Poloni: Manifesti i “Fëmijëve të ueb-it”

I shkruar nag fotografi dhe poeti polak Piotr Czerski [polonisht] (shih Wikipedia-n për biografinë e tij në polonisht), “Manifesti i fëmijëve të ueb-it” tani gjendet në internet, i përkthyer në shumë gjuhë të tjera, që kur u publikua më 11 shkurt 2012, në gazetën rajonale polake, Dziennik Baltycki.

Manifesti e shpreh ndjenjën e komunitetit të një gjenerate të tërë që janë lindur në të njëjtën kohë kur erdhën rrjetet dhe interneti. Poashtu, e paraqet lidhjen e njerëzve të rinj anembanë botës me paraqitjen e një kulture origjinale globale dhe dëshirën për të marrë pjesë në qarkullimin e të mirave kulturore, jashtë kufinjve ligjorë ose gjeografikë, që janë vendosur në mënyrë arbitrare.

Sipas Czerskit, ky manifest është dëshmi për dëshirën e kësaj gjenerate që ta largojë vetëveten nga raportet ndaj pushtetit që janë trashëguar nga autoritetet e pranuara [polonisht]:

Piotr Czerski, author of 'Web Kids" Manifesto'. Photo from his blog, under licence CC 3.

Piotr Czerski, author of 'Web Kids" Manifesto'. Photo from his blog, under licence CC 3.

Nie ma w nas tej wynikającej z onieśmielenia pokornej akceptacji, jaka cechowała naszych rodziców – przekonanych o nadzwyczajnej wadze spraw urzędowych i odświętnym charakterze interakcji z państwem. Nie czujemy tego respektu, który brał się z odległości między samotnym obywatelem, a majestatycznymi szczytami „władzy”, majaczącymi gdzieś pośród mgieł.

Te ne nuk ka asnjë gjurmë të atij pranimi me nënshtrim që e kanë treguar prindërit tanë, të cilët ishin të bindur se çështjet administrative janë më të rëndësishme dhe të cilët konsideronin se interaksioni me shtetin është diçka që duhet lavdëruar. Ne nuk e ndjejmë atë respekt, që është rrënjosur në dallimin ndërmjet qytetarit të vetmuar dhe lartësive madhështore ku jeton klasa udhëheqëse, që mezi duket nga mjegullat.

Kjo gjeneratë i kundërvihet rregullave institucionale të grupeve private të interesit dhe kontrollit që këto grupe e ushtrojnë mbi të dhënat personale dhe të mirat e përbashkëta kulturore. Poashtu, e shpreh nevojën e saj për transparencë, liri dhe “demokraci të vërtetë dhe reale“[polonisht]:

Być może nie nazwaliśmy tego dotąd, być może jeszcze sami nie zdajemy sobie z tego sprawy – ale tym, czego chcemy, jest chyba po prostu prawdziwa, realna demokracja. Demokracja, o której być może nie śniło się nawet waszym publicystom.

Ndoshta ende nuk ia kemi vënë emrin, ndoshta nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për të, por supozoj se ajo që e dëshirojmë është demokraci reale, e mirëfilltë. Demokraci e cila, ndoshta, është më tepër se sa ajo që ju e keni ëndërruar në gazetarinë tuaj.

Është një kërkesë, që është aktuale më tepër se kurrë më parë, duke pasur parasysh kontekstin e kundërshtimit të marrëveshjes АCТА, kur rreziku nga kufizimi i lirive duket qartë, veçanërisht në Evropën Lindore [frengjisht].

Ky manifest dhe reagimet që i shkaktoi ai nëpër botë për një kohë të shkurtër, janë dëshmi e dëshirës për liri, demokraci dhe transparencë, që i vë në pikëpyetje të thellë shoqëritë tona. Kjo dëshirë është shprehur nga ata të cilët, prej tash e tutje, janë protagonistët e gatshëm të globalizimit, dhe të cilët do të jenë qytetarët kritikë të internetit gjatë dekadave të ardhshme. Gjërat kanë ndryshuar, pa dyshim.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.