- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Fiset në Amazone kundra naftës

Kategoritë: Amerika Latine, Brazili, Ekuadori, Indigjenët, Katastrofa, Ligji, Media e qytetarëve, Mjedisi, Protesta, Shëndeti, Të drejtat e njeriut

Morning in the Amazon by markg6 used according to Creative commons attribution license
Mëngjesi në Amazonë [1]…nga markg6 [2], e përdorur sipas licencës së Kriejtiv komons [3].

Interesi i madh për pasuritë në Amazonë është njëra ndër arsyet që me 23 maj në internet të përhapin fotografi [4], të cilat paraqesin anëtarë të fiseve të izoluara në Amazonë si marrën në shenjë aeroplanin e fotografit. Megjithatë, për disa organizata, Amazoni asnjëherë nuk ka qenë larg nga mendimet e tyre dhe në këtë postim do të shikojmë disa video nga Amazon Uaç [5], kurse disa nga ata janë paraqitur në Vitnes [6]zgjedhjen e redaktorëve në Hab [7].
Për fillim, video e cila tregon sipërfaqen e dëmeve të bëra nga udhëheqja e sektorit të plehrave toksike të kompanisë së naftës Çevron Tehako, e cila më vite e ka fëlliqur basenin e Amazonit në Ekuador. Në videon vijuese [8], grup e njerëzve të varfër tregon për problemet e tyre shëndetësore, kancer dhe gjobimi i tyre kundra Çevron Tehako, në të cilën kërkojnë që kompania të pastron pas veten.

Pastaj, udhëheqësi i Hub, Kris Majkl [9] i zgjodhi dy videot tjera vijuese. E para, animim i cili e qesh propagandën korporuese dhe tregon perspektivë të ndryshme pqr katastrofën për plehrat toksike në Ekuador, duke i thirr shikuesit të dinë më shumë për gjykimin, për Çevron Tehako në Ekuador dhe u përgjigjet deklaratave të tyre se ata kanë vepruar sipas ligjit dhe nuk ka pasur arsye për katastrofë, dhe njëkohësisht jep pamje edhe për dëmet e eksploatimit të naftës në basenin e Amazonit në Chevrontoxico.com [10]


Videoja vijuese paraqet tregimin se si udhëheqësit e fiseve akoma luftojnë për të ndaluar katastrofa të këtilla të ardhshme dhe insistimi i qeverisë së Ekuadorit ta jep me qira tokën ku janë të vendosura rezervat e fiseve të izoluara për eksploatim të naftës, jo vetëm pa pëlqim të fiseve por edhe kundra revoltës së hapur të tyre.

Për fund, dokumentar i pavarur, i cili mund të merret gratis [11], i quajtur Drejtësia tani: njerëzit luftojnë kundra naftës [12]. Pastaj pason, fragment i nxjerr nga filmi [13], i cili tregon se rezervari më i madh i naftës qëndron nën zonën biologjike më të dukshme në Amazonë, rezervari Jasuni në Ekuador: