Javën e kaluar, “Esta Semana”, emision televiziv prej 60 minutash për lajmet në Nikaragua, detalisht lajmëronte dhe shikonte Usura Cero (pa interes), program i financuar nga qeveria e cila shpërndanë kredi të vogla për mikrobizneset e udhëhequra nga femrat.
Por Naren Majorga nga ¿Y ahora de que vamos a hablar? [es] e përmbledh të gjithë projektin, të cilin qeveria e Nikaraguas e mbulon fortë:
Ajo çka dihet është se kreditë prej 1000 deri 5000 dollarë u shpërndahen grave tregtare urbane në bazë të metodologjisë për barazi dhe me ulje, subvencionimet e kësteve të interesave prej rreth 4% në vit, me grejs periudhë në mes të 2-6 muaj sipas shumës së fituar. Disa organizata dhe institucione shtetërore janë të përfshira në administratë.
Si shtesë, blogu i sinjalizon dhe thekson jo vetëm gabimet e bëra nga ekipi i gazetarëve televiziv, por edhe nga qeveria dhe udhëheqësit e programit.
… Në intervistë me drejtuesin e Usura Cero në një nga mediat zyrtare qeveritare, ajo tha që programi është tërësisht i suksesshëm për shkak se deri më tani 70% të borxheve janë kthyer. Për program të llojit të këtillë patjetër të kenë më së paku 90% kthim të borxheve ose do të jenë të dënuar për mossukses ose patjetër të vazhdojnë të ekzistojnë me parat e qeverisë ose donacione nga shtetet e jashtme.