- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Barazia për transgjinorët ukrainas: Një rrugë e gjatë, tashmë e ndërlikuar nga lufta

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Rusia, Ukraina, Aksioni humanitar, Gratë e çështjet gjinore, Lufta e konflikti, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e qytetarëve, Migrimi e emigracioni, Qeverisja, Shëndeti, Të drejtat e LGBT, Të drejtat e njeriut, Pride 2022: Community resistance, Russia invades Ukraine

Foto nga faqja e internetit e OJQ-së ukrainase për transgjinorët “Cohort”

Pushtimi i fundit i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022 [1] ka kthyer përmbys jetën e miliona ukrainasve. Asnjë komunitet nuk është kursyer; kjo do të thotë se jeta e transgjinorëve ukrainas është prekur thellësisht nga shkatërrimi, fluksi i shpërnguljeve të detyruara, jeta në mërgim dhe nevoja për t'u përshtatur me një realitet të ri dhe që ndryshon me shpejtësi.

Anastasiia Yeva Domani, foto e përdorur me leje

 

Global Voices bisedoi me aktivisten transgjinore Anastasiia Yeva Domani, e cila drejton OJQ-në ukrainase “Cohort [2]” për të dëgjuar se si komuniteti po organizon jetën e përditshme dhe se si përballet me sfidat e reja. Progres i rëndësishëm u arrit në fund të vitit 2016 [3] kur legjislacioni për procesion e tranzicionit u thjeshtua dhe Ministria e Shëndetësisë hoqi disa kërkesa të detyrueshme për vlerësimin psikiatrik, sterilizimin e detyruar dhe paraqitjen e detyrueshme para Komisionit Shtetëror të Vlerësimit.

Megjithatë, siç shpjegon Domani, edhe para luftës që filloi në shkurt të këtij viti, jeta e përditshme paraqiste sfida serioze për transgjinorët që jetojnë në Ukrainë:

 

В Украине трансгендерность до сих пор считается психиатрическим расстройством и транс*люди для прохождения медицинского и юридического перехода должны получить клинический диагноз, чтобы иметь возможность сменить документы. В связи с патологизацией государство через нормативные акты ограничивает в правах и возможностях трансгендерных людей при наличии такого диагноза – например практически невозможно усыновить ребенка, служить в армии, иметь зарегистрированное огнестрельное оружие, запрещены некоторые профессии и службы.

Në Ukrainë, të qenit transgjinor konsiderohet ende një çrregullim psikiatrik dhe transgjinorët që duan të bëjnë tranzicionin e tyre mjekësor dhe ligjor duhet të marrin një diagnozë mjekësore në mënyrë që të mund të ndryshojnë dokumentet e tyre të identitetit. Për shkak të këtij procesi të mjekimit, shteti ukrainas përdor ligje për të kufizuar të drejtat dhe mundësitë e personave transgjinorë: për shembull është pothuajse e pamundur të birësosh një fëmijë, të shërbesh në ushtri, të regjistrosh armët private dhe të aksesosh disa profesione apo shërbimet është e ndaluar.

Domani shpjegon gjithashtu se kufizime të ngjashme zbatohen për aspekte të tjera të jetës së përditshme, si regjistrimi në hotele ose aeroporte, veçanërisht nëse ka një ndryshim të dukshëm midis pamjes së përgjithshme të një personi transgjinor dhe gjinisë në mjetin e identifikimit. Situata të tilla shpesh shndërrohen në raste të transfobisë, turpërimit publik dhe konflikteve:

В медицинских учреждениях чтобы получить услугу транс люди сталкиваются с проявлением трансфобии на стадии регистратуры, в очереди к врачу и во время самого приёма, – зачастую медперсонал свысока общается с транс людьми, могут отказать в помощи под предлогом, что не знают как лечить или делать диагностику “таким” пациентам и отфутболивают в другую клинику, а там происходит схожая история.

Në institucionet mjekësore, personat transgjinorë shpesh përballen me raste të transfobisë kur përpiqen të regjistrohen, ose kur presin në radhë për të parë një mjek, madje edhe gjatë vizitës te mjeku. Shumë shpesh, personeli mjekësor sillet në mënyrë arrogante dhe madje mund të refuzojë shërbimin me pretekstin se nuk di të ofrojë kujdes ose të bëjë një diagnozë për “njerëz të tillë” dhe i dërgon në një institucion tjetër mjekësor ku e njëjta histori përsëritet.

Hapësirat publike janë vende të rrezikshme për personat transgjinorë, thekson Domani, pasi shpesh identifikohen, ndiqen dhe shënjestrohen në marshime e demonstrata dhe ndonjëherë sulmohen fizikisht nga persona transfobikë. Përveç kësaj, policia ukrainase shpesh nuk është e gatshme të hetojë dhunën kundër komunitetit:

Полиция категорически не замечает преступлений, совершенных на почве ненависти и имеющих признаки ксенофобии, гомофобии и трансфобии, часто такие нарушения закона проходят как хулиганство.  В связи с этим многие пострадавшие транс люди даже не пытаются судиться с насильниками, не имея веры в справедливое наказание.

Policia nuk merr parasysh krimet e urrejtjes të motivuara nga ksenofobia, homofobia dhe transfobia; shumë shpesh ato trajtohen si raste të huliganizmit. Kjo është arsyeja pse shumë viktima as nuk e marrin mundimin të bëjnë padi kundër agresorëve të tyre, duke mos pasur besim se drejtësia do të vendoset.

Edhe në situatat më të zakonshme, si aplikimi për një punë ose kërkimi për të marrë një apartament me qira, transgjinorët përballen me refuzim, ose ndonjëherë edhe me akuza se kanë vjedhur letërnjoftimin e dikujt tjetër. Kjo është arsyeja pse është thelbësore pajisja me një letërnjoftim që pasqyron gjininë e personit transgjinor dhe për të ndryshuar dokumentet e tjera si diplomat dhe lejet e drejtimit, për të pasur të njëjtat të drejta si qytetarët e tjerë, shpjegon Domani. Pandemia shtoi sfidat e veta pasi shumë njerëz transgjinorë që bënin punë me kualifikime, vende që mund të mbylleshin dhe kështu duhej të ktheheshin në shtëpi ku shpesh u duhej të përballeshin me dhunë.

Legjislacioni është zgjidhja 

OJQ-ja e Domanit “Cohort” fokusohet te puna mbrojtëse nëpërmjet grupeve që synojnë ndryshimin e legjislacionit. Kjo solli në nëntor 2021, forumin e parë ukrainas për personat transgjinorë. Parandalimi i HIV-it është gjithashtu një prioritet për komunitetin, pasi personat transgjinorë kanë nevoja specifike që kërkojnë shërbime të përshtatura: në vitin 2022, u krijua një program i ri në nivel kombëtar për të përfshirë anëtarët e komunitetit në hartimin e listës së shërbimeve të përshtatshme.

Domani shton se vendimi i Ukrainës për të aplikuar për kandidaturën në Bashkimin Evropian (BE) ndikon gjithashtu në komunitet:

Мы приняли решение фокус внимания сосредоточить на выполнении критериев к стране-кандидату ЕС в сфере прав человека, делая акцент в нашей деятельности и общении с государственными органами на обеспечение наших прав.

Ne vendosëm të fokusohemi në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në fushën e të drejtave të njeriut, duke nënvizuar në komunikimin tonë me shtetin ukrainas nevojën për të mbrojtur të drejtat tona.

Pasojat e luftës 

Është e qartë se lufta ka prekur thellësisht komunitetin: të gjitha planet janë pezulluar dhe mbi 70 për qind e komunitetit është larguar nga Ukraina, ndërsa vetëm një OJQ mbetet aktive brenda Ukrainës. Sipas Domanit:

Потеряна целевая аудитория, в том числе стала неактуальной база данных френдли врачей, которых мы, активисты, обучали по работе с транс людьми, теперь заново необходимо искать медицинских специалистов, особенно таких востребованных как психиатр, гинеколог, эндокринолог, семейный врач.

Ne kemi humbur audiencën tonë të synuar; databaza jonë e mjekëve miqësorë, të cilët i kemi trajnuar si aktivistë për të punuar me personat transgjinorë, nuk është më e vlefshme. Tani duhet të gjejmë edhe një herë mjekë të rinj, psikiatër, gjinekologë, endokrinologë, mjekë familjarë që duhen patjetër.

Ka edhe një ndjenjë pasigurie në rritje për shkak se trajtimi hormonal është bërë i padisponueshëm ose shumë i kushtueshëm, gjë që ka pasoja të rënda për shëndetin fizik dhe mendor, shton Domani.

Në përgjithësi, ajo nuk është optimiste. Ajo beson se shumica e atyre që u larguan nuk do të kthehen; ata po rindërtojnë jetën e tyre jashtë vendit ku kanë mbështetje të fortë [4] nga vendet pritëse, nga trajtimi hormonal e deri te kurset e gjuhës. Ajo gjithashtu beson se prioritetet kryesore tani përfshijnë ndihmën humanitare për ata që qëndruan në Ukrainë, duke ndihmuar njëri/a-tjetrin/ën si dhe mbështetjen ligjore.

Многие транс люди сейчас потеряли работу и доход, находятся в шелтерах и других временных убежищах, часть боится выходить на улицу, чтобы не получить повестку в военкомат на медкомиссию, это как страшный сон для многих из сообщества.

Shumë prej tyre kanë humbur punën dhe burimet e të ardhurave, ata jetojnë në strehimore; shumë kanë frikë të dalin në rrugë pasi do të thirreshin për të kaluar në komisionin mjekësor të ushtrisë. E gjithë kjo është një makth për një pjesë të madhe të komunitetit.

Si e imagjinon të ardhmen?

Vizioni i Domanit për komunitetin përfshin disa hapa kyç: pranimin në BE, ratifikimin e Konventës së Stambollit [5] që do të lejonte të drejta të barabarta për komunitetin LGBTQ+ të Ukrainës, duke përfshirë nëse jo martesat e homoseksualëve, të paktën bashkimet civile.

Ajo përmend nevojën urgjente për të pasur një protokoll të unifikuar mjekësor për personat transgjinorë. Është gjithashtu thelbësore të njihet komuniteti si një aktor kyç në luftën kundër HIV/AIDS në Ukrainë dhe që komuniteti të hartojë shërbimet që i duhen më shumë në këtë fushë. Ajo përfundon:

В любом случае нас ждет появление новых лиц среди транс*активистов, новых, зачастую молодых лидеров и лидерок, которые будут видимы, уважаемы в самом сообществе и иметь амбиции достигать цели.

Në çdo rast, ne do të shohim fytyra të reja që shfaqen në mesin e aktivistëve trans, duke përfshirë të rinj që do të bëhen të dukshëm, të respektuar nga komuniteti dhe mjaft të guximshëm për të arritur qëllimet e tyre.

 


 

Foto: Giovana Fleck

Për më shumë rreth kësaj teme, vizitoni raportimet speciale Rusia pushton Ukrainën [1].