- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Gazetarët maqedonas protestojnë për shkak të kërcënimeve me vdekje

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Maqedonia e Veriut, Liria e fjalës, Media e gazetaria, Media e qytetarëve, Politika
Disa gazetarë dhanë deklarata gjatë protestës në Shkup në lidhje me kërcënimet me vdekje të bëra ndaj gazetarit Borjan Jovanovski, duke mbajtur kurorën e funeralit e cila i ishte dërguar në shtëpinë e tij në shenjë kërcënimi me vdekje në prill të vitit 2015. Fotografija e Vanço Xhambaskit, e marrë me leje.

Disa gazetarë dhanë deklarata gjatë protestës në Shkup në lidhje me kërcënimet me vdekje të bëra ndaj gazetarit Borjan Jovanovski, duke mbajtur kurorën e funeralit e cila i ishte dërguar në shtëpinë e tij në shenjë kërcënimi me vdekje në prill të vitit 2015. Fotografija e Vanço Xhambaskit, e marrë me leje.

Borjan Jovanovski redaktor i shquar i lajmeve maqedonase, mori një kurorë funerali në shtëpinë e tij më 21 prill. „Pëshëndetja e fundit“, është mesazhi i shënuar në kurorën. Jovanovski punon për ueb faqen e pavarur të lajmeve NOVA TV dhe është një kritik i mirënjohur i qeverisë konservatore të kryeministrit Nikolla Gruevski. Kurora i ishte dorëzuar drejtpërdrejt gruas së tij.

Jovanovski sipas regullit raportoi incidentin në polici si një kërcënim me vdekje, por shanset për gjetjen e fajtorit janë të vogla. Sipas vlerësimeve të fundit nga Indeksi i Lirisë Botërore të shtypit [1] dhe të tjerëve, liria e shtypit në Maqedoni është e renditur si “më e keqja në Ballkan” ndërsa kërcënimet dhe denoncimet e dyshimta [2] kundër gazetarëve për shpifje po bëhen më të shpeshta.

Më 22 prill, disa gazetarë në Maqedoni protestuan kundër kërcënimeve ndaj Jovanovskit, që lidh incidentin me krizën e thelluar politike të vendit. Gjithashtu më 22 prill, gazetari Zoran Bojarovski ka marrë kërcënime me vdekje nëpërmjet Facebook-ut dhe i raportoi ato në polici, të cilët menjëherë kanë filluar hetimin për zbardhjen e rastit.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Liri në Media Dunja Mijatoviç u bëri thirrje autoriteteve [3] për të hetuar rastin me kurorën e dërguar në shtëpinë Jovanovskit, duke vënë në dukje se disa grupe janë bashkuar për dënimin e këtij kërcënimit, duke përfshirë edhe partinë politike opozitare të VMRO-DPMNE-së, Plenumin e Gazetarëve, Institutin Maqedonas për Media, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe të dy shoqatat kombëtare të gazetarëve SHGM dhe AGM.

Zhvillimet e fundit përfshijnë dënimin e gazetarit të liruar me kusht Tomisllav Kezharovski, etiketimin publik të gazetares Jadranka Kostova, si një informator për agjencitë e huaja për spiunazh, si dhe akuza se qeveria ka përgjuar [4] telefonat e më shumë se 100 gazetarëve.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Instituti Maqedonas për mediume (MIM) gjithashtu dënuan kërcënimet me vdekje, duke i akuzuar institucionet shtetërore për promovimin e një atmosfere të intolerancës ndaj kritikave të qeverisë dhe politikanëve.

SHGM e quajti atë si një “akt frikacak i drejtuar kundër të gjithë gazetarëve në Maqedoni,” duke shtuar se ky “incident është pasojë e përhapjes së gjuhës së urrejtjes në media e frymëzuar nga sjellja e partive politike.” SHGM theksoi se institucionet shtetërore deri më tani nuk kanë arritur të zgjedhin një rast të vetëm, ku një gazetar ka qenë viktimë e dhunës, kërcënimeve verbale apo gjuhës së urrejtjes.