
Qen në Japoni. Foto nga Nevin Thompson.
Një fotografi në Google Street View e një qeni është bërë virale në Twitter në Japoni. Fotoja është shpërndarë mbi 100 mijë herë dhe nxiti kërkimet se ku saktësisht në Japoni ka ndodhur.
Në maj, përdoruesi i Twitter “Reoemon” (れ お え も ん) shpërndau një video të shkurtër që duket se tregon një qen të vogël që ndiqte makinën, e cila fotografonte për Google Street View, një shërbim që ofron pamje reale të rrugëve në Google Map.
「Googleマップでめっちゃ追いかけてくるイッヌ」です pic.twitter.com/abvUCW73kv [1]
— れおえもん (@reo_03) May 10, 2019 [2]
Po ndiqem nga një qen në Google Maps!
(Shtyp butonin ‘play’ në postimin e mësipërm në Twitter)
Shumë shpejt të tjerët panë postimin dhe nisën të kërkojnë qenin në Street View.
見つけた!!(*`・ω・´)ノ pic.twitter.com/KzRjyOc24L [3]
— kaki_3 (@kaki_3) May 10, 2019 [4]
E gjeta qenin!! (*`・ω・´)ノ
発見‼からの、
待ってー?( ˙꒳˙ 三/ ˙꒳˙)/?すごく好きです✨ pic.twitter.com/XDvYwXgRX6 [5]
— peri (@kaname_mochi) May 10, 2019 [6]
E gjeta! Qeni duket se thotë: “Më prit edhe mua!” ?( ˙꒳˙ 三/ ˙꒳˙)/?
E adhurueshme! ✨
Qeni mund të gjendet në Google Maps në Tanegashima [7], një ishull pranë prefekturës Kagoshima në Kyushu, në jugperëndim të Japonisë.
Disa njerëz postuan fotografi të qenve të tjerë në Street View, që gjithashtu duket se po ndjekin makinën e Google Maps.
最近僕も追いかけてるイッヌ見つけました。 pic.twitter.com/RRXAbSAlZM [8]
— TOUGH (@abbotsforder) May 10, 2019 [9]
Edhe unë gjeta një qen së fundi që duket se ndjek makinën e Street View.
Të tjerë gjetën fotografi të maceve në Japoni .
千鳥の島の母ちゃんの店
ネッコいた pic.twitter.com/8kYAVKn5ki [10]— やじ (@yajijovi) May 12, 2019 [11]
Macet para dyqanit të mamasë sime në ishullin Chidori (Nagasaki).