Kuvajt: Pikëllim për sheikun Saad

Sundimtari i mëparshëm i Kuvajtit sheiku Saad Al Abdulla Al Sabah pas një sëmundje të gjatë sot ndërroi jetë, në moshën 78 vjeçare. Bashkia onlajn e Kuvajtit ishte e tronditur nga lajmi dhe me mijëra porosi për ngushëllime u paraqitën në bloge, në gjuhën arabe dhe angleze. Shteti lajmëroi 3 ditë zije – por zgjedhjet parlamentare, të lajmëruara për të shtunën, do të mbahen sipas planit.

Saba [Ar] paraqiti pjesën në vijim:

يعتصرنا الالم بفقدان رجل عظيم من رجالات الكويت
الذي ضحى بحياته وكرسها دائما وابدا من اجل الدفاع عن تراب هذه الارض
وكان رحمة الله عليه علامة بارزة في تاريخ الكويت المعاصر
كقائد عظيم يشار عليه بالبنان
وذلك من خلال البطولات التى تصدى لها
في فترة تقلدة مراكز السيادة والحكم في دولتنا الحبييه

Jemi të lënduar për shkak të humbjes së njeriut të madh të Kuvajtit, i cili e rrezikonte jetën e tij dhe gjithmonë e mbronte vendin e tij. Ai ishte, shpirti i tij le të prehet në paqe, personalitet i madh në historinë bashkëkohore të Kuvajtit. Ai ishte udhëheqës i shkëlqyeshëm, me vepra heroike të cilat të gjithë i dinë në kohën e punës së tij zyrtare dhe qeverisjes së tij me vendin tonë të dashur.

Mr Çokolejt [Ar] gjithashtu është i mbuluar me emocione dhe shkruan:

كنت سنداً لأخيك أمير القلوب الشيخ جابر الأحمد الجابر الصباح رحمه الله
و والداً لأهل الكويت
لن ننسى فضلك و جهدك في تحرير الكويت
و لن ننسى انك كنت أحد أبناء أبو الدستور الشيخ عبدالله السالم الصباح
ربما حكمتنا أيام و لكن لن ننسى معاناتك مع المرض
رحمكم الله جميعاً يا أوفياء الكويت

Ti gjithmonë ishe shtyllë e forcës për vëllain tënd, Emir i Zemrës, sheiku Xhaber Al Ahmad Al Xhaber Al Sabah, shpirti i tij le të prehet në paqe. Ti ishte baba i njerëzve në Kuvajt. Asnjëherë nuk do të harrojmë se ti ishe njëri ndër djemtë e babait të kushtetutës së Kuvajtit, sheikut Abdulla Al Salem Al Sabah. Ndoshta ishe qeveritar vetëm disa ditë, por asnjëherë nuk do ta harrojmë vuajtjen tënde me sëmundje. Le të ketë Zoti mëshirë për të gjithë njerëzit e Kuvajtit.

Al Tarik [Ar] dëshiron durim te rim te njerëzit e Kuvajtit në tejkalimin e kësaj fatkeqësie. Ai shkruan:

ادعو له بالرحمة والمغفرة ، وأن يلهم الله أهله وذويه والشعب الكويتي الصبر والسلوان

Lutem për mëshirë dhe bekim dhe familja e tij në zi dhe njerëzit nga Kuvajti të kenë durim për tejkalimin e kësaj fatkeqësie.

5-q8 paraqiti fotografinë vijuese, në të cilën shkruan: Lamtumirë, baba i Fahadit, djalit më të vjetër të sheikut Saad.

Shaikh Saad

Blkalfasih [Ar] lajmëroi se zgjedhjet do të mbahen të shtunën, me 17 maj, duke shtuar se në vend janë lajmëruar 3 ditë zi – të mërkurën, të enjten dhe të premten.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.