- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Spanjë: Revolucioni spanjol po shpërndahet në tërë botën

Kategoritë: Europa Perëndimore, Spanja, Aktivizmi dixhital, Ekonomi e Biznes, Lajm i fundit, Media e qytetarëve, Politika, Protesta, Të rinjtë

Demonstratat që filluan më 15 maj në rrugët e Madridit janë shëndrruar në  kampe të mëdha në tërë [1]Spanjën, dhe rreth botës. Nuk ka pasur asnjë intervenim të policisë që nga dita e dytë e protestave,17 maj, por në mëngjesin e 27 majit, protestuesit e Barcelonës filluan të dërgojnë porosi se po dëbohen nga policia. Sipas policisë, nuk ka pasur dëbime, por ata kanë tentuar që tu mundësojnë patrollave të pastrimit të bëjnë punën e tyre. Videot që paraqesin gjuajtjet e policisë ndaj protestuesve po shpërndahen si viruse:

Lajmet më të reja mund ti ndiqni në Twitter përmes përdoruesit @acampadabcn dhe përmes tagut #acampadabcn :

@jedweightman [2]: AP konfirmon se janë përdorur plumba të gomës  për të larguar protestuesit në Barcelonë #acampadabcn [3] #spanishrevolution [4] #solidarity [5] #demo2011 [6]

@acampadabcn [7]: Compartid y difundid todas las fotos y vídeos sobre lo acontecido hoy, q lo sepa todo el mundo!! #acampadabcn [3] #bcnsinmiedo [8] #laplazaresiste [9]

@acampadabcn [7]: Tregojuni të gjithëve për fotografitë dhe videot e asaj që ndodhi sot, le ta dijnë të gjithë!!! #acampadabcn [3] #bcnsinmiedo [8] #laplazaresiste [9]

Reagimet e policisë kanë mundur të tërheqin më shumë protestues në kampe që ka nxitur solidaritet në tërë Spanjën dhe në tërë botën. Mobilizimet në Spanjë kanë ndezur të ashtuquajturin “Revolucion Botëror”, me më shumë se 600 demonstrata dhe kampe që po mbahen si solidarizim me protestuesit spanjolë, siç është paraqitur në këtë hartë interaktive:

[10]

Blogeri Alexander Higgins ka mbledhur video të demostratave [11] në tërë Europën, si kjo që është mbajtur në Bastille, në Paris më 20 maj.

Demonstratat botërore mund të ndiqen përmes faqes së Facebook-ut Revolucioni botëror: Demokracia e Vërtetë [12] dhe duke ndjekur tagjet  #worldrevolution dhe #globalcamp në Twitter, dhe duzinat e tagjeve për çdo vendndodhje si #acampadaoporto, #greekrevolution, #prisedelabastille, #europerevolution… që përdoruesit kanë vendosur për të ndarë vendndodhjet dhe për të thirrur për demonstrata, video, lajme dhe pamje për arsyet e demostratave.

@mariyastrauss [13]: Varfëria është armë e shkatërrimit masiv. #WorldRevolution

@liandraleao [14]: Greqia tani! http://t.co/YcOpHNq [15]#greekrevolution #spanishrevolution #europerevolution #worldrevolution

@moxybeirut [16]: #unitelb çka mendoni për tagun #acampada për #Beirut #Liban si pjesë e #revolucionit botëror?

Nuk është pritur se kjo lëvizje do të zgjerohej me përmasa kaq të mëdha. Protestat në Spanjë tani janë tërësisht të ndryshme nga demonstratat e para në fillim. Grupi Democracia Real Ya [17] [es] (Demokraci të vërtetë tani), që organizoi marshin e 15 majit, është çkyqur nga organizimi i kampeve, lajmet për të cilët tani mund të ndiqen përmes webfaqes Tomalaplaza.net [18] [es] (Merrni sheshin).Faqja spanjole e pavarur e lajmeve  Periodismo Humano [19][es] ka publikuar më 26 maj një raport mbi 40 njerezit e parë që vendosën të bënin kamping më 16 maj, gjë që solli deri te një lëvizje që mblodhi dhjetëra mijëra dhe u bë globale.

  [20]

40 personat e parë në Acampadasol më 16 maj. Burimi i fotografisë: Periodismo Humano

Disa përdorues kanë shprehur shqetësimin e tyre se vetë kampet po bëhen qëllimi:

@svillodas [21]: La gente llenó esta plaza para luchar contra un régimen putrefacto, no para aprender a tocar la guitarra o hacer disfraces #acampadasol

@svillodas [21]: Njerëzit dolën në këtë shesh për të luftuar kundër një regjimi të prishur jo për të mësuar si të luajnë gitarë apo të maskohen #acampadasol

Për të sfiduar këto shqetësime, protestuesit kanë publikuar më 26 maj katër pikënisje [22] [es] që, sipas kësaj faqeje, janë pajtuar me koncenzus në mbledhjen e fundit:

[23]

20 maj, 2011, Puerta del Sol, Madrid, Spanjë. Fotografi nga Julio Albarrán, e ripublikuar me Licencë CC .*

Çka do të ndodhë pastaj? Protestuesit nuk kanë vendosur se kur dë të largohen nga sheshi, por deri më tani janë organizuar asamble në më shumë se 30 lagje për të vazhduar diskutimet për disa çështje. Kjo do të jetë faza e dytë e lëvizjes që po u mundëson qytetarëve të mësojnë për proceset demokratike nga përvoja e tyre personale, duke u munduar tu japin partive politike një mësim në demokraci.

* Foto nga Julio Albarrán, e marrë nga Flickr stream [24], dhe e ripublikuar me CC License BY-NC-SA 2.0 [25].