Traditat e kuzhinës bullgare si një mënyrë për të rivendosur kujtesën kulturore: pjatat e harruara të gjyshes në fshatin Antimovë

Ushqim tradicional nga Bullgaria. Foto nga Tsetsa Hristova, e përdorur me leje.

Ky është artikulli i tretë i një serie prej tre pjesësh nga Dessislava Dimitrova dhe Nevena Borisova rreth mënyrës se si gratë sipërmarrëse nxisin ringjalljen e traditave të kuzhinës në pjesë të ndryshme të Bullgarisë, si pjesë e lëvizjes moderne të ushqimit të ngadaltë, duke nxitur turizmin dhe duke luftuar shpopullimin.

Harta e Bullgarisë që tregon vendndodhjen e fshatrave Yavornitsa, Antimovo dhe Plevun. Bazuar në hartat nga artikujt përkatës të Wikipedia-s, CC BY-SA 3.0.

Tsetsa Hristova jeton në fshatin Antimovë në veriperëndim të Bullgarisë që nga viti 1974. I ndodhur në rajonin më të varfër në BE, fshati është rreth një kilometër larg nga lumi Danub, i vendosur në një zonë plot me bukuri natyrore dhe peizazhe mahnitëse. Peshkimi ka qenë një mjet jetese jetik për popullsinë vendase, prandaj ushqimet si pjata vllahe e peshkut e quajtur Saramură, janë emblematike për rajonin.

Tsetsa është ndër ata pak njerëz që përpiqen të mbajnë gjallë frymën e fshatit gjithnjë e më të shpopulluar (duke pësuar një fat të ngjashëm me pjesën tjetër të fshatrave në rajon) përmes traditave të kuzhinës dhe kulturore. Ajo është gjithashtu sekretare e qendrës së komunitetit lokal (“çitalishte” në bullgarisht). Popullsia lokale tani është ulur në rreth 450 njerëz, nga rreth 2300 (katër dekada më parë).

Tsetsa Hristova

Tsetsa Hristova. Foto nga arkiva personale, e përdorur me leje.

„Селото бе към 2300 жители. Няма да забравя гълчавата на хората и добитъка сутрин и вечер. Хора с каруци, трактори, мотики на рамо отиваха на полето, градините се огласяха със смях и настроение, ливадите бяха пълни със стада крави, овце, кози. Вечер, като се прибираха, бе неописуемо – блеене от всеки двор на агънца и яренца, очакващи майките им да се приберат от паша, детски гласове огласяха до късно вечер мегданите. Всяка неделя духовата музика свиреше на площада, хората излизаха като на празник.“

“Kanë qenë rreth 2300 banorë. Nuk harroj zhurmën e shumë njerëzve dhe bagëtive që mblidheshin mëngjeseve dhe mbrëmjeve më parë. Njerëzit me karroca dhe traktorë shkonin në fushë dhe kopshtet e shtëpive jehonin nga të qeshurat. Livadhet ishin plot me kope lopësh, delesh e dhish. Në mbrëmje, blegërima e qengjave dhe kecave që prisnin nënat e tyre të ktheheshin nga kullota, përziheshin me zërat e fëmijëve të fshatit që luanin jashtë deri në muzg. Çdo të diel kishim muzikë live në sheshin kryesor dhe njerëzit merrnin pjesë në mënyrë festive.”

Pasi shkolla u mbyll për shkak se nuk kishte më nxënës, qendra komunitare u bë boshti i vetëm i jetës shoqërore, ku Tsetsa, e mbështetur nga vendasit e tjerë, drejton aktivitete të tilla si rikrijimi i traditave kulturore dhe ritualeve të vjetra ortodokse, duke përfshirë grupet e vallëzimit popullor.

Tsetsa themeloi një klub tradicional të kuzhinës, “Pjatat e harruara të gjyshes”, me synim ruajtjen dhe rikrijimin e pjatave lokale. Klubi kishte grumbulluar gjithashtu receta të shumta nga rajoni vllah. Tsetsa sheh ngjashmëritë (thelbin e pjatave) dhe dallimet (në kushtet e formës dhe përdorimit të erëzave) midis kuzhinës bullgare dhe rumune në rajon.

Klubi përfshin 13 burra dhe gra të moshës së mesme. Përpjekjet e tyre për të tërhequr anëtarë më të rinj kanë qenë të pasuksesshme. Për shkak të COVID-19, ata duhej të ndalonin serinë e aktiviteteve të tyre publike, të cilat përfshinin gatimin në zjarr dhe demonstrimin e zanateve lokale për turistët. Vazhdimi i aktiviteteve pas pandemisë ka qenë gjithashtu një sfidë.

“Nuk mund të them se të gjitha recetat, të cilat ne synojmë t'i botojmë edhe në një libër, janë tipike vetëm për rajonin, por shumica e tyre janë tipike,” shpjegon Tsetsa, ndërsa rendit disa pjata të veçanta, si rrotullat vllahe (lakër me oriz dhe Mish):

„Например папицата ( прави се от сварени кисели сливи, домати, люти чушки, копър и чесън) се ползва за овкусяване на супи, сармички, но е и превъзходно средство за изтрезняване ). Също – агнешка главица, просеник, запържени хапки от качамак, трезве чорба ( прави се след големите празници за разтоварване след преяждане). Те са позабравени, но предвид на интереса към тях по време на различни изяви, смятам, че ще могат да се популяризират и да са достъпни за всеки.“

Për shembull, papitsa (e bërë nga kumbulla të tharta të ziera, domate, speca djegës, kopër dhe hudhër) përdoret për t'u dhënë shije supave dhe rrotullave. Gatimet e tjera lokale përfshijnë kokën e qengjit, pjata me bazë misri si proseniku dhe copa kaçamaku të skuqur, si dhe supë esëll (përdoret për t'u esëll gjatë festimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri). Këto gatime tashmë janë pak të harruara, por duke pasur parasysh interesin ndaj tyre, mendoj se mund të bëhen të aksesueshme për të gjithë.

Tsetsa vëren se, për breza të tërë, në çdo rast, në gëzime e hidhërime, këto pjata kanë qenë të pranishme në tryezë. Dhe recetat pasqyrojnë detaje interesante për jetën e përditshme në të kaluarën. Për shembull, në një kohë, sasia e mishit të vendosur në një pjatë ishte një shenjë e pasurisë së familjes.

Maji është emocionues për fshatin, sepse është muaji kur zhvillohet Festivali Ndërkombëtar Folklorik, një ngjarje e përvitshme që nga 2010. Në të marrin pjesë njerëz nga Bullgaria dhe vendet fqinje Serbia dhe Rumania. Tre vite më parë, klubi i kuzhinës filloi të marrë pjesë në program.

„Стараем се да приготвяме храна в стари съдове – казани, глинени гърнета, тигани. В зависимост от това, което ще представим, всеки се заема с конкретна задача – замесване на тесто, рязане на зеленчуци, кълцане на месо (за сарми) или други ястия, палене на огньове, осоляване на рибата и какво ли още не. Тръпката е неописуема при тези приготовления, а когато видим задоволството на хората, опитали от ястията, удовлетворението е пълно.“

“Ne përpiqemi të përgatisim ushqim me enë të vjetra – kazan, tava balte, tava metalike. Secili prej nesh merr përsipër detyra të ndryshme: përgatitjen e një brumi, prerjen e perimeve ose mishit, etj. Kur shohim kënaqësinë e njerëzve që provojnë pjatat, lumturia është e plotë!”

Trashëgimia

Takimi me Temenuzhkan, Rukien dhe Tsetsan të bën të ndjesh sikur traditat dhe recetat shekullore për të cilat flasin janë të paharrueshme, por fatkeqësisht nuk është kështu. Nismat e tyre kanë nevojë për mbështetje në nivel lokal dhe kombëtar, duke përfshirë rregulloren që jo vetëm lejon, por e bën më të lehtë për prodhuesit e ushqimeve që të duken dhe të kenë akses në treg.

 

Ky artikull është pjesë e një serie për ringjalljen e traditave të kuzhinës bullgare si një mënyrë për të rivendosur kujtesën kulturore,  duke theksuar përvojën e grave sipërmarrëse që punojnë në zonat rurale të shpopulluara. Seria përfshin artikujt e mëposhtëm:
– Barishtet e egra dhe erëzat e fshatit Yavornitsa
– Trahanaja e paharrueshme e gjyshes nga Plevuni
– Pjatat e harruara të gjyshes në fshatin Antimovë

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.