Kuvajt: Te huajt që vozitin me shpejtësi janë të papëlqyer

Ligji i ri i komunikacionit i cili i dëbon nga vendi të huajt të cilët do të bëjnë kundërvajtje në trafik krijon rryma në Kuvajt. Përderisa një bloger pyetën pse është e gjithë kjo bujë kur vendet tjera veç kanë plotësuar ligje të njëjta, një tjetër deklaron se rregullat e reja janë shumë të ashpra.

Forzaq8 u thotë atyre të cilët kanë ankesa për ligjin e ri të trafikut se e kanë fituar atë çka kanë dashur – me vite duke dëshiruar Kuvajti të bëhet si Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE).

Forzaq8 sqaron:

Kush nuk e ka dëgjuar këtë ose disa variante të saj ?
” Duan të jemi si UAE ”
Mjaft e kam më këtë, e dëgjoj vazhdimisht, përse jo SHBA? Ose Japoni?
Por tani bëjmë diçka si UAE dhe njerëzit ankohen

Fonzy mendon që ligji nuk është i realët – se tejkalimi është dënim shumë i ashpër. Ai shënon:

Unë kam respekt të plotë dhe plotësisht e përkrahi ministrinë, e cila tenton të vendos rregulla në trafik në Kuvajt. Por në disa raste, mendoj që ata e tejkalojnë me dënimet. Vetëm lexoni shkrimin në Arab Tajms për të huajt të cilët nuk i respektojnë rregullat e trafikut. Pas së gjithash duket se tani ata mund të dëbohen përderisa kalojnë në të dritë të kuqe dhe kanë shkelje të tjera të trafikut…me fjalë të tjera, 2 shkelje dhe shkon jashtë! (…)

Personalisht mendoj se dëbimi është shumë ekstrem. Bile dënimi ose burgimi ishin të tepërta. Çka mendoni për marrje të lejes së vozitjes si fillim.

koma në temën për trafikun e komunikacionit, Buzberi paraqet tabelë me shkelje të trafikut dhe dënimet e tyre me para, përderisa Marzouk nga Z Distrikt është i nervozuar nga qeveria, për shkak se kryesisht kanë mbyllur shtrirje të plotë të autostradës për të marr përfaqësues të jashtëm të cilët marrën pjesë në konferencën në vend.

I irrituar Marzouk sqaron:

Nuk kishte asnjë lajmërim për komunikacionin ose se policia do ti bllokoj rrugët. I lexova gazetat dhe në ta nuk ishte përmendur diçka e këtillë, takim në pallatin Bajan me njerëz të cilët vijnë nga shtete të ndryshme. Kjo shkakton kaos disa orësh në rrugët e Kuvajtit, e urrej që jam jashtë në kohën e këtij komunikacioni djallëzor. Zakonisht udhëtimi 20 minutash zgjat 1 orë e 10 minuta, ndërsa udhëtimi 15 minutash do të thotë 1 orë në makinë. U çmenda duke qëndruar ulur në makinë dhe duke vozit me 10 km/h, duke e ditur që trafiku është i krijuar nga idiot të cilët nuk e kanë planifikuar këtë. Duhet të kenë flotë të helikopterëve për transport të këtyre përfaqësuesve të lartë, në vend se të shkaktojnë kaos 7 orësh në komunikacion pa asnjë paralajmërim.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.