- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Video: Kreativitet në manshetë me krizën e ujit

Kategoritë: Azia Jugore, Azia Lindore, Kenia, Kina, Mianmar (Burma), Pakistani, Sudani, Arsimi, Katastrofa, Media e qytetarëve, Migrimi e emigracioni, Mjedisi, Refugjatët, Shëndeti, Teknologjia, Zhvillimi

Капка од водаMe dy katastrofat natyrore: Ciklonin në Mianmar [1] dhe tërmetin në Seçuan, në Kinë [2], përsëri u shfaq tema për fitimin e ujit të pijshëm për popullatën te e cila është e nevojshme. Vijojnë disa video të cilat propozojnë zgjedhje të ndryshme për sjelljen e ujit të pastër ose të paktën të ju mundësohet njerëzve më lehtë ti qasen ujit të shëndoshë për pije. Këta zgjedhje i kanë kap bazat: gërmimin e puseve për fitimin e ujit për ta ruajtur shëndetin dhe higjienën pas situatës kritike, pompa për të luajtur dhe Q-rezervar si kontejner për transportimin e ujit: nga nëntoka ose nga vende më të largëta; filter bio-rërë dhe biçikletë për pastrim me ndihëm e së cilës mund të pastrohet uji të cilin e transportojnë.

Fillimisht, nga Sudani Jugor, Video gazetar [3]i [3], bisedon për sfidat me të cilat ballafaqohet projekti Ujë për Sudan [4], me qëllim të ndërtoj dhe të mbajë puse në mjediset rurale nga kjo zonë e varfër dhe si nuk është e rëndësishme të filloj dhe të mbahet, për shkak se në fund ja vlen ti kushtohet vëmendje tejkalimit të këtij problemi.

Pastaj, nga Pakistani, Aksioni kundra urisë [5]zgjedh që tu ndihmohet bashkive, të cilat kanë humbur absolutisht të gjitha, ngadalë ta fitojnë besimin e tyre për një të ardhme më të mirë me përfshirje të ujit të pastër në planet e tyre. Videoja vijuese është nga [6]Dogooder.tv [6]:

Disa projekte të cilat u ndihmojnë njerëzve që më lehtë ta transportojnë ujin nga një vend në një tjetër. Së pari, Q-rezervari [7]i cili është bidon që mund të tërhiqet me litarë, pompë për të luajtur, e cila pompë ujin nga nëntoka e buron deri te rezervuarët përderisa fëmijët lozin dhe prototip i biçikletës [8] i cili pastron ujin gjatë vozitjes.

Prototipi i biçikletës me të cilin pastrohet/transportohet uji mund të shikohet në një minutë.

Në zonat ku është i nevojshëm pastrimi i ujit mund ta shikojmë filtrin e bio-rërës në aksion, gjithashtu nga Aksioni kundra urisë [6].

Edhe një ibrik argjilë i ngjashëm për pastrim është promovuar nga Poçarët për paqe [9], të cilët trajnojnë zanatçi lokal të prodhojnë ibrik argjilë të cilët mund të shfrytëzohen për pastrimin e ujit. Instruksione të plota për përpunimin e ibrikëve argjilë dhe filtrimin mund të shikohen duke e përcjellë këtë link [10]. Videoja vijuese është nga prezantimi i Ron Riveras [11] në simpoziumin 90 përqind Dizajn për tjerët [12]:

Fotografi nga pikw uji klasike nga Rendi djalë i Albertit [13].