorur me leje nga Shoqëria Ekologjike Maqedonase.

Përveç hidrocentraleve, mjedisi natyror i Maleve të Sharrit janë ende të rrezikuara [38] nga faktorë të tjerë si : prerja e jashtëligjshme e pemëve, gjuetia pa leje dhe urbanizimi i vazhdueshëm përmes ndërtimit pa leje, rrugëve të reja dhe shndërrimit të tokës.

Sipas Shoqërisë Ekologjike Maqedonase, shpallja e zonës si park kombëtar dhe plani i menaxhimit duhet t’i japin fund çështjeve, por autoriteti i ardhshëm i menaxhimit gjithashtu do të duhet të punojë shumë në monitorimin e aktivitetit të paligjshëm, edukimin e vendasve dhe krijimin e aktiviteteve dhe stimujve që do të lejojnë vendin të marrë përfitime reale nga mbrojtja e kësaj zone dhe ekosistemit të saj të çmuar.