Iran: Blogeri shkruan libër për ndikimin e internetit

Cyrus in Iran Kirus Farivar është bloger, gazetarë dhe shkrimtarë i cili jeton në SHBA. Ai aktualisht punon në librin për ndikimin e internetit ndaj shoqërisë. Kirus shkruan për ndikimin e internetit në Iran, Senegal, Korenë Jugore dhe Estonin. Së fundmi ai ishte në Iran i bëri disa fotografi nga qilimat Iranian, ushqimi, ndërtesat dhe natyrat.

Pyetje (P): Së fundmi e vizituat Iranin pas shumë vitesh. A ishte tronditje kulturore për ju? A ekzistonte dallim midis asaj që ju e mendonit dhe asaj që e njihe për Iranin në realitet?

Përgjigje (A): Irani aspak nuk ishte tronditje kulturore. Ishte shumë afër asaj që e prisja në aspektin kulturor. Megjithatë unë jam rritur në familje gjysmë iraniane në Kaliforni. Iranianët janë njerëz shumë mikpritës dhe c135doherë duan ti ndihmojnë dhe ta presin anëtarin e familjes si unë, të cilat asnjëherë nuk e kanë vizituar Iranin.

P: Ju shkruani libër për internetin ndaj shoqërisë. Një e katërta e librit është për Iranin. A do të mund të na e sqaroni këtë projekt?

A: Unë shkruaj libër për historinë dhe efektet e internetit në katër shtete të botës, në mes ë cilave Estonia, Irani, Senegali dhe Korenë Jugore. Libri studion lidhjen në mes historisë politike dhe ekonomike të këtyre vendeve me ardhjen e internetit. Ajo do të publikohet nga Rutgers University Press (SHBA) në vjeshtë/dimër të viti 2009.

P: Përse i zgjodhët këta katër vende për librin tuaj?

A: I zgjodha këta vende për shkak se çdonjëra nga këta paraqet përvojë shumë të ndryshme kur është fjala për internetin.

Senegalin, për shkak se është vend nga Sub-Saharan Afrika, dhe sidoqoftë në krahasim me vende të tjera të rajonit është i qëndrueshëm politikisht dhe ekonomikisht. Do të duhet të arrij për depërtimin e madh të internetit, por megjithatë ky nuk është rasti.

Estonin, për shkak të ndryshimeve të shpejta që i bëri prej kur u nda nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Ajo u ndërtua në vend në të cilin mezi kishte komunikim me botën e jashtme në vitin 1991 në vend të i cili ka më shumë celularë se sa banorë.

Korenë Jugore, për shkak se ka numër më të madh të shfrytëzuesve të internetit në botë dhe e ka gjerësinë proporcionale më të madhe dhe më të gjerë (bandwidth) në botë. Si ndodhi kjo?

Iranin, për arsye personale, por edhe për shkak se është interesant të ndjekej se si interneti, teknologjia përçarëse, përputhet me teokracinë dhe mendimtarët demokrat herët në shekullin e 21.

P: A ke gjetur diçka të përbashkët në këta vende?

A:
Kam gjetur elemente të përbashkëta në atë se interneti deri më tani ka efekte dinamike ndaj historisë bashkëkohore në çdo vend. Bile edhe në vendin si Senegali, interneti është mjaftë i lirë deri në pikën ku bile edhe fëmijët më të varfër nga Dakar me mbledhje të parave nga tre, katër fëmijë mund të lejojnë të ndajnë qasje në makinë në internet kafetë, rregullisht nga një orë në ditë. Çdonjëra nga këta vende mund të duket e ndryshme pa zmadhimin e numrit të shfrytëzuesve të internetit.

P: A mendon se bloget kanë ndikim të vërtetë ndaj mediave iraniane dhe shoqërisë?

A:
Mendoj se bloget kanë ndikim ndaj Iranit, por pyes se sa mund të ndikojnë tani kur shumë bloge janë të filtruar dhe gjerësia është e ngadalshme. Sigurisht, shumë Iranian dinë se sit ë shfrytëzojnë proksi dhe vegla të tjera për t’ju shmangur bllokimeve, por prapë se prapë qëndron fakti se shumë mendimtar të rinj Iranian dhe shkrimtar patjetër të largoheshin nga viti 2001, me çka pyes kush janë fituesit dhe humbësit në këtë rast. Përgjigja nuk është e qartë.

P: A njoftuat ndonjë bloger në Iran? Cilat ishin sfidat për siber aktivizmin?

A: Nuk kam njohur bloger në Iran, por e njoftova Shahram Sharif nga ITIran.com dhe Sian Tabesh nga Vikipedia persiane. Më parë kam biseduar me shumë bloger nëpërmjet telefonit dhe mesenxherit, por për fat të keq nuk jam takuar me asnjërin nga ata. Është shumë rëndë për siber aktivistët, bile ehe për ata të cilët jetojnë jashtë Iranit, të flasin kundra qeverisë dhe të ndjehen të sigurt.

P: Si ishte përvoja juaj personale në surfin dhe shfrytëzim të internetit në Iran? E ngadalshme, e filtruar…?

A: U vendosa te gjyshja ime, e cila edhe pse jeton në Teheranin verior nuk kishte qasje në internet në apartamentin e saj. Në kohën që unë qëndrova dy javë vetëm njëherë e shfrytëzova internetin nga internet kafeja në hotelin Aeman në Esfahan. Munda të bëj skajp thirrje në SHBA pa asnjë problem. ME këtë që thash, unë kisha qasje shumë të kufizuar të internetit në iPhone – çudi, e vetmja faqe të cilën mundesha ta hap pa asnjë kufizim ishte faqja e Njujork Tajms.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.