- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Ish presidenti i Malavisë nën arrest shtëpiak

Kategoritë: Afrika Sub-Sahariane, Malavi, Lajm i fundit, Politika, Qeverisja, Të drejtat e njeriut

Sipas lajmeve të fundit [1] për komplotet e supozuara të goditjeve shtetërore, policia mbrëmë arrestoi ish presidentin e Malavisë – Bakili Muluzi, dhe e vendosi në arrest shtëpiak. Gazetari nga Lilongve Brajt Sonani [2] dëshmoi për ngjarjet në aeroportin ndërkombëtarë Kamuzu në Linlongve ku u burgos Muluzi para arritjes nga Britania e Madhe:

Pas arrestimit dramatik në aeroportin ndërkombëtarë në Kamuzu rreth orës 14:45, kryetari i UDF tridhjetë minuta më vonë u vendos në aeroplan ushtarak Dornier tek forcat e armatosura në Malavi me 16 ulëse, i cili e dërgoi drejt në Blantir..

Atupele, djali i Maluzu konfirmoi se babai i tij është akuzuar për tradhti.

Megjithatë qeveria mbrëmë refuzoi të komentojë menjëherë pas arrestimit gjë e cila shkaktoi tension në qytetin Lilongve përderisa zgjatën luftimet në mes të policisë dhe përkrahësve të UDF të cilët, të revoltuar nga ngjarja, i bllokuan rrugët, veçanërisht ata të cilat dërgojnë në KIA…..

“Me sa duket ata kanë arrestuar ish presidentin për shkak akuzimit për tradhti. Nuk kanë urdhër, kanë refuzuar kërkesën e tij për ta lëshuar aeroportin, duan ta dërgojnë në lokacion të panjohur me avion ushtarak”, deklaron Atupele, i cili ishte politikan i vetëm në UDF dhe bashkëpunëtori më i afërm i Maluzu të cilit iu lejua qasje në aeroport pas arrestimit.

Menjëherë pas arrestimit policia e çarmatosi ish shefin e shërbimit qeverisës të sigurimit.

Muluzi ishte i arrestuar [3] me tetë persona të lartë të opozitës dhe shërbimeve për siguri të cilët qysh atëherë u lëshuan me pagesë.

Në ndërkohë, presidenti i Malavisë Bingu va Mutarika është në Japoni [4] në takim me udhëheqësit afrikan.

Ka reagime të ndryshme [5] për arrestin e fundit. Përderisa ndodh e gjithë kjo, një bloger Malavik [6] lëshon anketë [7] për atë se si qytetarët e Malavi shikojnë në arrestimet e fundit.