- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Grupi it ë rinjve anti-ushtarak të Kolumbisë feston 10 vjetorin e ekzistimit

Kategoritë: Amerika Latine, Kolumbia, Aktivizmi dixhital, Art e Kulturë, Lufta e konflikti, Media e gazetaria, Media e qytetarëve, Muzika, Të rinjtë

Me 17 maj u zhvillua dhjetëvjetori i Antimili sonoro [1][es], ngjarje e organizuar nga ana e Rrjetit të të rinjve [2] si mënyrë e shpërndarjes së fjalës për rezistencën e mandatit ushtarak në Kolumbi nëpërmjet muzikës. Data u festua më koncert dhe gjithë muaji ishte i mbushur me konferenca, biseda dhe marshe për përkujtim të lëvizjes dhjetëvjeçare të organizatës rinore mosbindje dhe lëvizje rezistuese civile. Ua tregojmë thirrjet e ngjarjes, klipet promovuese dhe video të shkurtë nga një ngjarje e ska-bend në koncert.

Rrjeti rinor e organizoi festivalin e tyre anti-ushtarak në ditën ndërkombëtare, duke promovuar “Vetëdijen kundërshtuese”, me qëllim që të ndalohet shërbimi i detyrueshëm në afat ushtarak [3] [es] [3], me çka sqarojnë se individualët besojnë se vrasja e qenieve njerëzore, bile edhe në ushtri, është e gabueshme. Ka deklarata nga njerëz te rinj të cilët refuzojnë të shërbejnë në ushtri, siç mund të shikoni nga deklarata e Gustavo Monro [es] [4], i cili është rekrutuar kundra vullnetit të tij dhe më vonë izoluar nga shokët dhe familjarët për shkak të kundërshtimit të tij që të jetë pjesë e ushtrisë. Grupi anti-ushtarak i sqaron qëllimet e veta dhe besimet në këtë shkrim në gjuhën angleze [5], i cili mund të gjendet në Majspejs faqen e tyre [6].

Fillimisht, ftesa për koncertin këtë vit [7], e titulluar në gjuhën angleze:

Fushatë virale në JuTub për promovimin e ngjarjes:

Për në fund, nga koncerti, video me kualitet të ulët e incizuar nga telefon celular nga ngjarja e ska-bendit Ron Dajmon [8], i cili e këndon këngën Fqinji. Nëse ju pëlqen, mund ta vizitoni linkun e mëparshëm nga emisioni real në MTV të Amerikës Latine dhe të votoni për ata!

Vetëm një kujtim i shkurtë se këta dhe të gjitha videot tjera qytetare të treguara në Global Voices mund të shikohen në JuTub kanalin tonë [9]. Mos nguroni të na kontaktoni, të na dërgoni videot tuaja ose dërgoni imejl me link deri te videot dhe sqarim të shkurtë pse është e rëndësishme të tregohet në faqen tonë. Ju faleminderit!