- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Indi: Shpërthime në Xhajpur, terrorizmi dhe qeveria

Kategoritë: Azia Jugore, India, Katastrofa, Lufta e konflikti, Media e qytetarëve, Politika, Qeverisja

Shpërthime serike e dridhën Xhajpurin [1] me 13 maj. Sipas burimeve, ka më shumë se 60 viktima dhe 150 të lënduar. MajZone [1]shkruan për Xhajpur, i cili ishte relativisht qytet i qetë, si dhe për panikën e përgjithshme e cila krijoi shpërthimet..

Mosbesimi u shndërrua në trodnitje ku në afat prej 15 minutash nga dy shpërthime u bënë 5, dhe filloi të ndjehet gjerësia e asaj çka ndodhi. Për herë të parë në historinë e saj 3 shekullore, Xhajpur ishte synim i sulmeve terroriste. Prindërit dhe të afërmit e shqetësuar filluan të bëjnë thirrje në telefonat celularë, pyesnin ku jemi dhe kërkonin menjëherë të kthehemi nëpër shtëpi. Ne ishim vetëm disa nga fatlumët të cilët kishim qasje në telefon. Në kohë të caktuar, rrjetat ishin të bllokuara. Kafeneja, e cila më parë ishte e mbushur plotë nga të rinjt, u boshatisë për disa minuta.

Terrorizmi nuk është diçka e paparë në Indi, qytete të ndryshme deri më tani kanë qenë pikësynime të sulmeve terroriste, por Xhajpur asnjëherë nuk ka qenë i sulmuar në këtë mënyrë. Shpërthimet kanë ekspozuar lëndueshmërinë e qyteteve dhe qytetarëve të cilët jetojnë në ta, si dhe mossuksesin e intelektit. Ka disa lajme se sulmet kanë qenë të organizuara nga “shtete tjera”. Një bloger nga Pakistani [2] e paraqiti solidaritetin dhe shpresën e tij se qeveria Indiane nuk do të shpejtoj ta akuzon Pakistanin.

Blogu i Ha [3] shfaqi shqetësim për anëtarët e ekipit të tij nga Xhajpur.

Kishte disa shenja se kolegët tanë janë frikësuar se ne nga ana e Holandës do ta llogarisnim Xhajpurin pëe më pak të sigurtë për shkak të situatës. Por ndjej përgjegjësi ti tregoj ekipës sonë nga Xhajpuri se ne duam t’ua japëm përkrahjen tonë, për arsye se ata janë pjesë e jona!

Hindustaniat [4] analizon se përse Xhajpur ishte pikësynim i sulmeve.

Xhajpur është njëri ndër simbolet e trashëgimisë kulturore indiane. Për çdo vit lumej turistësh vijnë në qytetin rozë, ndërsa Raxhastan është simbol i mbrojur në turizmin Indian nëpër botë, se bashku me Agra. Forcat anti shtetërore me siguri kanë qenë të dëshpëruar për faktin që nuk kishte ndonjë problem më të madh në bashki ose çështje kastesh në vend për një kohë të gjatë.


Myslimanët Indian [5] shkruajnë për mossuksesin e qeverisë që ti ndriçoj sulmet terroriste të mëhershme.

Njëra ndër arsyet se përse qeveria është aq e papërgatitur ti ndaloj ose ti zbuloj kryersit e sulmeve terroriste është ajo që nuk kanë përcjellë sulmet e mëparshme. Shembull: Shpërthimet në Meka Masxhid. Qeveritarët në Andra Pradesh krijuan komision hetues në kuadër të Ministrisë së drejtsisë në Bashkara Rao në qershor të viti 2007, ndërsa raportin e vetë për incidentin e ngriti pas 3 muajsh. Kaluan më shumë se 11 muaj prej atëherë dhe nuk dimë asgjë tjetër për rastin.


Off Stumped [6]
shpreh shqetësim të njëjtë përreth pasivitetit dhe apatisë së qeverisë. Indian cinik [7] potencon se njerëzit duhet të jenë më të kijdesshëm..

DJ Fadereu [8] shfaq risi për Xhajpurin në tviter. Një grupë e Fejsbuk [9] diskuton për ngjarjet aktuale.

Në anën tjetër nga solidariteti i cili shprehet nëpër blogosfera fshehet zemërimi i cili ka kapluar disa njerëz. Disa nga porositë në mediat kryesore janë të mbushura plotë me thanie kundra myslimanëve.