- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Egjipt: Mubaraku dënohet për ndërprerjen e internetit gjatë revolucionit

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Egjipti, Lajm i fundit, Media e qytetarëve, Politika, Protesta, Teknologjia

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Revolucionit në Egjipt 2011 [1].

Sot u njoftua se një gjyq egjiptian e ka dënuar presidentin e rrëzuar egjiptian Hosni Mubarakun dhe zyrtarë të tjerë me 540 milionë funta egjiptianë (90 milionë dollarë) për ndërprerjen e internetit dhe të shërbimeve të telefonisë celulare gjatë revolucionit që e rrëzoi atë.

Sipas Rojtersit [2], gjyqi administrativ e dënoi Mubarakun 200 milionë funta, ish-kryeminsitrin Ahmed Nazif me 40 milionë funta, dhe ish-ministrin e punëve të brendshme, Habib al-Adli me 300 milionë funta, për dëmin që ia kanë shkaktuar ekonomisë kombëtare.

Former Egyptian President Hosni Mubarak. Image by Agência Brasil (Creative Commons Atribuição 2.5 Brasil). [3]

Ish kryetari egjiptian Hosni Mubarak. Fotografia nga Agência Brasil (Creative Commons Atribuição 2.5 Brasil).

Regjimi i Mubarakut së pari e ndaloi qasjen në Twitter [4] kur filluan protestat më 25 janar, pastaj në Facebook [5] më 26 janar, para se ta ndalojë internetin [6] më 28 janar.

Po japim disa reagime në mediumet qytetare, për këtë ngjarje.

Në Twitter, kolumnisti Sulltan Al Kasemi nga EBA raporton [7]:

Al Xhazira: Egjipt: Mubaraku dënohet me 90 milionë dollarë për ndërprerjen e internetit dhe të shërbimeve të telefonisë celulare gjatë revoulcionit. #25janar

Dënimi i çoi disa shfrytëzues të Twitter-it në Egjipt, t'i fërkojnë kokat e tyre, duke bërë llogaritje me kalkulatorët e tyre për të parë se këto të holla a do të arrijnë te parapaguesit.

Mohammed Hamdi pyet [8]:

ليا كام فى ال90 مليون دول يعنى كده الشركات المفروض تدينا تعويضات عن الضرر و يخدو هما الفلوس
Sa do të marrim ne prej këtyre 90 milionë dollarëve? Kjo do të thotë se kompanitë duhet të na kompensojnë për dëmet, apo ato do t'i marrin të hollat për vete?

Mohammed Yousif, i cili i përgjigjet @JawazSafar, shton [9]:

Dënimi i Mubarakut si duket është bazuar në ndikimin financiar. Ai poashtu duhet të gjykohet edhe për vrasje dhe ndalim të shërbimeve SOS#Egypt

Ndërsa avokati egjiptas dhe drejtori ekzekutiv i Rrjetit arab për informatat për të drejtat e njeriut, Gamal Eid shton [10]:

قضيتنا ضد شركات الاتصالات نتهمهم بالمشاركة الجنائية في قتل الثوار المصريين ،لحين اثبات انهم أبرياء بالوثائق http://www.anhri.net/?p=31086
Rasti ynë është kundër kompanive të telekomunikimit. Ne i akuzojmë ato si bashkëfajtor në vrasjen e protestuesve egjiptas, derisa të mos e vërtetojnë pafajësinë e tyre me dokumentacion.

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Revolucionit në Egjipt 2011 [1].