- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Loja e re e Tencent, dëshmi e zbatimit të rregullave të censurës në Kinë

Kategoritë: Azia Lindore, Kina, Censura, Media e qytetarëve, Teknologjia, GV Advocacy
[1]

Foto nga “Loja për paqe”. Personazhi i vrarë thotë lamtumirë dhe gjaku i zëvendësohet me një shkëndijë drite. Stand News.

Versioni në gjuhën kineze i këtij lajmi u botua [2] në Stand News më 8 Maj 2019.

Më 8 maj, gjiganti kinez i internetit Tencent nxorri në Weibo një lojë të re për celularët të quajtur “Game for Peace” [3] (和平 精英).

Po në të njëjtën ditë, versioni origjinal i lojës, “Player Unknown Battlegrounds” (PUBG 絕 地 求生), një lojë në internet me beteja, u hoq nga dyqani i aplikacioneve, pasi iu mohua licenca e lojërave komerciale.

Në 2017, Tencent fitoi të drejtën për të nxjerrë PUBG, në pronësi të PUBG Corporation, një degë në Kinë e kompanisë koreano-jugore Bluehole. Por administrata shtetërore e shtypit, publikimeve, radios, filmit dhe televizionit (SAPPRFT) e kritikoi lojën luftarake [4] duke thënë se shkelte “vlerat thelbësore socialiste” dhe dëmtonte të rinjtë.

Në mars të vitit 2018, autoritetet ndaluan lëshimin e licencave komerciale [5] për të gjitha lojërat në internet dhe celular, duke ndalur fitimet për shumicën e lojërave në tregun kinez. Disa nga këto lojëra, si PUBG, u nxorrën në versione beta jo komerciale, ndërsa prisnin miratimin e licencave.

Autoritetet rinisën dhënien e licencave të lojërave muajin e kaluar dhe gjithashtu paraqitën një sërë rregullash të reja [6], të cilat kërkojnë që të gjitha lojërat online dhe në celular të jenë në përputhje me vlerat thelbësore socialiste. Rregullat gjithashtu ndalojnë përmbajtjet e mëposhtme në të gjitha lojërat në territorin e Kinës kontinentale:

Rregullorja e re gjithashtu detyron publikuesit e lojërave të promovojnë vlerat kineze, kulturën dhe imazhin përmes lojërave të tyre.

“Game for Peace”, e sapo publikuar si një version censuruar i PUBG, është padyshim në përputhje me rregullat e reja. Është një lojë relativisht pozitive që vë theksin te paqja, është shumë më pak e dhunshme dhe ajo që normalisht duhet të ishte gjak, shfaqet si një shkëndijë drite. Fjala “vrarë” (擊殺) është zëvendësuar me fjalën “jashtë loje” (淘汰). Pasi një lojëtar qëllohet, në vend që të bëhet një kufomë e mbuluar me gjak, personazi përshëndet me dorë, duke sinjalizuar një lamtumirë miqësore .

“Game for Peace” e kishte marrë që më parë licencën e saj tregtare dhe Tencent theksoi se skenari i lojës fokusohet te “lufta kundër terrorizmit”.