- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Moldavi, Turqi: Avantura e Natalia Morar në aeroportin e Istanbullit

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Moldavia, Rusia, Turqia, Gratë e çështjet gjinore, Humori, Media e gazetaria, Politika, Qeverisja, Udhëtime

Dhjetorin e kaluar, gazetares Natalia Morar i është ndaluar hyrja në Rusi dhe ishte dëbuar në vendin e saj në Moldavi, që kurr revista javore ruse shpalli seri të shkrimeve të saja për vërshim ilegal të shumave të mëdha të parave jashtë Rusisë nga ana e zyrtarëve të lartë të vendit.

Në fillim të këtij muaji, Morar (emri përdorues natmorar në LajvZhurnal) kishte përvojë fantastike në aeroportin internacional të Istanbullit Ataturk, të cilën e përshkruajti [1] (RUS) në blogun e saj:

“Juve u është ndaluar hyrja në vend, tani do të dëbohesh në Moldavi”, në një anglishte të keqe më sqaroi nëpunësi i kontrollit kufitar në aeroportin Ataturk në Istanbull, duke i’a dhënë dokumentet e mia policit të thirrur. Fillova të besoj se ky është fati im: aeroport, dëbim.

Më dërguan në stacionin policor dhe atje më mbajtën 40 minuta. Doli se ata kanë pasur 24 vjeçaren Natalia Morar në bazën e tyre të të dhënave, prostitute e cila më parë është dëbuar në Moldavi. Mu desh shumë kohë të ju sqaroj se unë nuk jam ajo. Identifikimi im i gazetarisë dhe të gjitha dolumentet tjera i bënë edhe më tepër dyshues. Ata patjetër të kenë menduar: Sa prostitute e mënçur, është mbrojtur me dokumente.”

Përfundoi mirë kur policët vendosën të na i krahasojnë numrat e letër njoftimit. Më lëshuan […], duke më pyetur në vend të lamtumirës: “Mik nga Turqia, po?” […]