Taxhikistan: fuqia e thashethemeve

Së fundi, veb faqja uzbekistane UzMetronom shpërndau informatë për vrasje të mundshme të Hasan Sadolloe, dhëndër i presidentit të Taxhikistanit Rahmon. Hasani llogaritet si njëri ndër më të pasurit dhe njerëzit më të fuqishëm të Taxhikistanit të sotshëm. Sipas veb faqes, Hasani u gjuajt nga nipi i tij me 2 maj dhe vdiq në spital në Gjermani me dtaë 8 maj. Informata u lajmërua edhe nga shumë agjensione tjera të njohura për iformata, dhe më vonë edhe nga blogerët. Dy javët e fundit kjo ishte njëra ndër temat më të rënmdësishme për diskutim në bashkinë taxhikistanase. Megjithatë, akoma është në nivel të thashethemeve dhe asnjë nuk ka informatë të besueshme me të cilën do ta vërtetoj ose do ta mohoj lajmin.

Të gjithë janë të interesuar të marrën informatë për këtë tregim. Tojvar thotë se Hasani është njeriu më i popullarizuar në Taxhikistan [tj]:

Çdo ditë me mijëra njerëz këkrojnë risi për atë dhe e diskutojnë vrasjen e tij të mundshme. Disa media kanë shkrime të gatshme me mendime të kundërta dhe skenare të ndryshme, duke i numëruar ditët kur thashethemet do të jenë të vërteta apo gënjeshtra.

Ian te Përtej Lumit e lidh tregimin e Hasanit me biznesin e tij, me pjesën më fitimprurëse nga ai Talko, nxehtësia për aluminiumi:

RFE/RL citon disa të punësuar lojal të cilët thonë se e kanë parë “para gjysëm ore” dhe se “faleminderit Zotit, ai është në gjendje të mirë”. Megjithatë, nuk ekziston shenjë publike e tij dhe ai nuk e shoqëronte Rahmonin në Kazakistan, dhe nuk ishte pjesëmarrës as në paradën në Ditën e Fitimit për herë të parë këtë vit.

Në postimin tjetër Ian vazhdon ta ndjek këtë tregim me përthime të fragmenteve nga postimi në gjuhën taxhikistanase nga Andesha dhe tenton të tregoj ndonjë bisedë që mund të ndodhë në tavolinat e kuzhinave nëpër Taxhikistan:

Nuk besoj në këta tregime, po kam disa pyetje. Pse Rahmon për herë të parë në historinë e shtetit tonë të pavarur nuk morri pjesë në manifestimin e 9 majit. Pse Hasan Sadolloev nuk udhëtoi në Kazakistan me Rahmonin? Pse shteti nuk tenton ti përgënjeshtroj thashethemet me tregimin e trupit të shëndoshë të Sadulloevit te njerëzit?”

Srasov, gazetarë nga Kazakistani në blogun e tij lajmëron [ru] se lajmet për vrasjen e mundshme të Hasanit mund të jenë të “mashtrim” për ta diskredituar vizitën e Rahmonit në Kazakistan.

U binda në ambasadën e Taxhikistanit [në Kazakistan] se informata është mashtrim, e shpërndarë në internet nga ana e “armiqëve të presidentit” me qëllim që ta rrëzojnë reputacionin e tij. Më thanë se nuk ka asnjë lidhje me realitetin.

Gjithashtu, njueurasia thotë se me siguri është “gënjeshtër” me qëllim që të destabilizohet gjendja politike në vend. Autori nuk ka dëshmi të vërteta, por bazohet në biseda të cilat a ii ka pasur me shokët dhe kolegët e tij.

Shpresoj që Hasani është gjallë, për shkak se vdekja e një njeriu të atillë nuk do mbetet pa pasoja. Mendoj që kjo informatë ishte shpërndarë kundra informatës për Talko dhe pagesat legale për gjykim, me qëllim që të destabilizohet gjendja politike në vend. Për arsye se Hasani është njëri ndër aktorët kryesor të këtij procesi, tregimi për vdekjen e tij do të jetë një akselator i shkëlqyer në destabilizmin politik.

Nëse thashethemet mbeten gënjeshtra, atëherë ajo do të jetë “gënjeshtra më e mirë e vitit”, e dalë nga të gjitha mediat në Taxhikistan.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.