- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Vendet e Ballkanit Perëndimor sjellin të kaluarën dhe të ardhmen në Bienalen e Venecias

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Bosnjë Herzegovina, Italia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, Art e Kulturë, Fotografia, Media e qytetarëve

Pavijoni i Maqedonisë së Veriut, Ekspozita e 58-të Ndërkombëtare e Artit – La Biennale di Venezia, May You Live In Interesting Times. Foto: La Biennale di Venezia, e përdorur me leje.

Është pikërisht ajo periudhë e vitit: skena është qyteti italian i Venecias [1] dhe kryefjala është arti, në të gjitha format e tij.

Bienalja e Venecias 2019, ose Ekspozita e 58-të Ndërkombëtare e Artit, titullohet [2] “May You Live In Interesting Times” (Jetofshi në kohë interesante). Titulli është një frazë e shpikjes angleze që prej kohësh gabimisht përmendet si një mallkim i lashtë kinez që thërret kohët e pasigurisë, krizës dhe trazirave.

Bienalja prezanton artistë nga 89 vende, veprat e të cilëve ekspozohen në pavionet historike në Giardini, Arsenale dhe në qendrën historike të qytetit të Venecias. Midis tyre, janë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, që e shohin ekspozitën si një mundësi të shkëlqyer për të prezantuar artistët e tyre, përtej kufijve.

Shpeshherë, arti modern mund të duket “si i tepërt” për shoqëritë në këto vende, të cilat dikur favorizonin artin socialisto-realist [3], një trashëgimi nga e kaluara komuniste.

Por ky nuk është rasti në Bienalen e Venecias, ku arti nuk ka kufizime.

Pavijoni i Shqipërisë, Ekspozita e 58-të Ndërkombëtare e Artit – La Biennale di Venezia, May You Live In Interesting Times. Foto: La Biennale di Venezia, e përdorur me leje.

E kaluara takon të ardhmen në të tashmen

Shqipëria përfaqësohet në Bienale nga Driant Zeneli, i cili sjell një instalim skulpturor në video të titulluar “Ndoshta kozmosi nuk është kaq i jashtëzakonshëm”. Faqja zyrtare e Bienales jep këtë përshkrim [4]:

(Instalacioni) zhvillohet nga një film me dy kanale të vendosur në minierat e Bulqizës [5], një qytet në verilindje të vendit ku, që nga viti 1918, nxirret krom. Filmi paraqet një grup adoleshentësh që zbulojnë një kapsulë kozmike që ndjek udhëtimin e kromit, nga nxjerrja dhe përpunimi, në eksportimin dhe shfrytëzimin mbarëbotëror. Ky udhëtim hapësinor “gjeopolitik” e kthen këtë mjedis industrial të errët dhe dramatik në një hapësirë të paqartë për rënien dhe ngritjen.

“Ndoshta kozmosi nuk është kaq i jashtëzakonshëm” hapet për publikun tani në Arsenale. @driant_zeneli realizoi një video-instalacion skulpturor, një udhëtim “hapësinor gjeopolitik” përmes një mjedisi industrial të errët dhe dramatik.

Danica Dakić përfaqëson Bosnje-Hercegovinën në Bienale. Faqja zyrtare shkruan [14] kështu për instalacionin e saj:

[Ai] pasqyron poezinë e ekzistencës njerëzore në sfondin e realitetit bashkëkohor, pas tranzicionit në qytetin e Zenicës [15], ndërsa bashkëpunon me disa nga protagonistët e tij. Dikur simbol i përparimit modernist jugosllav, Zenica u la në mëshirë të fatit pas Luftës së Bosnjës [16]. Dakić heton trashëgiminë e modernizmit, nga Bauhaus në paradigmat utopike të modernizmit socialist jugosllav [17]. Punimet me tre video shkrijnë ndarjet midis skenës dhe audiencës, qytetit të vërtetë dhe atij imagjinar.

Pavijoni i Bosnjës dhe Hercegovinës, Ekspozita e 58-të Ndërkombëtare e Arteve – La Biennale di Venezia, May You Live In Interesting Times. Foto: La Biennale di Venezia, e përdorur me leje.

Dakić është e para grua që përfaqëson Bosnje dhe Herzegovinën në ekspozitën ndërkombëtare të artit.

Për të shënuar hapjen e Bienales së 58-të të Venecias sot, risjellim intervistën tonë me Danica Dakić, gruaja e parë që përfaqëson Bosnjën në ekspozitën ndërkombëtare të artit.

Alban Muja sjell në Bienalen e Venecias kujtimet e Luftës së Kosovës [20] me një video instalacion të titulluar “Family Album”. Faqja zyrtare e Bienales shkruan [21]:

[Ai] trajton rolin që imazhet dhe mediat luajnë në ndërtimin dhe formimin e narrativës, identitetit dhe historisë, veçanërisht në kohë konflikti. Njëzet vjet pas përfundimit të luftës, Muja fton katër të rinj për të parë fotografitë gjatë fëmijërisë, të shkrepura nga fotoreporterët [22]. Fotografitë tregojnë ata që braktisin shtëpitë e tyre. Fytyrat në ekran nuk reagojnë aq shumë për historinë ashtu siç ndodhi, por siç është prezantuar.

Pavijoni i Kosovës, Ekspozita e 58-të Ndërkombëtare e Arteve – La Biennale di Venezia, May You Live In Interesting Times. Foto: La Biennale di Venezia, e përdorur me leje.

Pavijoni i Kosovës është një hapësirë e thjeshtë, e drejtpërdrejtë dhe me pasion, me ekranet që shfaqin intervista me të rinj, tashmë të rritur, të cilët ndajnë kujtime tronditëse gjatë fëmijërisë gjatë Luftës së Kosovës 1998-1999.

An Odyssey (Odisea) nga Vesko Gagoviçi nga Mali i Zi është frymëzuar nga filmi i Stanley Kubrick, 2001: A Space Odyssey [26]. Ky është përshkrimi [27] në faqen zyrtare të Bienales:

Kjo na çon në kohë, përmes shtrirjes shpirtërore nga parahistoria deri në të tashmen. Frymëzimi i artistit gjeti pikën e tij të fillimit e Stanley Kubrick, 2001: A Space Odyssey.

Duke folur me Dobrilla De Negri, Vesko Gagoviq flet për punën e tij në Bienale për Pavijonin e Malit të Zi. Projekti i tij ODISEJA merr shkas nga filmi “2001: Space Odyssey”.

Pavijoni i Malit të Zi, Ekspozita e 58-të Ndërkombëtare e Arteve – La Biennale di Venezia, May You Live In Interesting Times. Foto: La Biennale di Venezia, e përdorur me leje.

Artistja Nada Prlja nga Maqedonia e Veriut rishikon konceptet e teorisë marksiste [34] dhe aspektet e modernizmit [35], me një seri instalacionesh. Faqja zyrtare e Bienales përshkruan [36] kështu projektin e saj, i cili titullohet “Subversion to Red”:

Teksa mundëson një përmbysje të natyrës së ashpër të kapitalizmit dhe ngurtësisë së kohëve socialiste, artistja Nada Prlja nga Maqedonia e Veriut përdor metodologji artistike dhe jo-artistike, përfshirë një debat të bazuar në performancë (duke shfaqur teoricienët kryesorë politikë) dhe instalacione, të cilat ripërcaktojnë një disa vepra arti të epokës socialiste.

Pavijoni i Maqedonisë së Veriut paraqet “Subversion to Red” nga @Prlja_Nada në Palazzo Rota Ivancich, Castello 4421. Projekti kërkon forma alternative të artit dhe shoqërisë, duke rishikuar veprat e veçanta artistike dhe teoritë e së kaluarës.

Regaining Memory Loss nga Djordja Ozbolt nga Serbia paraqet piktura dhe skulptura të reja që adresojnë kujtesën personale dhe kolektive. Faqja zyrtare e internetit i përshkruan kështu ato [41]:

Veprat në vetvete janë interpretime, një pikëpamje subjektive e së kaluarës nga perspektiva e momentit aktual. Ozbolt vë në dyshim rolin e artit në zbeërthimin e së vërtetës: në jorealen e imagjinuar, veprat tregojnë se kujtesa është e rreme, por si përfaqësim artistik, ato janë të vërteta.

Pavijoni i Serbisë, Ekspozita e 58-të Ndërkombëtare e Arteve – La Biennale di Venezia, May You Live In Interesting Times. Foto: La Biennale di Venezia, e përdorur me leje.

Ky përdorues i Twitter ndjeu jugonostalgji [42] gjatë vizitës në pavijonin serb.

Kalova katër ditë në @la_Biennale në Venecia si mysafir i delegacionit serb. #DjordjeOzbolt krijoi veprat brenda asaj që dikur ishte pavijoni jugosllav dhe asaj që Serbia është sot. Gjatë qëndrimit tim atje e kisha të pamundur të mos ndjeja jugonostalgji.

La Biennale di Venezia (siç njihet në italisht), e cila u hap më 11 maj, do t'i mirëpresë vizitorët deri më 24 nëntor 2019.

Temat e edicionit të këtij viti përfshijnë ndër të tjera, krizat ndërkombëtare, si emigracioni:

Mbetjet e një anijeje të nxjerra nga fundi i detit katër vjet më parë në brigjet e Libisë sëbashku me trupat e pajetë të qindra emigrantëve, gjithashtu u prezantua në Bienale. Barca Nostra, Shipwreck 18 Prill 2015 nga artisti zvicerano-islandez Christoph Büchel. Foto: La Biennale di Venezia, e përdorur me leje.

… dhe një temë që prek direkt qytetin e Venecias: ngrohja globale.

Lituania krijoi një plazh gjigant të bërë nga dora e njeriut dhe një performancë intensive të drejtpërdrejt. Pavioni gjithashtu përfaqësonte qytetin mikpritës të Bienales dhe banorët e tij, duke vënë theksin te brigjet e Venecias. Sun & Sea (Marina) portretizon njerëzit në jetën e përditshme që luftojnë ndryshimin e kushteve klimatike. Foto: La Biennale di Venezia, e përdorur me leje.