- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

ЈuТub starton kanal për gazetari civile

Kategoritë: Afrika Sub-Sahariane, Sudani, Aktivizmi dixhital, Art e Kulturë, Katastrofa, Media e gazetaria, Qeverisja, Refugjatët

Paraqitja e videos nga gazetarët civil vetëm që u bë edhe më e lehtë: faqja për vendosje të videove JuTub hapi kanal të ri ekskluzivisht për videot qytetare, të quajtur LajmeCivile [1]. Video blogerët, të cilët janë të specializuar për lajmërimin e ngjarjeve nga vendi ku ata jetojnë, tani mund të abonohen në kanal dhe ti tregojnë botës se çka ndodh.

Vijon thirrja nga JuTub dhe prezantimi i Olivisë, e cila do të jetë përgjegjëse për kanalin LajmeCivile:

Njëra nga videot e tyre të rëndësishme është produktuar dhe incizuar nga Mijong G. nga Sudani Jugor [2], i cili lajmëron për kushtet në kampet e refugjatëve, ku mund të jetë shumë nxehtë ose të ketë përmbytje përderisa ka reshje të fuqishme:

Me këtë e shfrytëzoj rastin të ju lajmëroj se Global Voices tani më ka kanalin e vetë JuTub [3], ku të gjitha videot i kam postuar në shkrimet e mia dhe janë nënvizuar si favorite dhe shumica e producentëve gjithashtu janë abonuar, por ka edhe disa video të cilat nuk janë në shkrime, por megjithatë janë shumë të mira dhe shumë interesante.

Përderisa keni ndonjë video për të cilën dëshironi të shkruhet në pjesën për video blogime, dërgoni email te Xhuliana Rinkon Para (e disponueshme nëpërmjet veb faqes së saj) ose shkruani në formë të komentit, me sqarim të shkurtë për të cilin ju mendoni se është i rëndësishme të tregohet nga videoja.