Protestat, goditjet e policisë kthehen në Hong Kong ndërsa Pekini shtrëngon kontrollin

Policia gjuajti raunde me speca në Qarkun Qendror më 27 maj. Photo from inmediahk.net.

Protestat masive të Hong Kongut janë rikthyer pasi Kina u vendos me vendosmëri për të imponuar në qytetinë të Hong Kongut një seri ligjesh të sigurisë kombëtare të stilit të Kinës kontinental, duke kërcënuar atë që mbetet pak nga autonomia e saj.

Pas një proteste javën e kaluar kundër vendimit të Pekinit për të shpallur legjislacionin e sigurimit të bërë për Hong Kong, rreth 100 punëtorë, sindikata dhe studentë thirrën për një grevë të përgjithshme 27-28 maj.

Policia u përgjigj duke sulmuar qytetin për të parandaluar që protestuesit të afroheshin në Këshillin Legjislativ (LegCo) ku ishte planifikuar një lexim i dytë i projektit të diskutueshëm të Himnit Kombëtar Bill- një tjetër import nga Pekini -. Të paktën 300 protestues u arrestuan që nga 5:30 pasdite me kohën lokale.

Një vend, një shtet policorë?

Studiuesi i të Drejtave të Njeriut me qendër në Hong Kong, Patrick Poon tha se prania e policisë në qytet më 27 maj ishte e ngjashme me atë të dëshmuar në kryeqytetin kinez gjatë Kongresit Kombëtar Popullor (NPC) që përfundon punën e tij më 28 maj:

Duket si kur #Beijing  [Pekini] vendosi policinë gjatë #Lianghui (#NPC & #CPPCC). #HongKong është bërë vërtet [Shtet Policorë] #PoliceState. https://t.co/b6XNImKjPf

Krahas përqendrimit të policisë në selinë e qeverisë, policia e revoltave e armatosur u vendos përgjatë rrugëve kryesore dhe autostradave në të gjithë Hong Kongun për të parandaluar bllokimin e rrugëve

Më poshtë është një Screenshot nga një hartë e protestes që tregon pikat e kontrollit të policisë që nga 6:47 e mëngjesit në 27 maj.

Ora 06:47, Rrethet në Hong Kong https://t.co/F9O1jCdY8P telegram: https://t.co/2H9Uf97O4Y #5DemandsNot1Less #HKmap #StandWithHongKong #antiELAB #HongKongProtests #HongKong #HK pic.twitter.com/vzQd0XXjnb

Megjithë praninë e rëndë të policisë, protestuesit filluan të mblidhen në qendrat tregtare. Të rinjtë shpejt u bënë shënjestra të ngacmimit të policisë:

#NOW [Tani ] në HK Cwb #Hysan Place. Më shumë se 50 njerëz janë duke u ndaluar dhe të kërkuar nga [policia] #police. pic.twitter.com/L2MRGCklBM

Rreth orës 1 të mëngjesit, protestuesit filluan të ecnin nga Causeway Bay dhe Central District drejt LegCo, Apple Daily raportoi në Twitter:

Protestuesit po mblidhen në #Central & #Causewaybay për të kundërshtuar #NationalAnthemBill. Policia gjuajti topa piperi si përgjigje.

Shikoni LIVE: https://t.co/r9lNeiq0cO pic.twitter.com/G4Mn7CsxwW

Në Qarkun Qendror, policia e rebelëve gjuajti raunde topash piperësh për të shpërndarë protestuesit:

Lajme flesh: #hkpolice vetëm qëlloi topa me spec me civilë në Rrugën D Aguilar. Shumë kaotike pic.twitter.com/UjF5IamspT

Përveç kësaj, nëpunësit civilë dhe punëtorët e zyrave në afërsi ose në selinë e qeverisë kishin për obligim ta tregojnë letërnjoftimin policisë në pikat e kontrolleve të ndryshëm.
Disa u kontrolluan:

#HK ndjehet si shtet policorë këtë mëngjes. Sapo na kan kontrolluar, pasi pothuajse të gjithë po shkojnë drejt Legco #HongKongProtests pic.twitter.com/VV8i4MPPUR

Projekt-ligji i himnit kombëtar

Ligji Kombëtar i Himninit të Kinës u zbatua në territorin e Kinës më 1 tetor 2017 dhe u fut në Shtojcën III të Ligjit Themelor të Hong Kongut një muaj më vonë.

Ligjet e listuara në Shtojcën III mund të nxirren në Hong Kong qoftë me shpallje ose me anë të legjislacionit lokal.

Ndërsa rezoluta e paraqitur në Kongresin Kombëtar të Popullit të Kinës (NPC) më 22 maj në mënyrë specifike deklaroi se Ligji i Sigurisë Kombëtare të Hong Kong-ut i futur në Shtojcën III të Ligjit Themelor do të miratohej me anë të shpalljes, Pekini ka lejuar legjislacionin lokal të përcaktojë se si dhe kur ligji kombëtar i himnit do të miratohet në Hong Kong.

Drafti i projekt-ligjit të himnit kombëtar u bë një burim shqetësimi publik sapo u botua në janar 2019.

Projekt-ligji kërkon të kriminalizojë mosrespektimin e himnit kombëtar kinez duke u kërkuar njerëzve të Hong Kongut të ngrihen në këmb sa herë që dëgjohet himni në publik.

Fyerjet drejtuar himnit – për shembull, duke ndryshuar vargjet e saj – do të dënohen me burgim deri në tre vjet nëse projekt-ligji kalon në LegCo pro-Pekinit.

Deri në kohën kur legjislacioni hyri në një lexim të dytë në LegCo në qershor 2019, pamjet e shoqërisë civile ishin rikualifikuar në një legjislacion edhe më të diskutueshëm – projektligji për ekstradimin e Kinës.

Shkalla dhe intensiteti i protestave të ekstradimit anti-Kinë, të cilat e çuan qytetin në një ndalje për një muajsh, bëri që leximet e Projekt-ligjit të Himnit Kombëtar të pezullohet së bashku me legjislacionin tjetër.

Diskutimet për projekt-ligjin ishin vendosur të rifillojnë ndërsa LegCo u rihap në Tetor 2019, por ligjvënësit e pro-demokracisë së pakicave përdorën filibustering për të shtyrë zgjedhjen e Kryetarit të Komitetit të Dhomës, duke vonuar më tej leximin e dytë

Më 13 prill, Pekini ndërhyri duke akuzuar ligjvënësit e opozitës për paralizimin e legjislaturës dhe mos betimin e tyre seriozisht.

Deklarata e Pekinit u shikua nga publiku i gjerë si një kërcënim për të skualifikuar ligjvënësit e filibusteringut. Gjithsej gjashtë ligjvënës e pro-demokracisë janë skualifikuar në vitet e fundit për polemikat e betimit.

Nën presionin e qendrës, ligjvënësit pro-Pekinit në LegCo duhej të vepronin ashpër.

8 maj dhe 18 maj, ligjvënësit e opozitës u hodhën fizikisht nga Komiteti i Dhomës nga roje të sigurisë nën udhëzimin e presidentit LegCo Andrew Leung Kwan-yuen.

Rezoluta e 22 majit për NPC mbi ligjin e sigurisë kombëtare të Hong Kongut shtoi karburant në zjarr ndërsa LegCo u kthye në biznes më 27 maj.

Mijëra protestues u mblodhën në Causeway Bay më 24 maj për të shprehur zemërimin e tyre për lëvizjen e Pekinit në demonstratën më të madhe që nga mbyllja e COVID-19 i detyroi qytetarët të dilnin në rrugë.

Policia gjuajti me gaz lotësjellës, top uji dhe topa me piper kundë rprotestuesve, duke lënë të paktën gjashtë persona të shtruar në spital dhe një grua në gjendje kritike.

Një total prej 193 protestues u arrestuan gjatë demonstratës gjatë ditës.

Nathan Law, një ish-ligjvënës i skualifikuar gjatë polemikave të betimit të vitit 2017, parashikoi rikthimin e ‘qytetit të gaz lotësjellës':

Qyteti i gazit lotsjellës:
Policia qëlloi TG edhe një herë në qendër të qytetit të Hong Kong-ut, pa ndonjë formë çrregullimi nga njerëzit. Kjo është e ardhmja e Hong Kongut sipas Ligjit të Sigurisë Kombëtare: Asnjë liri e tubimit dhe e fjalës.
Burimi: Shtypi studentor CUHK #HongKong#Protest pic.twitter.com/dYy8iOCCLI

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.