Gazetarët maqedonas protestojnë për shkak të kërcënimeve me vdekje

Disa gazetarë dhanë deklarata gjatë protestës në Shkup në lidhje me kërcënimet me vdekje të bëra ndaj gazetarit Borjan Jovanovski, duke mbajtur kurorën e funeralit e cila i ishte dërguar në shtëpinë e tij në shenjë kërcënimi me vdekje në prill të vitit 2015. Fotografija e Vanço Xhambaskit, e marrë me leje.

Disa gazetarë dhanë deklarata gjatë protestës në Shkup në lidhje me kërcënimet me vdekje të bëra ndaj gazetarit Borjan Jovanovski, duke mbajtur kurorën e funeralit e cila i ishte dërguar në shtëpinë e tij në shenjë kërcënimi me vdekje në prill të vitit 2015. Fotografija e Vanço Xhambaskit, e marrë me leje.

Borjan Jovanovski redaktor i shquar i lajmeve maqedonase, mori një kurorë funerali në shtëpinë e tij më 21 prill. „Pëshëndetja e fundit“, është mesazhi i shënuar në kurorën. Jovanovski punon për ueb faqen e pavarur të lajmeve NOVA TV dhe është një kritik i mirënjohur i qeverisë konservatore të kryeministrit Nikolla Gruevski. Kurora i ishte dorëzuar drejtpërdrejt gruas së tij.

Jovanovski sipas regullit raportoi incidentin në polici si një kërcënim me vdekje, por shanset për gjetjen e fajtorit janë të vogla. Sipas vlerësimeve të fundit nga Indeksi i Lirisë Botërore të shtypit dhe të tjerëve, liria e shtypit në Maqedoni është e renditur si “më e keqja në Ballkan” ndërsa kërcënimet dhe denoncimet e dyshimta kundër gazetarëve për shpifje po bëhen më të shpeshta.

Më 22 prill, disa gazetarë në Maqedoni protestuan kundër kërcënimeve ndaj Jovanovskit, që lidh incidentin me krizën e thelluar politike të vendit. Gjithashtu më 22 prill, gazetari Zoran Bojarovski ka marrë kërcënime me vdekje nëpërmjet Facebook-ut dhe i raportoi ato në polici, të cilët menjëherë kanë filluar hetimin për zbardhjen e rastit.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Liri në Media Dunja Mijatoviç u bëri thirrje autoriteteve për të hetuar rastin me kurorën e dërguar në shtëpinë Jovanovskit, duke vënë në dukje se disa grupe janë bashkuar për dënimin e këtij kërcënimit, duke përfshirë edhe partinë politike opozitare të VMRO-DPMNE-së, Plenumin e Gazetarëve, Institutin Maqedonas për Media, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe të dy shoqatat kombëtare të gazetarëve SHGM dhe AGM.

Zhvillimet e fundit përfshijnë dënimin e gazetarit të liruar me kusht Tomisllav Kezharovski, etiketimin publik të gazetares Jadranka Kostova, si një informator për agjencitë e huaja për spiunazh, si dhe akuza se qeveria ka përgjuar telefonat e më shumë se 100 gazetarëve.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Instituti Maqedonas për mediume (MIM) gjithashtu dënuan kërcënimet me vdekje, duke i akuzuar institucionet shtetërore për promovimin e një atmosfere të intolerancës ndaj kritikave të qeverisë dhe politikanëve.

SHGM e quajti atë si një “akt frikacak i drejtuar kundër të gjithë gazetarëve në Maqedoni,” duke shtuar se ky “incident është pasojë e përhapjes së gjuhës së urrejtjes në media e frymëzuar nga sjellja e partive politike.” SHGM theksoi se institucionet shtetërore deri më tani nuk kanë arritur të zgjedhin një rast të vetëm, ku një gazetar ka qenë viktimë e dhunës, kërcënimeve verbale apo gjuhës së urrejtjes.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.