- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Gazetarët hulumtues shkruajnë për pasurinë e fshehtë të funksionarit të qeverisë së Maqedonisë

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Maqedonia e Veriut, Republika Çeke, Ekonomi e Biznes, Lajm i fundit, Media e gazetaria, Media e qytetarëve, Politika, Qeverisja

Projekti për raportim për krimin e organizuar dhe korrupsionin (The Organized Crime and Corruption Reporting Project – OCCRP), së bashku me televizionin Nova TV nga Maqedonia dhe Qendrën çeke për gazetari hulumtuese publikuan një artikull hulumtues [1] për pasurinë e grumbulluar nga drejtori i Shërbimit sekret të Maqedonisë, Sasho Mijalkov, i cili është kushëri i parë i kryeministrit aktual të Maqedonisë. Në mes tjerash, në artikull thuhet:

Mijallkovi i takon një klike të vogël njerëzish që udhëheqin me Maqedoninë – ku bën pjesë kushëriri i tij dhe miku më i mirë. Poashtu, nën udhëheqësinë e tij, agjencia e tij është kritikuar për shmangie të mbikëqyrjes, mospërmbushje të standardeve të Bashkimit Evropian dhe për përzierje në vendet ku nuk është dashur ta bëjë një gjë të tillë.

Ky funksionar i lartë qeveritar ka shumë biznese dhe prona në Maqedoni dhe në Republikën e Çekisë, ku babai i tij Jordan Mijalkov (1933-1991) ka qenë në pozitë të menaxherit në një kompani të huaj tregtare gjatë kohës së Jugosllavisë socialiste. 

Dinastia politike e dyshes Mijallkov-Gruevski e ka pasur pushtetin gjatë një periudhe të madhe të tranzicionit të Maqedonisë. Jordan Mijallkovi ka qenë ministri i parë për punë të brendshme pasi vendi fitoi pavarësinë, deri sa vdiq në një aksident komunikacioni. Djali i motrës së tij, Nikolla Gruevski [2] ka qenë ministër i financave (1999-2002) dhe kryeministër (2006-2014). Djali, Sasho Mijallkov, i cili shihet si eminencë gri [3]prapa “thronit” familjar, ka shërbyer në gardën e nderit të liderit të Jugosllavisë Josip Broz Tito [4] së bashku me vëllanë e tij i cili ka qenë polic ushtarak [5], dhe ka pasur pozita të larta në Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë për Punë të Brendshme të Maqedonisë që nga viti 1998. Ai ishte protagonist i një artikulli të paradokohshëm [6] të publikuar në Global Voices, sa i përket shfrytëzimit të procesit gjyqësor për shpifje si mjet për ndëshkim dhe frikësim kundër mediave të pavarura.

Më gjerësisht për këtë temë mund të lexoni edhe në artikullin [7] e publikuar në portalin në gjuhën shqipe, Portalb.