- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Kinë: Në pjesën më të madhe të Kinës është dëgjuar tërmet i shkallës 7.8

Kategoritë: Azia Lindore, Kina, Katastrofa, Lajm i fundit, Media e qytetarëve, Zhvillimi

Para 12 orëve, tërmet [1] prej 7.8 shkallësh sipas shkallës Rihter e goditi Kinën jugperëndimore, me dridhje të cilat janë ndier shumë larg, bile nga Pekingu [2] dhe Hong Kongu [3].

Tërmeti është dëgjuar në Peking, Tianjin, Chongqing, pjesë e Hebei, Shanxi, Shaanxi, Sichuan, Gansu, Henan, Ningxia dhe Jiangsu.

Shikoni më poshtë më të rejat nga rajoni.

Nga videot shpërndarëse të veb faqes Tudo, shfrytëzuesi danta1990's ka vendos varg figurash të marra nga Schuan kryeqitet i Chengdu.

Епицентар на земјотресот

Danvei ka vendosur disa risi nga burime të ndryshme [4], si Shangaist [5], me informata të videove shfrytëzuese të veb faqes së video portalit kinez Sikhuan, ku menjëherë u gjetën disa video në faqen fillestare.

Ky klip në 56.com është vendosur nga shfrytëzuesi Litël Fish:


Kjo video nga faqja për shpërndarje të videove Youku.com vjen nga shfrytëzuesi хиаоју82528, ku tregohen efektet e tërmetit të ndjera edhe në:

Pas së gjithash duket, Tviteri [6] është burimi kryesor [7]për detaje në këtë moment; Shumica [8]shkruajnë për problemet [9] e lidhjes së telefonave [10] me ata të epiqendrës së tërmetit [11], por interneti duket që akoma funksionon [12]. Mësuesi teologjik (guru) Kaiser Kuo nga Pekingu, deklaron se veb faqja nga qendra qeverisëse e tërmetit është e paarritshme, me siguri për shkak të trafikut të madh.

Shfytëzuesit invalkedbud [13] dhe Lyrrael [14] vazhdimisht vendosin lajme dhe lajmërojnë për çka mundin.

Invalkedbud shkruan [15] nga Çendu, vend shumë i afërt me epiqendrën: “Duket se nuk ka dëme të mëdha të ndërtesave, por njerëzit janë të tronditur. Rryma/uji/gazi akoma punojnë.“

Pjesë të tjera nuk e kanë atë fat: Tviteri kinez shfrytëzuesi Rain, i bazuar në Hubei, shkruan [16] për shkatërrimet e mundshme atje:

Një kolegë vetëm sa u lajmërua në shtëpi në Xhingshou në Hubej, shtëpitë në Shashi janë rrëzuar, atje ka ndodhur katastrofë.

Mirësjellje e njëjtë nga Danvej është që të ndjek Summize.com, një Tviteri kërkues i cili përkrah karakteret kineze, për lajme; risitë [17] të cilat do të gjinden në Summize dhe vende të tjera do të shtohen këtu. Mund të shikohen fotografi me kërkesa “tërmeti” në gjuhën angleze [18] dhe kineze [19]Yupoo.com. [20]

Çdonjëri me më shumë informata nga pjesë të tjera të Kinës të cilat janë goditur është i ftuar të jep risi përmes lëshimit të komentit.