Mijëra njerëz në Tbilisi marrin pjesë në “marshimin për Evropën” për të mbështetur Gjeorgjinë për në BE

Pamja e marrë nga kronika e Radio Liberty nga tubimi në Tbilisi

Mijëra njerëz dolën në rrugët në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, më 20 qershor për t'i bërë të qarta mendimet e tyre – se Gjeorgjia i përket BE-së. Marshimi vjen disa ditë pasi Komisioni Evropian shtyu kërkesën e Gjeorgjisë për anëtarësimin në BE. Vendi pret të marrë vendimin përfundimtar për statusin e kandidatit më 24 qershor.

Në një fjalim më 17 qershor, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha: “Ne i rekomandojmë Këshillit që t'i hapë perspektivën evropiane [Gjorgjisë] dhe të kthehet dhe të vlerësojë se si Gjeorgjia përmbush një sërë kushtesh, përpara se të japë është statusin e kandidatit”.

Mendimet tona për aplikimet për anëtarësim u vlerësuan me kujdes në bazë të meritave të tyre, siç kemi bërë gjithmonë në të kaluarën. Kjo është një bazë thelbësore për të ecur përpara së bashku. Ndërtimi mbi këtë dëshmi është momenti historik dhe politik.

Për të marrë statusin e kandidatit, vendi duhet të plotësojë disa kushte, përfshirë uljen e polarizimit politik, reformimin e gjyqësorit, sigurimin e funksionimit të institucioneve shtetërore, forcimin e masave kundër korrupsionit, përfshirë deoligarkizimin, etj.

Më 5 qershor, gjeorgjianët u mblodhën në Sheshin e Republikës nën sloganin “Së bashku në Evropë”. Marshimi u organizua nga qytetarët dhe morën pjesë anëtarë të shoqërisë civile, duke përfshirë partitë politike opozitare, aktivistë të organizatave joqeveritare, si dhe persona publikë, njoftoi Caucasian Knot.

Qeveria njoftoi planin e saj për të aplikuar për anëtarësim në BE në mars 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia – një ditë pasi Ukraina bëri aplikimin e saj zyrtar. Në atë kohë, lëvizja u përshkrua si një kthesë për partinë në pushtet Georgian Dream (Ëndrra Gjeorgjiane), e cila deri vonë ngulte këmbë se nuk do të përshpejtonte afatin fillestar të aplikimit për anëtarësim në vitin 2024.

“Marshi për Evropën” u organizua nga lëvizja “Turpi i Gjeorgjisë” dhe grupe të tjera pro-demokratike në një përpjekje për “të demonstruar përkushtimin e popullit gjeorgjian ndaj zgjedhjes evropiane dhe vlerave perëndimore”.

Turma masive mblidhen në Tbilisi për të nisur tubimin në shenjë proteste ndaj qëndrimeve konfrontuese të Ëndrrës Gjeorgjiane ndaj BE dhe qasjes miqësore ndaj veprimeve të Rusisë ndaj Ukrainës, për të cilën ata fajësojnë se rezultoi në refuzimin e KE për të rekomanduar dhënien e kandidaturës së Gjeorgjisë

Në #Tbilisi, #Gjeorgji, dhjetëra mijëra iu bashkuan një tubimi #protestues që po zhvillohet sot në mbështetje të integrimit të ardhshëm të Gjeorgjisë në #BE:

“Unë jam gjeorgjian dhe për këtë arsye, unë jam evropian”, brohoritën studentët ndërsa marshuan drejt ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin Tbilisi më 20 qershor.

Turmat u mblodhën gjithashtu në qytete të tjera, duke përfshirë Batumi, Kutaisi dhe Zugdidi, sipas raportimit nga OC Media.

Përpara vendimit të pritshëm të së premtes, presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili u bëri thirrje disa vendeve anëtare në një seri video-mesazhesh të shpërndara në Twitter që të mbështesin kërkesën e vendit për anëtarësim në BE.

Ndarjet e brendshme

Gjeorgjia është përfshirë në një krizë politike që nga tetori i vitit 2020, kur grupet opozitare kundërshtuan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të fituara nga Partia Ëndrra Gjeorgjiane në pushtet. Si i pasojë vendi që ishte në pararojë në integrimin në BE, pati ngadalësim të procesit nga ndarjet e brendshme politike.

Që nga viti 2020, vendi pati rënie të lirisë së shtypit dhe sulme të shumta ndaj shoqërisë civile, duke përfshirë rrahjen e gazetarëve dhe rënien e përgjithshme të demokracisë.

“Kudo që ta shikoni panorama është e keqe: mbajtja jashtë standardeve e zgjedhjeve, politizimi i gjyqësorit, mënyra se si autoritetet nuk arritën të parandalonin dhunën kundër gazetarëve dhe organizatorëve të Paradës së Krenarisë të komunitetit LGBTI në Tbilisi, zbulimet për mbikëqyrjen e diplomatëve të BE-së,” shkroi Tom de Waal, ekspert i Carnegie Europe dhe një vëzhgues për një kohë të gjatë i Evropës Lindore dhe Kaukazit.

Më 9 qershor, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë mbi “shkeljet e lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në Gjeorgji”. Dokumenti gjithashtu bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve personale ndaj themeluesit të partisë qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane, ish-kryeministrit Bidzina Ivanishvili “për rolin e tij në përkeqësimin e procesit politik në Gjeorgji”.

Ivanishvili është një figurë kyçe në politikën gjeorgjiane. Ai e bëri pasurinë e tij para epokës Putin në Rusi dhe themeloi partinë Ëndrra Gjeorgjiane në vitin 2012. Gjithsesi, Ivanishvili njoftoi publikisht vendimin e tij për t'u larguar nga politika në vitin 2021, por disa besojnë se ai ende kontrollon vendimmarrjen.

Duke nxituar të mbrojë Ivanishvilin dhe duke kritikuar formulimin e rezolutës, Irakli Kobakhidze, kryetari i partisë qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane tha: “Është thellësisht shqetësuese që edhe një institucion kaq i lartë i BE-së ka rënë viktimë e një prej sëmundjeve kryesore të botës bashkëkohore, të ashtuquajturat lajme të rreme”, në një konferencë për shtyp më 9 qershor.

Është kjo narrativë përçarëse e kanalizuar te rivalët brenda dhe aleatët jashtë vendit, si dhe kthimi demokratik i vendit që po redukton shanset e Gjeorgjisë për anëtarësim në BE.

Dhe megjithëse tubimi i 20 qershorit sinjalizon se shumica e gjeorgjianëve, përfshirë presidenten Salome Zourabichvili, favorizojnë futjen e vendit në BE, nuk ka gjasa që ai të ndryshojë vendimin përfundimtar të liderëve të BE-së këtë javë gjatë takimit të Këshillit Evropian.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.