Bahrein: Të burgosurit në vend dhe jashtë

Dhjetorin e kaluar, një numër i bahreinasve u arrestua gjatë përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurimit, dhe shumica prej tyre janë akoma të burgosur. Ka thënie se disa prej tyre torturohen. Në shkurt, tetë bahreinas u arrestua në Arabinë saudite, siç duket vetëm pse qëndruan në zone të ndaluar.

U shpreh brengosje për shëndetin e njërit prej të burgosurve në dhjetor, Abdulla Moseni, i cili ishte një bloger, dhe Babbling Bahrania adresoi një letër të hapur për të:

I dashuri Abdullah,
”Kafazi shkoi të kërkojë zogun” – Kafka.
Ishte vetëm çështje kohe – por megjithatë, nuk e prisja se do të ishe në kafaz për kaq gjatë. Çdo fjalë është del nga zemra e cila është e rënduar me turp, faj dhe dhimbje për atë që ti duhet ta durosh. Lapsi nuk di se çka do të thotë zemra, por ti i ke pare këto fjalë para se të shfaqeshin në këtë fletë, sepse ti je më afër në zemrën time se sa vena e qafës. Lapsi mezi që po e ekzekuton këtë letër – shkruan ushtrimin si një transkripto të skaduar të mendimeve të mia të mundimshme të drenazhuar nga gjakosja e brendshme. ..në letrën tënde ti thua “mund të shtinë plumba në ne dhe në ëndrrat tona, por s’mund të na ndalojnë të mos ëndërrojmë”….Qëndro i fortë, i pasionuar dhe i përkushtuar…një hero nuk ka nevojë për shpëtim, por ne pa dyshim kemi nevojë për ty!

Në ndërkohë, Ahmed Al Bader shkruan për tetë personat që mbahen të burgosur në Arabinë Saudite:

لكل إنسان على هذه الكرة الأرضية وطن ولكل وطن شعب ولكل شعب حكومة ولكل حكومة قوانين ودساتير، ولكن هناك ثمانية أشخاص محتجزين بلا وطن وبلا حكومة ترعاهم، هم ثمانية يحملون الشهادات الجامعية ويدرسون أجيال وطن له شعب وحكومة ودستور، فهل من المعقول أن تتغافل حكومة عن مواطنيها وهم محتجزين بسجون دولة شقيقة بل دولة أخوية بكل ما تحمل من معنى الأخوة، لا يربطنها بها مجرد جسر بل يربطنا بها قوة المحبة والتعاون والتزاوج.
هم ثمانية محتجزين بالمملكة العربية السعودية (مجيد عبدالرسول سلمان الغسرة، عباس أحمد إبراهيم، سيدأحمد علوي عبدالله، عيسى عبدالحسن أحمد، محمد حسن علي مرهون، محمد عبدالله المؤمن، إبراهيم مرزم ومحمد مهدي) قصتهم أغرب إلى الخيال تم احتجازهم في بداية شهر مارس الفائت لا بسبب جرم أو إرهاب وإنما لأنهم أضاعوا الطريق ليدخلوا بالخطأ منطقة عسكرية محظورة، والعجيب بالأمر أنهم منذ احتجازهم حتى يومنا هذا وهم بالسجون الانفرادية لا يعلمون عن بعضهم بعض وفي أول وأخر زيارة لهم تمت قبل ثلاثة أسابيع قال أهاليهم الذي التقوا بهم بأنه أشكالهم تغيرت بصورة كبيرة وأثار التعب على وجوهم نعم التعب الجسدي والنفسي، تعب الابتعاد عن الأهل والوطن.
جميعهم ملفهم الأخلاقي والسياسي نظيف فلا شأن لهم بالسياسة، اهتماماتهم أما أن تكون رياضية أو ثقافية، فأين العدل والإنسانية والحقوق، فلا ذنب اكترثوا ولا محاكمة أدانتهم، فمنذ احتجازهم حتى هذه الأيام والحديث متكرر ( لم تثبت عليهم أي تهم ولكن لازال التحقيق جاري معهم ) دخلنا الشهر الثالث والتحقيق مستمر معهم.فهل يجد هؤلاء الثمانية وطنهم الذي أحتضنهم ورعاهم؟!!

Çdo njeri në këtë botë ka kombin, çdo komb ka popullin, gjithë popujt kanë qeveri, gjithë qeveritë kanë ligje dhe kushtetuta. Megjithatë, ka tetë veta që janë burgosur dhe nuk kanë kombin apo qeverinë që të kujdeset për to. Ato janë tetë njerëz me fakultet, që janë edukues gjeneratash në një popull me qytetarë, qeveri dhe kushtetutë. A është e mundshme që qeveria të injorojë qytetarët e saj. Që janë burgosur në shtetin fqinj, me të cilin kanë raporte të mira vëllazërore, dhe jo vetëm një rrugë e shtruar. Ajo që na lidh me to është forca e dashurisë, bashkëpunimit dhe martesës.

Janë tetë veta të cilët mbahen në Arabinë Saudite (Majeed Abdulrasool Salman Al Ghasra, Abbas Ahmed Ibrahim, Sayed Ahmed Alawi Abdulla, Isa Abdulhassan Ahmed, Mohammed Hassan Ali Marhoon, Mohammed Abdulla Al Moamen, Ibrahim Marzam and Mohammed Mahdi). Tregimi i tyre është më i çuditshëm se trillimi. U arrestuan në fillim të marsit, jo për ndonjë krim por sepse gabuan rrugën dhe morën kthesën e gabuar dhe hynë në një zone ushtarake. Më e çuditshme në këtë rast është se ato mbahen që qeli, të izoluar duke mos ditur asgjë për njëri tjetrin që nga arrestimi i tyre. Gjatë vizitës së parë dhe të vetme të familjeve të tyre para tre javësh, familje e tyre thane se veshjet e tyre kanë ndryshuar shumë që prej herës së fundit kur i kanë pare dhe efektet e torturave psiqike dhe mendore në to është shumë e dukshme në fytyrat e tyre. – lodhja të qenit larg prej shtëpisë dhe të afërmve të tyre..

Të gjithë kanë dosje të pastër ..moralisht dhe politikisht. Ata s’kanë të bëjnë me politikën. Interesimi i vetëm i tyre janë sporti dhe aktivitetet kulturore. Ku është drejtësia, humanizmi dhe të drejtat? Ata nuk kanë bërë krim, apo janë dënuar ndonjëherë nga gjykata. Që nga arrestimi i tyre e deri sot, po përsëritet komenti i njëjtë ”Asgjë nuk u dëshmua kundër tyre dhe hetimet akoma vazhdojnë.” Janë bërë tre muaj dhe hetimet akoma po vazhdojnë.

A do të gjejnë ndonjëherë ato tetë vetat kombin i cili i ushqeu dhe i mbrojti ato?

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.