Një ndjenjë pashpresie: Intervistë me një refugjat Ujgurë në Turqi

Pikturë nga Ershat Adbul'ehet që paraqet qeverinë kineze si një dragua të kuq dhe një njeri me kapele tradicionale të Azisë Qendrore dhe një bluzë blu që simbolizon lëvizjen për pavarësinë e Turkistanit Lindor. E përdorur me leje.

Politika e qeverisë Kineze e profilizimit racial dhe fetar i ka detyruar të rinjtë Ujgurë të largohen nga Kina dhe të mbeten në mërgim.

Identiteti i autorit është mbajtur anonim për arsye sigurie.

Duke filluar që nga viti 2017, komuniteti i Ujgurëve në Kinë i është nënshtruar një shënjestrimi në rritje dhe burgosjeje pa dallim nga autoritetet Kineze. Kjo politikë e profilizimit racor dhe fetar ka bërë që shumë Ujgurë të rinj, të cilët kanë mundësi, të largohen nga Kina dhe të mbeten në mërgim kryesisht në vende të tjera muslimane si Egjipti, Turqia dhe Malajzia.

11 milion Ujgurët që jetojnë në krahinën perëndimore të Xinjiang në Kinë janë një popull turkik musliman të cilët janë shënjestruar nga Pekini në mënyrë sistematike që kur lideri Kinez Xi Jinping mori pushtetin në vitin 2012. Të portretizuar gjerësisht si ”separatistë të mëmëdheut” apo thjesht ”terroristë” në diskutimet kryesore në Kinë, duke përfshirë deklarate të qeverisë dhe të medias, Ujgurët janë privuar nga të drejtat e tyre parësore, duke përfshirë lirinë e fesë, të lëvizjes dhe përdorimin e gjuhës së tyre amtare.

Persekutimi i Ujgurëve është në mënyra të ndryshme: burgim, shpesh me dënime të rënda mbi 10 vjet burg dhe më së fundmi, dërgime në kampe, në të cilat sipas dëshmive dhe burimeve të ndryshme, më shumë se 1 milion Ujgurë si dhe minoritete të tjera po mbahen. Bazuar në fshehtësinë e kampeve, për të cilat Kina këmbëngul se janë ”qendra profesionale trajnimi” numrat e saktë janë të vështirë për t'u gjetur, por qindra dhe ndoshta me mijëra persona besohet të kenë vdekur atje. Informacion më i hollësishëm është në dispozicion në databazën e viktimave të Xianjiangut.

Global Voices intervistoi Ershat Abdul’ehedin, një 22-vjeçar nga Hotani, një qytet që gjendet në shkretëtirën Taklamakan në Xinjiang. Ershati tani është bllokuar në Turqi si një refugjatm ndërsa babai i tij dhe vëllai më i madh janë në Kinë, të dënuar respektivisht me 18 dhe 10 vjet burg. Ershat e ka të pamundur të kthehet në Kinë pasi ai ka studiuar në Egjipt, një shtet që Pekini e ka vendosur në një listë me 26 vende të cilësuara si ”të ndjeshme”. Kjo do të thotë që çdo Ujgurë që ka pasur mundësinë për të udhëtuar, për të bërë biznes apo për të studiuar jashtë, do të merret në pyetje pas kthimit në Kinë dhe shpesh do të ”ngacmohet” dhe mund edhe të burgoset apo të dërgohet në kampe.

Intervista u krye nëpërmjet telefonit në gjuhën Ujgure dhe u përpunua për shkurtim.

Global Voices (GV): Pse vendosët të udhëtoje në Egjipt?

Ershat Abdul'ehed (EA): I just wanted to learn more about my religion, Islam. My plan was to study and then go back home. When I went to Egypt for studies in 2015, there was absolutely nothing illegal about doing such a thing. My father Abdul’ehed Jume, accompanied me to Egypt to get settled, and then returned home to Hotan, in Xinjiang, where he was running a successful business selling car parts. My older brother, Abubekir Abdul’ehed, was also working in the family business. In February 2016, Abubekir came to Egypt to visit me for two weeks.  

Ershat Abdul'ehed (EA): Thjesht doja të mësoja më shumë rreth fesë time, Islamit. Plani im ishte të studioja dhe pastaj të kthehesha në shtëpi. Kur shkova në Egjipt për studime në vitin 2015 nuk kishte absolutisht asgjë të paligjshme për të bërë diçka të tillë. Babai im Abdul’ehed Jume, më shoqëroi në Egjipt që të sistemohesha dhe më pas u kthye në Hotan, në Xinjiang, ku drejtonte një biznes të suksesshëm duke shitur pjesë makinash. Vëllai im i madh, Abubekir Abdul’ehed punonte gjithashtu në biznesin familjar.  Në shkurt të vitit 2016, Abubekiri erdhi në Egjipt për të më vizituar për dy javë.

GV: Çfarë ndodhi me ta?

EA: Both got arrested in early 2017, but we never got any information about the reason for that arrest, so I just have my own theory. The only reason I can think of, is that my father is punished for sending me to study in Egypt. And for my brother – that he went to Egypt to visit me. Plus, the Chinese authorities have targeted many wealthy and successful Uyghurs in recent years, and my father is one of them. All my family knows is that both are held in a prison in Ürümqi [the capital of Xinjiang region]. We have no news about their health status or about their charges, and I am particularly worried about my brother because just a month before his arrest, he went through kidney surgery.

EA: Të dy u arrestuan në fillim të 2017, por nuk morëm kurrë ndonjë informacion rreth arsyes së arrestimit, kështu që unë kam teorinë time. Arsyeja e vetme që mund të mendoj është se im at është dënuar ngaqë më ka dërguar në Egjipt për studime. Ndërsa për tim vëlla, ngaqë ai erdhi në Egjipt për të më vizituar. Gjithashtu, autoritetet Kineze kanë vënë në shënjestër shumë Ujgurë të pasur dhe të suksesshëm në vitet e fundit dhe im at është njëri prej tyre. Gjithçka që familja ime di është se të dy janë burgosur në një burg në Ürümqi (kryeqyteti i Xinjiangut). Ne nuk kemi asnjë lajm rreth gjendjes të tyre shëndetësor apo rreth akuzave të tyre dhe unë jam veçanërisht i shqetësuar për vëllain tim, sepse vetëm një muaj përpara arrestimit të tij, ai pati një operacion në veshka.

GV: Si mbani kontakt me familjen tuaj në Xinjiang?

EA: I am completely cut off now. My relatives deleted us from their Wechat accounts [the main social media app in China], and in the current situation I am also worried that they will get some kind of retaliation from the authorities if I try to contact them. In June 2017, I moved with my mother and sister, who had been visiting me, from Egypt to Turkey, This is the only family I am in touch with now. 

EA: Jam tërësisht pa kontakt tani. Të afërmit më fshinë nga llogaritë e tyre në Wechat(aplikacioni kryesor i medias sociale në Kinë) dhe në situatën e tanishme unë jam gjithashtu i shqetësuar se ata mund të marrin ndonjë dënim nga autoritetet nëse unë përpiqem t'i kontaktoj ata. Në qershor të citit 2017, u zhvendosa me mamanë dhe motrën, të cilat me vizitonin nga Egjipti në Turqi. Kjo është familja e vetme me të cilën jam në kontakt tani.

GV: Si e përballoni jetën tuaj të re në Turqi?

EA:  Here I am studying sociology, but I find it very hard to perform. Many Uyghur students in Turkey face a similar situation: we are deeply affected by the fact we are being separated from our parents, and are not able to contact them. We are living in a nightmare. We are constantly worried and feel hopelessness. It’s really difficult to focus on our studies in a situation like this. To me, the future looks very dark, and it’s not possible for me to lead a normal life.

EA: Këtu jam duke studiuar sociologji, për e kam të vështirë për t'ia dalur mbanë.  Shumë studentë Ujgurë në Turqi përballen me një situatë të ngjashme. Jemi thellësisht të prekur nga fakti që jemi ndarë nga prindërit tanë dhe nuk kemi mundësi t'i kontaktojmë ata. Po jetojmë në një makth. Ne jemi vazhdimisht të shqetësuar dhe ndihemi të pashpresë. Është shumë e vështirë të përqendrohemi në studimet tona në një situatë të tillë. Për mua, e ardhmja duket shumë e errët dhe nuk është e mundur për mua të bëj një jetë normale.

 

Imazh nga Ershat Abdul'ehet që tregon festimin e Ramazanit në Kinë. E përdorur me leje.

GV: Si vendosët të bëheni një aktivist për kauzën Ujgure?

EA: Following the initial shock and despair after learning about the arrests of my father and my brother, I didn’t know what to do. I just hoped that what really had happened wasn’t true. After two years passed without any news from them, I wanted to make a video testimony for them. But my mother stopped me. She was afraid that I would make the situation worse for them. But by 2020, we still had no news, so she agreed to let me do it. I have since posted some videos. Besides I started drawing caricatures as another way to draw attention.

EA: Pas tronditjes së parë dhe dëshpërimit pasi mësova rreth arrestimit të babait tim dhe vëllait tim, nuk dija çfarë të bëja. Vetëm shpresoja se ajo që kishte ndodhur nuk ishte e vërtetë. Pasi kaluan dy vjet pa asnjë lajm nga ata, doja të bëja një video dëshmi për ta. Por mamaja ime më ndaloi. Ajo kishte frikë se do ta përkeqësoja situatën për ta. Por deri më 2020, ne ende nuk kishim asnjë lajm, kështu që ajo më lejoi ta bëja videon. Që atëherë kam postuar disa video. Pastaj fillova të vizatoja karikatura si një mënyrë tjetër për të tërhequr vëmendjen.

Ja një nga kërkesat e Ershatit për lirimin e të afërmve të tij në YouTube:

Komuniteti i Global Voices e merr sigurinë e anëtarëve tanë shumë seriozisht. Ne hoqëm emrin e autorit të këtij postimi në një përpjekje për të mbrojtur  sigurinë e këtij personi.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.