Autorët e blogut të mediave maqedonase Komunikacii.net, e analizuan shfrytëzimin i internetit dhe mediat e reja për herë të parë nga ana e partive politike për fushatat e tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen me 1 qershor, 2008.
Ekspertët për media Sead Xhigal dhe Darko Buldioski bënë analizë të përbashkët për pjesëmarrjen e internetit për të dy partitë udhëheqëse, VMRO-DPMNE dhe partia opozitare, SDSM:
Mirë: Bloget, YouТube kanalet, MySpace, Facebook, Hi5, etj.
[…]
Mirë: Video, audio, dokumente, komente, etj.Shumë, nëse jo edhe gjithë materiali të cilin e japin për fushatën mund të gjendet edhe onlajn. Rregullisht të përmbushura (supozojmë, ashtu na duket, jo sepse e kontrollojmë për çdo ditë dhe evidentues, shumë kursime të parave.) Gati të gjitha materialet janë të vendosura në ndonjë servis onlajn pa pagesë, që sigurisht deri në një masë të caktuar është hap i mençur.
Keq: Aspak, por vërtet aspak nuk ka “social” në këta nevojat e tyre të mediave sociale. Përmbajtja e blogeve origjinal është e drejtuar për në foltore, për dokumentare të cilat lëshohen në TV me logo PPP, për mediat tradicionale, për analist, gazetarë dhe për një grumbull vendesh tjera, vetëm që nuk janë për në blog. Postime të gjata, drejtim te publike të ndryshme në çdo postim, postime pa asnjë përvojë ose komentim personal, të paktën për atë se si kanë kaluar në tubim, pa atë që blogun e bën blog: individualiteti, personaliteti. Video klipe të cilat janë të bëra për të TV dhe jo për vloge, fushata të cilat origjinal janë për shtyp viral e jo për dërgim nëpër internet dhe fotografi si dekorim, dhe jo si ndonjë informatë transparente e cila do të hedh dritë në kandidatët e vetë. […]
Sigurisht, si pasojë e saj bloget nuk janë shumë të vizituara, nuk ka shumë komente, dhe thjesht (akoma) nuk janë pjesë e diskutimeve.
Përfundim: […] Shkëlqyeshëm është që shpejtë u pranuan numër i madh i serviseve dhe kanaleve nëpërmjet të cilave mund të komunikohet fushata parazgjedhore, por megjithatë efekti i tyre natyrisht do të jetë shumë i vogël, dhe si një ndër arsyet e mundshme është përdorimi i tyre i thjeshtë si veb magazine dhe materialet e blera të cilat edhe ashtu (si edhe te të gjithë fushatat tjera deri më tani) i bënë pa lodhje.
Si komentim i postimit të njëjtë, blogeri i spikatur lokal Ribaro, shkruan (MKD):
Gjëja më interesante për grumbullin e blogeve të krijuar nga partitë politike për këta zgjedhje ëshët ajo se ata kanë disa idiotë të paaftë që qëndrojnë si administrator dhe u përgjigjen komenetve. E kam vërejtur një komentim të tillë (i cili dukeshe të ishte plotësisht i saktë dhe pyeti diçka) por nga ana tjetër “nikoqiri” i kundërpërgjigjet me komentimin: Kush pyet? Fundar! Deri më tani zvogëlohet fuqia e blogut dhe blogosfera, bloget e tyre do të mbeten pak të vizituara dhe vetëm nga anëtarët e tyre partiak për lëvdata. E njëjta ishte edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe e njëjta edhe tani.