See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Kuvait: Protesta kundër Kryeministrit

Fotografi nga protestuesit afër Parlamentit, e postuar nga blogu Zëri i Kuvajtit

Kryeministri i Kuvaitit Sheikh Nasser Al-Mohammed Al-Sabah nuk ka mundur të pushojë nga sulmet e parlamentit dhe nga protestat e vazhdueshme që nga Shkurti i vitit 2006. Që nga 8 marsi, dhe duke iu faleminderuar Burimit Arab, popullata e Kuvaitit ka vazhduar protestat për të kërkuar largimin e Kryeministrit, i cili sapo pati formuar qeverinë e tij të shtatë. Të premten më 27 maj opozita e Kuvaitit mbajti një tjetër protestë me të njejtin qëllim, duke e quajtur E premtja e Hidhërimit.

Shumë njerëz janë të habitur në Kuvait ditëve të fundit; protestuesit insistonin të shkojnë në sheshin Safat,  ndërsa Ministri i punëve të brendshme i paralajmroi të mos shkojnë atje, që solli deri në përçarja e opozitës në dy mendime të ndryshme; njëra anë insistonte të shkojnë në sheshin Safat për të bërë një deklaratë të qartë dhe ana tjetër kërkonte të shkojnë në tjetër vend, në sheshin Irada, për të shmangur përplasjet me forcat e sigurisë.

Në fund, protesta u bë, dhe u zhvendos nga një shesh në tjetrin, duke përfunduar në sheshin Safat pa përplasje me forcat e sigurimit, të cilat nuk donin konfrontime. Protestuesit djegën fotografitë e anëtarëve të parlamentit që mbështesin Kryeministrin, përderisa Ministri i punëve të brendshme ndaloi Kanalin televiziv Mubashar të transmetojë protestën drejtë për drejtë.

Përdoruesi i Twitter nga Kuvaiti, Abdullah Al-Shatti komplimentoi rininë për protestën e tyre duke thënë:

بين ساحة الارادة وساحة الصفاة تجمع الشباب بإراده قوية ونفس صافية. هدفهم التغيير للافضل. البعض يسال الى متى ستستمر جمعة الغضب؟
@abdullahahmad81: Mes sheshit Irada dhe sheshit Safat, rinia u mblodh me një vullnet të fortë dhe me një shpirt të pastër duke kërkuar ndryshime më të mira. Disa pyesin, deri kur do të vazhdojnë Të premtet e Hidhërimit?

Një tjetër përdorues i Twitter nga Kuvaiti, Naser AlMutairi, bën pyetje Kryeministrit duke thënë:

هل ينتظر ناصر المحمد أن يقوم كل الشعب الكويتي بالتظاهر والإعتصام في ساحة الصفاة أو ساحة الإرادة حتي يقدم إستقالته لمصلحة الكويت
@q87ar: Vallë, mos është duke pritur Nasser Al-Mohammed që tërë popullata e Kuvaitit të protestojnë në sheshin Irada ose Safat që të japë dorëheqje për të mirën e Kuvaitit?

Nga ana tjetër, përdoruesi i Twitter nga Kuvaiti me nofkën  Aladly ka kritikuar rininë që mori pjesë në demostrata duke thënë:

شباب راقي يريد أن يرسم المستقبل السياسي للبلد فاقد أبسط لغة الحوار ضاع فكره بين الصفاة والإراده
@aladly: Rinia e qytetëruar që deshi të tërheqë ardhmërinë politike nga vendi, nuk e posedon gjuhën më të thjeshtë të dialogut dhe për atë u humb mes shesheve Irada dhe Safat.

Një tjetër përdorues i Twitter, i quajtur Aqeel Al-Qallaf ka kritikuar anëtarin salafi të parlamentit, Walid Al-Tabtabi, i cili mori pjesë në Të premten e Hidhërimit duke thënë:

وليد الطبطبائي الذي يصر على التجمهر في ساحة الصفاة هو نفسه يستنكر هذا التصرف عام ٢٠٠٦ بسؤال موجه للحكومة !

!

@aqeelov: Walid Al-Tabtabi, i cili insistoi për të protestuar në sheshin Safat, ka kundërshtuar këtë në vitin 2006 në një pyetje që i drejtohej qeverisë!

Avokati Mohammed Fahad Al-Ajmi ka shkruar një postim në Twitter duke kërkuar largimin e Kryeministrit:

كثيرة هي الساحات في بلدي.. الصفاة الإرادة التحرير الحرية العلم التغيير المجلس.. سبع ساحات وسبع حكومات.. تعددت الساحات والهدف واحد.. ارحل
@DrAlajmi: Ka shumë sheshe në vendin tim; Safat, Irada, Tahrir, Horiya, Al-Alam, Taghier, Majles.. shtatë sheshe dhe shtatë qeveri….ka shumë sheshe por vetëm një qëllim..Largohu.

Përdoruesi i ri i Twitter, Abdulrahman Alshaibani ka shkruar komentin e tij mbi Të premten e Hidhërimit duke thënë:

ساحة الصفاة: هي ساحة الشباب – ساحة التظاهر السلمي – ساحة التعبير عن الرأي – ساحة الأنتصار للدستور وقت لا يكون للدستور هيبه – ساحة الشهداء
@A_Alshaibani: Sheshi Safat : është sheshi i të rinjve – sheshi i protestave paqësore – sheshi i lirisë së të shprehurit – sheshi i kushtetutës – dhe sheshi i martirëve.

Blogeri i Kuvaitit, Hamad, ka shkruar një postim duke vlerësuar pozitën e Ministrit për punë të brendshme ndaj protestuesve. Shumë persona kanë komplimentuar vendimin e ministrit që të mos ketë ndeshje me protestuesit edhe përskaj hyrjes së tyre në sheshin Safat. Hamad thotë se prapë se prapë kjo nuk tregon për pozitën e vërtetë të ministrit:

أن ما حدث في ساحه الصفاة لا يعد امرا جديا وبالتالي لايمكن ان يقرأ موقف وزير الداخلية كقراءة نهائية لموقفه من التظاهرات!
Ajo çka ndodhi në sheshin Safat nuk është një çështje aq serioze, kështuqë, ne nuk mund të kuptojmë qartë pozitën e Ministrit të punëve të brendshme ndaj protestuesve.

Blogeri nga Kuvaiti Mohammed Alhujailan shkroi një postim duke mbrojtur rininë që ka protestuar nga ata që i përshkruajnë si jopatritotikë:

أجدر بكم يا من تهاجمونهم أن تدعموهم بكلمة أو موقف.. فإن لم تستطيعوا ولن تستطيعوا فاسكتوا واتركوهم ينقذون البلد التي لم تستطيعوا أن تنقذوها أنتم… فهم أفضل منكم.
Ata që po sulmojnë protestuesit duhet të kenë mbështetur ata me ndonjë fjalë apo qëndrim. Nëse nuk mundeni, dhe nuk do ta bëni, atëherë duhet të heshtni dhe të lëni rininë të mbrojnë vendin që ju nuk mundet të mbroni sepse ata janë më të mirë se ju.

Një tjetër bloger, 3ajel, shkroi një postim sa i përket çështjes së vendndodhjes së protestave:

ساحة الصفاة مصيدة، وساحة الإرادة حجة عليهم لا عليكم، وطالما أن الهدف هو التعبير عن غضبكم فالمكان أي مكان يكفي

Sheshi Safat është kurth, sheshi Irada është një përparsi për ju, jo kundër jush, dhe përderisa ju keni për qëllim të shprehni hidhërimin tuaj atëherë vendi nuk është me rëndësi.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.